• |
ide | kryesore

Drejtësi me regji/ Çfarë fsheh dosja për inceneratorin e Tiranës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Hetimi për inceneratorin e Tiranës që konkludoi me 15 fletë-arresti kufizohet nga një vijë e kuqe që SPAK nuk ka guxuar ta kalojë. Është vija që ndan njerëzit që mund të goditen, nga të paprekshmit, për të cilët ligji anohet për të mos i ndëshkuar.

Dosja me 109 faqe e SPAK rëndon akoma më shumë pozitat e Lefter Kokës, Alqi Bllakos dhe vartësve të tyre, duke ia lënë faturën e inceneratorit të Tiranës, thuajse të njëjtëve persona që mbajtën mbi shpatulla atë të Elbasanit dhe të Fierit.

Lapsi.al ka lexuar me vëmëndje dosjen e hetimit për inceneratorin e Tiranës dhe ka krahasuar gjetjet për të njëjtin incenerator në dosjen e hetimit të Arben Ahmetajt, një dosje shumë më e detajuar në përmbajtje.

Dallohet menjëherë diferenca në mënyrën se si është hetuar e njëjta çështje në dy dosje të ndryshme. Në dosjen për Ahmetajt, të dhënat për inceneratorin e Tiranës janë vetëm 38 faqe, por informacioni që japin është më i drejtpërdrejtë.

1) Dosja me 109 faqe fsheh emrin e Erion Veliajt

Është qesharake se si në dosjen hetimore të SPAK për inceneratorin e Tiranës nuk përmendet as edhe një herë emri i Erjon Veliajt, megjithëse ky mban postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.

Mund të duket si detaj i parëndësishëm, por në fakt tregon për presionin në të cilin ka qenë prokurori i SPAK për të mos e implikuar kryetarin e Bashkisë në këtë aferë. Kur i duhet t’i referohet shkresave të firmosura nga Veliaj, në dosje ato referohen si “Bashkia e Tiranës”.

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dyshimet që ngre vonesa e SPAK

Lexo edhe: Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Madje emri i Veliaj nuk përmendet as kur aktet e distancojnë nga afera e inceneratorit, siç është në nisje të projektit, kur kryebashkiaku ka kërkuar zgjerimin e landfillit me PPP, sipas këshillës së japonezëve dhe jo incenerator sipas skemës së Elbasanit dhe Fierit.

Duhet thënë që dosjen tjetër, atë që hetoi rolin e Arben Ahmetajt për inceneratorin e Tiranës, emri i Erion Veliajt përmendej 10 herë, megjithëse volumi i punës dedikuar Tiranës ishte 3 herë më i pakët.

2) Dosja me 109 faqe fshehu firmën e Erion Veliajt

Nga denoncimet e shumta dhe nga dosja e SPAK për Ahmetajn është konfirmuar se Erjon Veliaj mori përsipër angazhimin për financimin e inceneratorit nga Bashkia e Tiranës, megjithëse kjo nuk ishte kompetencë e tij. Veliaj u detyrua nga presioni i Arben Ahmetajt të firmosë një dokument, sipas të cilit Bashkia e Tiranës shprehej dakort në parim me studimin e fizibilitetit. Ky moment është kaluar si një procedurë normale nga SPAK.

“Me shkresën 8275/1 prot. datë 27.03.2017, kryetari i bashkisë Tiranë i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Mjedisit duke u shprehur dakort me studimin e fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit” thuhet në dosje.

SPAK nuk i hyn verifikimit se çfarë parashikon studimi i fizibilitetit. Nëse do e bënte, do kuptohej se Veliaj po shprehej parimisht dakort, që Bashkia e Tiranës të ishte financuese e inceneratorit. Pra, me firmën që kishte hedhur, Veliaj angazhohej që Bashkia e Tiranës të paguante mbi 91 milion euro detyrime. Dhe këtë e bëri pa pyetur më parë Këshillin Bashkiak.

3) Dosja me 109 faqe fshehu emailin e Taulant Tushës me Klodian Zoton

Në dosjen hetimore për Arben Ahmetajn është bërë një skanim i detajuar i emaileve që u gjetën në kompjuterin e Klodian Zotos. Ky ishte njeriu që dirigjonte në prapaskenë zyrtarët shtetërorë për vendime që kushtonin qindra miliona euro.

Por në dosjen për Arben Ahmetajn, SPAK ka zbuluar një email që drejtori i përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Taulant Tusha ia dërgonte Klodian Zotos.

“Më datë 17:5:2018 në orën 16:30 shtetësja Jonida Halili i ka përcjellë email shtetasit Taulant Tusha me titull “landfill” dhe ky email i është përcjellë nga Taulant Tusha shtetasit Klodian Zoto më datë 21:05:2018 ora 10.12. Bashkalidhur është një dokument tabelor me emërtimin “Plani i financimit të landfillit të Sharrës” thuhej në dosjen e SPAK për Arben Ahmetajn.

Por në dosjen me 109 faqe për hetimin e inceneratorit të Tiranës, çuditërisht ky email mungon.

Kjo nuk është rastësi. Tusha duhej të pyetej se si është njohur me Klodian Zoton? Kush ia dha emailin e tij për të komunikuar? Kush e porositi ta informojë për dokumentat e Bashkisë?

Antarët e tjerë të komisionit janë pyetur për komunikimet që kishin me Klodian Zoton. Ata janë përgjigjur se personi që i udhëzoi të komunikonin me të ishte eprori i tyre Alqi Bllako. Por Taulant Tusha nuk kishte asnjë lidhje me Bllakon.

4) Dosja me 109 faqe shmangu bonusin për kompaninë që nuk ekzistonte

Në dosjen për Arben Ahmetajn i jepet një rëndësi e veçantë faktit që antarët e komisionit për inceneratorin e Tiranës i dhanë një bonus prej 8 pikësh kompanisë së Klodian Zotos, në një kohë që kompania nuk ekzistonte. Nën presionin e shefave të tyre, antarët e komisionit i janë bindur verbërisht emaileve që vinin nga Klodian Zoto, i cili as nuk kishte begenisur ta regjistronte kompaninë në QKB.

Kjo pikë anashkalohet si një çështje pa rëndësi në morinë e shkeljeve që janë gjetur për inceneratorin e Tiranës.

Nëse do të ndiqte këtë linjë hetimi, siç përmendet në dosjen e Ahmetajt SPAK do të shkonte shumë larg. Sepse çështja bëhet delikate më vonë, kur bonusi për kompaninë inekzistente miratohet në qeveri.

Prandaj, për këtë “detaj” SPAK nuk është thelluar shumë, duke e përqëndruar hetimin tek “peshqit e vegjël”. E tillë ishte edhe porosia e kryeministrit në kongresin e fundit të partisë. “Kjo është Republika e Shqipërisë, – sqaroi Rama,- dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatësve”./Lapsi.al



25 Comments

  1. Dosja e incerenatoreve, cfar, apo e fshehin.Kush e fsheh e manipulon mbi skandalin, vetem ASPAKU.Keta jo qe fshehin, por mbrojne mafien e plehrave, qeshte vetem, e vetem qeveria me Ramen, e manekini klouni i bashkise Tirane Lali Fiku.Cdo levizje me sikurin e gjyqesorit vetem i demasko premtimet e bujeshme te tyre e ata si persona vete, qe behen marioneta te qeverise, kjo menyre veprimi e taktike e ketij institucioni vetem vret shprese, por kenaq partine e patronazhistet.

  2. he mo su be qameti se u vodhen tre-klaterqind milion euro, vetem Taylor Swift ne nje turne ka fituar

    1 miliard euro. Vjedhjet sado galopante, jane deri diku te natyrshme, sepse duke pasur gjithe ato para

    neper duar eshte e veshtire qe te mos tundohen dhe te sigurojne jo vetem nje jete luksi per vete

    por edhe per brezat pasardhes. Ajo qe nuk eshte e natyrshme, ajo qe keta pushtetare i ben jo vetem

    hajdute por i kthen ne monstra eshte se pushtetin qe u dha populli, taksat qe vijne nga taksapaguesit

    i perdorin me nje urrejtje dhe dashakeqesi te pashoqe kunder popullit, per tua bere jeten sa me te

    veshtire dhe te pamundur me qellim qe te zbrazin Shqiperine.

    1. Shtetin e Bahn poplli e Ky Milet eshte idiot Milet,..si ka munsi me votu ni parti qe vjedh miliarda…ejjjjj…merrni shembull ne Kosove,o Ju militant Te PS ka PS njerz Te mire ne krye po Ky i gjati na Mur ne qaf Te gjithe ,Ju Jep nga ni cope asht dhe Ju votoni.! Sot shteti Shqipetar eshte i barabart me bellorusin,e disa shtete Afrikaner.!!!

    2. Sepse esht popull bq dhe e meriton te shkelet me kemb..nuk i ka hedh edhe nje vez tw vetme nje politikani..prandaj ata bejn cfar tu doje trapi

  3. Berisha dhe Meta e dinë se çfarë kanë bërë dhe meqë hetimet i kanë nëpër këmbë, thjesht mendojnë se po u vjen ora ndaj dhe janë agresivë me atë që ka ndodhur me inceneratorin e Tiranës. Nuk e kanë as me hetimin, as me mungesën e shpresës se nuk do zbardhet. Përkundrazi janë të shqetësuar që për atë po arrestohen njerëz dhe për gjëra të vogla. Kështu kur mendojnë se çfarë kanë bërë vetë, mund të vijë radha. Për kaq janë të mërzitur. Thjesht se mendojnë që këtë javë dhe në vazhdim kanë radhën.

    1. Berisha, Meta e kushdo tjeter, le te pergjigjen per cfare kane bere. Por ne rastin konkret behet fjale per te tjere qe e dine mire edhe SPAK edhe SPOK edhe SPIK se cfare kane bere, por askush nuk guxon te merret me ta. Pastaj dalin ca funderrina si ky i ores 10:01, qe per 5 euro (dy sufllaqe) mbrojne vjedhjet e tmerrshme qe behen ne taksat tona. Shpenzimet per kete qenje frymore qe i mban fryma era qelbesire per 6 dite, jane sa pagesa per nje ton plehra. Shkurt ne nje dite, ky merr aq sa marrin inceneratoret per 165 kg plehra. Kaq e kane vleren keto lloj qenjesh

  4. O patronazhist 10:01!!! Këtu po flitet për mostrën Veliaj e ti te Berisha e Meta. Ne këto 10 vjet në pushtet flama rilindje pse si hapi proçese si njërit dje tjetrit. Berisha ishte pa pushtet dhe Metën e bënë deri president. A e kuptoni që nuk ha më ky muhabet. Edhe ato hetime që bëhen për opozitën i bën Aspaku si vegël e Ramës dhe rilindjes për të vazhduar me mos hetimin e skandaleve të tyre. Dhe asnjë nga fajtorët kryesorë, Rama, Veliaj e të tjerë nuk po hetohen. Këtu është problemi i vërtetë. Që vidhen miliona euro dhe askush nga ata që janë përgjegjës kryesorë nuk hetohen!!!

    1. Siç e ka zakon SPAK, kur arreston majtas, javën tjetër prit çfarë mund të ndodh djathtas.
      Pra, gjejeni kush e ka radhën djathtas.

      1. Cilin ka arrestuar SPAK-u i turpshem majtas? Bllako ish PD-ist dhe ish LSI-ist? Lefteri i LSI-se? Keta jane majtas? Ne po themi inceneratori ka prodhuar para per 2 vampira qe e gjetshin te femijet!

  5. Kjo është Republika e Sektit Mavi Sorosian, dhe jo Republika e Prokurorëve dhe gjykatësve”. Provoni ta kruani me sektin qe e ka kthyer Shqiperine ne nje geto te remdomte konsumatore dhe koloni te botes se trete dhe më pas do ta shihni sa ju vlen lëkura – sqaroi Rama.

  6. Rrëfimi i pazakontë/ Si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori s’flet kurrë për të shkuarën e tij?O cecen shembullor dhe shpellkar ambicioz,ta kuptosh qe salihu jot e ka ne gen te keqen me shekuj,ka lindur me te keqen eshte edukuar me te keqen,jetoje me mesimet e partise se enverit,per sherbimet e tij partia e enverit me duart e lyera me gjak Ramiz Alia e caktoje kryetar te pd qe te vazhdonte te keqen qe e ka ne Genin e tij duke vjedhur vrare plagosur djegur shkatarruar pronen publike dhe ate private,prandaj kjo e keqe shekullore duhet zhdukur me ne fund dhe amerikanet e filluan para dy vjetesh me salihun serb dhe do vazhdojne deri ne fund.

  7. Rrëfimi i pazakontë/ Si vrau gjyshi i Berishës priftin e fshatit dhe pse Doktori s’flet kurrë për të shkuarën e tij?O cecen shembullor dhe shpellkar ambicioz Gimi,qe ta kuptosh qe salihu jot e ka ne gen te keqen me shekuj,ka lindur me te keqen eshte edukuar me te keqen,jetoje me mesimet e partise se enverit,per sherbimet e tij partia e enverit me duart e lyera me gjak Ramiz Alia e caktoje kryetar te pd qe te vazhdonte te keqen qe e ka ne Genin e tij duke vjedhur vrare plagosur djegur shkatarruar pronen publike dhe ate private,prandaj kjo e keqe shekullore duhet zhdukur me ne fund dhe amerikanet e filluan para dy vjetesh me salihun serb dhe do vazhdojne deri ne fund.

    1. Prifti i fshatit që çensuroi e torturoi gjyshi jot i paemër 14:03 thotë:

      Sigurisht këtë rrëfim e ke nga gjyshi jot krimsadist me gjak kriminel enverist . Ndërsa ti si pasardhës i tij , vazhdon si patronazhist i bandës së krimrilindjes mavi në pushtet , band kriminelësh , hajdutësh , drogman , kurvarë , të komanduar nga kryebanditi kryekriminel i kartelës psikodrog . Ju mostrat patronazhist së bashku me bandën e ujqërve që ju komandojn e stimulojn , i jeni vërsulur prej 10 vjetësh , për të coptuar , vjedhur e rrafshuar këtë vend .

  8. E verteta eshte qe deri tani ASPAK-u ka bere vetem zhurme. Aheng per te argetuar popullin. Sepse ne realitet nuk ka asnje te denuar me vendim te formes se prere. Asnje burgosje serioze. Asnje konfiskim madhor pasurie. Asnje peshk i madh i goditur realisht. Vetem llafe e tym

    1. Po te pyesesh ambasaden e qelbasanit , te duket nga përgjigjja se, ose je në një realtet surreal, ose i kan qi ribt tu morr lekë…

      Suke pa ça u me mcgonical, duhet te jesh patronazhist kar dhe idiot

      Ja qe marreveshja po kalon, afrikanët ne pranverë do jenë në lezhë, atehere fillon festa e patronazhisteve! Kar i zi për të tërë!!!!!

  9. Ter koka :

    Fajin qe jam në burg e ka saliu!

    Haaaaaahaaaaaaaaaaahaaaa

    O sa i tall karet edi rama me kta karat e vet!

    O qija tobt sa kam qesh!

    Pu ça karash!

    O lefter kari, po dil o kar dhe merr plumbin për ramën o kar!

    Te futi mren rama haji mutin tani

    Pu ça kari i trullos, e ka sala fajin thotë lefter kari

    1. Rrofte Drejesia e Re Euro-Atlantike!
      Rrofte vampiri Sorros!
      Rrofte Ambasada!
      Poshte populli, ne gop te semes i qofte!

  10. Ndryshe nga Sali Berisha, Enver Hoxha nuk I futi fëmijët e tij në listën e pasardhësve të pushtetit. Nuk I kishte më budallenj se fëmijët e Saliut, por nuk e bëri. Në këtë pikë, ky po ja kalon, se atyre idiotëve në PD po u lë dhe pasardhësen që të mos kenë shpresa të ngrenë kokë.

    Tani të gjithë ata që sot mendojnë se 33 vite më parë rrëzuan Enver Hoxhën, duhet të shikojnë se Enver Hoxha I tyre, atë që ata vazhdojnë ti shkojnë pas, është më I paftë se Enver Hoxha I parë, më hajdut, dhe natyrisht më tribal.Tre kopile te Dobicit serb salih jane hedhur ne sulm kush ti haje Mutin e fresket qe salihu dhjet per kete rrace te ndyre malokesh.

    1. Nga muti ke dalë , me mut ushqehesh e i tëri mut je . Por një gjë e thua të vërtet , ti hajn mutin e freskët Saliut , se edhe muti i Saliut është ku e ku me mutin e kapsdrogës tënd mavi , kryekrim rilindasit me kartel psikoze . Pa le më ti krahasosh për intelekt , burrëri e ndershmëri , del që ti dhe patronazhistët trushpëlar si puna jote , të vrasin veten poshtë urës në Paris bashkë me ikonat e vjedhura nga kryemavia juaj .

  11. Kush ia dha kete fuqi drejtorit te madh te lali Erit,Taulant Tusha?
    Ky shkrim i Pamfletit u botua para ca kohe ne YouTube,por u fshi!
    Ne se keni frike nga e verteta,censurojeni edhe ju!

    Këtë fuqi e liri veprimi, ia ka dhënë Erjon Veliaj, me postin Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve e Punëve-Publike, të cilin e ka patur shef finance në grupimin “Mjaft” e partinë “G-99”; e deri në korrik 2015, Drejtor të Shërbime-Investime-Tenderëve në Ministrinë e Punës.
    Të 28 ndërmarrjet dhe shërbimet në Bashkinë e Tiranës, kanë nga 1 drejtor të diplomuar në Unversitetin “MJAFT-G 99”; por të gjitha komandohen nga Drejtori i Përgjithshëm, Taulant Tusha, që pretendon se ka kryer studimet “shkëlqyer” në SHBA, për “Master menaxhim qendrash ekonomike-urbane”.
    Para 2 muajve, redaksia “Pamfleti”, publikoi një raport të krimit ekonomik-financiar; sipas të cilit, biznese dhe zyrtarë të Bashkisë Tiranë, kanë bërë 27 denoncime faktike për vjedhjet e fondeve, që inskenon e realizon krye-drejtori Taulant Tusha; me bizneset klienteliste dhe drejtorët e 28 ndërmarrjeve që ka vartësi.
    Mjafton të kujtojmë, vetëm 720 milionë lekë tendera fiktivë, dhënë firmës “ADVANCED Sh.p.k” (ADVANCED SECURITY SYSTEMS); ish-biznes i tij deri më 8 maj 2008 kur iu zbulua një trafik ndërkombëtar; dhe e shiti tek e motra Edlira Hoxha (Tusha) e 3 “miqtë” e saj ortakë maqedonas Viktor Mitrevski e Teodor Begov dhe greku Stefano Papazios.
    Tashmë, me urdhër të Erjon Veliajt, kryedrejtori “përbindësh” korrupsioni Taulant Tusha, komandon 28 ndërmarrjet e bashkisë Tiarnë, kur qarkullojnë 32.6 milionë Euro fonde buxhet shteti në vit, por dhe 62 milionë Euro të ardhura nga taksat, faturat, qiratë, gjobat, sekuestrot, shitjet e trojeve, lejet e ndërtim-shfrytëzimit e deri tek shërbimi funeral.
    Sipas një raporti konfidencial të Auditit të Brendshëm të Bashkisë Tiranë, këto 28 ndërrmarrje, kanë nga një “listë të zezë” korrupsioni, me fondet limit të tenderëve që ka sajuar e urdhëruar kryedrejtori Taulant Tushe; me vlera 80%-350% mbi kostot reale të investimeve, blerjeve e shërbimeve.
    Ja faktet, sipas auditeve të Bashkisë Tiranë, për vitet 2016-2019 dhe sipas raportit të KLSH
    1. Drejtoria Nr. 1 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 1.1 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    2. Drejtoria e Konvikte-Shkollave të Mesme: Ka 900 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    3. Drejtoria e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik: Ka 16 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    4. Drejtoria Nr. 3 e Punëtorëve të Qytetit: Ka 2.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    5. Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit: Ka 3.3 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    6. Agjensia për Mbrojtjen e Konsumatorit: Ka 700 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    7. Tirana Parking: 2.2 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    8. Drejtoria e Çerdhe-Kopshteve: Ka 10.8 milionë Euro korrupsion me tenderët.
    9. Drejtoria e përgjithshme e Taksa-Tarifave Vendore: Ka 12 milionë Euro taksa-tarifa të zhdukura dhe 1.7 milionë Euro, korrupsion me tendera
    10. Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit: Ka 850 mijë Euro gjoba të zhdukura dhe 450 mijë Euro korrupsion me tenderët.
    11. Qendra Kulturore Tirana: Ka 550 mijë Euro, aktivitete fiktive.
    12. Policia Bashkiake: Ka 1.4 milionë Euro korrupsion me tendera fiktiv dhe mallrat të sekuestruar, të zhdukur.
    13. Klubi Sportiv Tirana: Ka 600 mijë Euro aktivitete fiktive.
    14. Qendra Sociale Multidisiplinare: Ka 870 mijë Euro blerje, shërbime e aktivitete fiktive.
    15. Qendra “Të qëndrojmë së bashku”: Ka 340 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    16. Qendra Komunitare “Gonxhe Bojaxhiu”: ka 280 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    17. Qendra Komunitare Shkozë: 420 mijë Euro korrupsion me pajisje, detergjente e ushqime catering
    18. Agjensia e Shërbimit Funeral: ka 1.1 milion Euro korrupsion me lëndë ndërtimi, gjelbërime, punime e blerje arkivolë.
    19. Agjensia e Administrimit të Tregjeve: Ka 700 mijë Euro korrupsion me mirëmbajtje strukturash, blerje maknash e pajisje zyrash.
    20. Qendra Rinore-Kulturore “TEN”: Ka 500 mijë Euro aktivitete dhe blerje shërbiemsh (foni reklama e pajisje fictive).
    21. Shërbimi Mbrojtjes nga zjarri dhe emergjencat: Ka 650 mijë Euro korrupsion uniforma, automjete, pajisje dhe raporte shpenzime shërbimesh false në terren.
    22. Ndërmarrja Metalike Tirana SH.A: Ka 360 mijë Euro qira të zhdukura dhe blerje fiktive materialesh zyre e mirëmbajtje objektesh
    23. Uzina Mekanike Tiranë SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 210 mijë Euro korrupsion me blerje materialesh.
    24. Uzina Pjesët e Ndërrimit A (ish-Autotraktorët): Ka zero lekë nga qiratë, 200 mijë Euro korrupsion me blerje materiale.
    25. Oficina e Automjeteve SH.A: Ka zero lekë nga qiratë, 300 mijë Euro korupsion me blerje materiale e rikostruksione.
    26. Qendra Rekreative e Kulturës SH.A: Ka 300 mijë Euro aktivitete e shërbime fiktive.
    27. Qendra Sportive-Tirana SH.A: Pa bilanc.
    28. Ndërmarrja e Dekorit A: Ka 6.7 milionë Euro korruopsion me prodhime, shërbime të brendshme për bahskinë e klientë me porosi.
    SHËNIM: Këto të dhëna korrupsioni, i diponojnë vetëm kryetari Erjon Veliaj, kryedrejtori Taulant Tusha dhe drejtorja e Buxhet-financës, Jonida Halili, gruaja e Besos së Tajvanit; të cilët i përdorin si presion ndaj drejtorëve vartës, që kanë formosur me urdhër.
    NË VIJIM/ Do publikojmë batërdinë, që është bërë në Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë, me urdhërat dhe firmat e kryedrejtorit Taulant Tusha; i cili në UKT është është Kryetar i Bordit të Administrimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *