• |
ide | kryesore

Intervista/ Si e nxori SPAK-un zbuluar Arben Ahmetaj

Arkiva, Kryesore, Lajme
Rama ahmetaj velia



Humbësit më të mëdhenj të rrëfimit të parë nga arratia të ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, madje më shumë edhe se Edi Rama apo Erion Veliaj, janë prokurorët e SPAK. Ndonëse në konflikt interesi, pasi kërkohet të burgoset nga drejtësia për aferën e inceneratorëve, Ahmetaj e quajti veten një ‘kokë turku”, që kryeministri ia “ka nxjerrë në pritë prokurorisë së posaçme”.

Lexo me tej:

Hakmarrja e Ramës ndaj Ahmetajt/ Si po zhvillohet lufta mes të dyve

Së pari, njeriu të cilin Rama e ka pranuar me gojën e vet “se ka bashkëpunuar më shumë sesa me cilindo tjetër në qeveri”, bëri një argumentim politik, që e mbështeti më pas me një logjikë juridike. Sipas tij ai u përzgjodh për t’u sakrifikuar pasi vetëm duke u burgosur ai mund të tentohej të mbyllej skandali i inceneratorëve. “Duke më bërë kokë turku mua që nuk kisha hedhur asnjë firmë, pasi postet në të cilat gjendesha, as nuk më lejonin ta miratoja apo te pengoja ngritjen e inceneratorëve, arriheshin dy qëllime, edhe ndëshkohej me drejtësi popullore një peshk i madh edhe shmangej më kryesorja, të hetoheshin procedurat dhe firmat që nxirnin zbuluar majën e piramidës. Me burgosjen time u tentua ti vihej tapa kësaj afere”, tha ai në një intervistë për gazetarin Cim Peka të enjten në mbrëmje.

Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë!

Deri këtu konstatimi mbetet politik dhe i parë me dyshim nga cilido që e shikon Ahmetajn si dikë që është i detyruar të prodhojë çfarëdolloj alibie për tu vetëmbrojtur. Por ish numri dy i qeverisë dha fakte dhe argumente për ta mbrojtur tezën e tij. Ai i mëshoi disa herë faktit se, me shkresa, e ka penguar disa herë ngritjen e inceneratorit të Tiranës duke përdorur argumentin se buxheti i shtetit nuk e përballonte dot një kosto prej 128 milionë euro. Ai përsëriti pohimet për miqësinë me Mirel Mërtirin, njohjen e përbashkët dhe mbulimin financiar që kishte përfituar për udhëtimet dhe hotelet jashtë shtetit, por ama mohoi kategorikisht se këto  vinin si pasojë e vendimeve të tij për të favorizuar inceneratorët. “Të tilla nuk ka pasur. Zero. Nuk e kisha unë fuqinë për të nxjerrë 17 vendime qeveri brenda një dite” tha ai.

Duke aluduar se Rama e kishte ndërsyer SPAK-un “nën tavolinë dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë”, ai hoqi një paralele mes përdorimit të televizionit më të madhe në vend dhe prokurorëve. Rama urdhëroi sulmet në Top Channel kundër meje, pikërisht në kohën kur në Gjkykatën e Lartë po gjykohej çështja e pronësisë së këtij televizioni” tha ai, duke lënë të kuptohet se gjithçka ishte e dirigjuar. Pronarët aktualë të Topit e fituan procesin dhe beteja e këtij televizioni me ish zëvendës kryeministrin, zgjati plot tre muaj.

Po ç’bëri SPAK pas kësaj?

Menjëherë u fillua një hetim pasuror kundrejt Arben Ahmetajt si njeri që kishte përfituar nga ngritja e djegësave të Elbasanit, Fierit dhe Tiranës. Duke përdorur disa herë si rrefren faktin se vetëm nga financimi publik i inceneratorit të Tiranës mungojnë 60 milionë euro, që nuk dihet se ku kanë shkuar dhe duke përsëritur deri në lodhje shprehjen “ndiqni paratë”, Ahmetaj nxori zbuluar standartin e dyfishtë të zbatuar nga SPAK. “Ata hetuan edhe çmimin e pllakave të banjos të shtëpisë së gruas sime, edhe koston e laminatit që ka vendosur ajo, po as nuk ndjekin paratë, as nuk interesohen se ku janë zhdukur 60 milionë euro, as nuk hetojnë firmat dhe procedurat që e bënë të mundur këtë dëm” tha ai.

Rrëfimi i Ahmetajt/ Kush është Blerim Hoxha, pronar i 40% të inceneratorit të Tiranës

Kjo qe pika ku këmbënguli me insistim Ahmetaj duke pretenduar se nëse Prokuroria e Posaçme e heton me themel inceneratorin e Tiranës, do ‘llahtariset gjithë dynjaja”.

Por ndoshta spakistët nuk e duan këtë llahtari. Dhe kjo duket qartë në aplikimin e një standarti të dyfishtë. Ndaj Arben Ahmetajt, që së paku në letra e ka kundërshtuar ngritjen e inceneratorit të Tiranës, u bë një qilizëm i çdo leku dhe i çdo pasurie. Ndërsa Erion Veliajt që dha garanci për mbulimin e kostove, madje nënshkroi me firmën e tij duke shkelur ligjin, nuk i është kontrolluar asnjë lëvizje. E njëjta gjë edhe për Edi Ramën që i dha pikë bonus kompanisë që do fitonte inceneratorin, ndonëse ajo as nuk ishte regjistruar akoma dhe për këtë gjë kryeministri ishte vënë në djeni nga ministrja e tij Ermonela Felaj.

Pra thënë shkurt: Arben Ahmetaj u hetua se kishte shok Mirel Mërtirin, se kishte marë favore prej tij, ndonëse me dokumenta e pati kundërshtuar ngritjen biznesin skandaloz. Ndërsa Edi Rama dhe Erion Veliaj ndonëse kanë shkëlur ligjin me akte të provuara, janë imunë ndaj një hetimi pasuror. A nuk është kjo një pabarazi ulëritëse përpara ligjit? A nuk të bën kjo të dyshosh për versionin e kokës të turkut?

Cilido që ka dëgjuar intervistën e Arben Ahmetajt të enjten, ndoshta me siguri nuk është bindur për pafajësinë e tij. Ama kush ka pasur vëmendjen për të ndjekur logjikën dhe faktet është bindur për standartet e dyfishta të përdorura nga SPAK. Dhe pikërisht kjo e bën më të besueshme tezën e ish zv/kryeministrit se ai u bë ‘kokë turku” për të mbuluar ata që kishin vendimmarrje reale, kishin ndërmarrë veprimet dhe kishin hedhur firmat, për një skandal që i ka kushtuar shqiptarëve dhjetra miliona euro. Dyshimi është se hetimi u dirigjua tek pronat e pajustifikuara të kryeministrit, për të lënë të fshehura procedurat skandaloze. Dhe kjo përforcon tezën se SPAK është një vegël e Ramës, qëllimi i të cilit është të vizatojë një kryeministër të ndërshëm, që e tradhëtojnë rrugës shokët që i hanë kumblla dhe dardha pas shpine.

Kjo akuzë për drejtësi të telekomanduar është më e rënda që është bërë ndonjëherë ndaj “heronjve të fëmijëve tanë”. Dhe ajo do të bëhet edhe më ulëritëse ditët në vijim, nëse SPAK nuk bën minimumin e mundshëm, atë që arriti të bëjë një gazetar, për ta pyetur Ahmetajn aty në arrati, për versionin që ai ka për fajësinë e Ramës dhe Veliajt.

©Lapsi.al



35 Comments

  1. Ku i provuat ju fjalet e dikujt. Qe ka konflikt interesi me spak.
    Ca prove na nxorri?
    E pse duhet te mare per baze fjalet e dikujt, qe njihet si hajdut me cizme.
    Apo edhe ato fjal i ka nxier spak.
    Po nejse. Pak rendesi ka.
    Rendesi ka qe duan apo nuk duan disa. Spak do jet aty, e do jet frika e te korruptuarve.
    Ngrini akuza dhe tymuese.
    Skenare rumanie nuk ndodhin ketu.

  2. Po mjaft o Andi Bythëthati!
    Ky Ahmetaj është si dubluesi i zërit në filmat porno,të tjerët bëjnë seks kurse ky bën “Oh,ooh”!
    Boll !

    1. Kurse ti Kujtim te qifsha ne vrime kur te tjeret bejne seks ti i shikon ke vrima e çelsit dhe i bi me dore . Ptuuuuh fare e shkerdhyer e sektit Mavi

      1. Me ke bere te qesh me lot o Shqiptar per ate perversin Kujtim qe pergjon jo vetem tek vrima e celsit, por edhe kur fshihet ferrave e shkureve per te pare ca seks.

      1. Po hiqe nga bytha, sa i babzitur dhe krenar qenke.
        E morem vesh qe je copa e bythqirit.
        Po pse e reklamon.

  3. “Mos ma prek Ben Ahmetaj” – PD i reagon Berishës: Rrogëtari i Arben Ahmetaj duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve

    1. Me intervisten e Ahmetajt u dhane 3 mesazhe te rendesishme:

      1- Amerikanet u pozicionuan publikisht kunder Rames dhe Veliajt
      2-Berisha do rikthehet ne pushtet
      3-Balluku do jete ne krye te PS

        1. ke elisen dhe ballukun pe ato kurva me nam

          nusen e cucit qe e qinte rama

          apo nusen e lali erit dashnorja e harasanit

          ajola pidhshpella

          rama iku , ceshtje kohe , mesazhi ishte i qarte , ahmetaj eshte kurve frikacake , ka dal se i kane thene

          te fala mamit

          nallone v2 flor mumajesi

  4. PARODI

    SALI BERISHA MAJË BALLKONIT- KTHEMI KULLAT

    Mor Ed Ramë, hajdut i vjetër,
    që veç vjedh e bën lekun letër!
    Më ke çu në arrest në shtëpi,
    ngela majë ballkonit si delenxhi!

    Mor Ed Ramë i biri i Kristaqit,
    mik i Beqjas dhe Ermal Mamaqit!
    Do dal n’protestë s’rri më n’ballkon,
    tash dhe Gjergj Luca po më imiton!

    Nuk e pres më at’tënden drejtësi,
    dhe Arben Ahmetaj ngeli n’arrati!
    SPAKu dhe Interpoli kudo e kërkon,
    por e gjen Çim Peka e interviston!

    Si nuk ju ha mortja o shtet leshi?
    Për të vërtetën s’ju dëgjon veshi?
    Arben Tigri akuzon Ramën si hajdut,
    edhe pse pa prova thjesht i ha mut!

    (REFRENI)
    Kthema vulën, mos ma prek Tigrin,
    Kthema lirinë, kthemi kullat,
    Liroma dhëndrin!
    Dua të jem si Zot,
    te Rithemelimi sot.
    Dje dhe sot, sot dhe nesër, jam kryetar,
    në ballkon, jam si kryepeshkop!

    Deshtën n’burg me m’çu,
    si kryetar PD me më ndërru!
    I kërcënova me revolucion,
    revolucion karrigesh e në ballkon!

    More SPAK krijesë Sorrosiane,
    që mbron Ramën me çitjane!
    Mbron Lali Erin në bashki,
    dhe aspak s’po bën drejtësi!

    Populli e di kush janë hajdutë,
    në 30 vite të gjithë një mut!
    Vidh për vete dhe për partinë,
    zhvat shtetin, shpopullo Shqipërinë!

    3 dekada bëmë lojën e hajdutit,
    tani pse të durojmë fatin e mutit?!
    O do bëhet drejtësi për t’gjithë njësoj,
    ose popullin poshtë ballkonit do frymëzoj!

    (REFRENI)
    Kthema vulën, mos ma prek Tigrin,
    Kthema lirinë, kthemi kullat,
    Liroma dhëndrin!
    Dua të jem si Zot,
    te Rithemelimi sot.
    Dje dhe sot, sot dhe nesër, jam kryetar,
    në ballkon, jam si kryepeshkop!

      1. O Molla, s’kemi hallin e kullave të Saliut. Kemi hallin që po ndahen Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj. E në fakt pas shumë vitesh pritjeje , mendonim se do kishte një bashkëpunim muzikor mes Besit dhe Xhensilës, por në fakt Besi u bashkua me Mandin e Nishtulllës dhe nxorrën Sarilen, kurse Xhensila i dha duart. Ka që thonë se arsyeja e ndarjes është se Besi pi drogë kurse Xhensila ka një dashnor nga Dubai që e ka blerë me para, aq sa i ka vënë edhe budigard ta ruajë. Por të tjerë thonë se arsyeja e ndarjes është emri i djalit që lindi para disa muajsh, të cilin e quajtën Amen, pra si lavdi ndaj Zotit, si bekim. Ashtu si mbyllet fundi i cdo lutjeje me Amen, ashtu u mbyll edhe historia e Besit me Xhensilën. I ndoqi I njëjti fati i keq i Elvana Gjatës që dikur thoshte se e kishte bekuar Zoti për lidhjen me bosin e drogës E.Matën. Në fakt gojët e liga thonë se Besi donte t’i vinte djalit një emër që të ishte derivat i ndonjë produkti qumështi, mqs edhe vajzës më parë i’a vunë Ajka, duke qënë se ai është krenar për prejardhjen e tij nga fshati. Por nuk donte Xhensila. E kështu Ameni shënoi fundin e kësaj historie, dhe bekimi nga Zoti u shndërrua në bekim nga Dubai.

        1. A ka shpresë për shqiptarët pasi kanë kaluar 3 dekada nën udhëheqjen e një klase politike thellësisht të korruptuar, një klasë me mentalitet komunist, autoritar? Normalisht kur qeveria është e korruptuar, shpresa ngelet vetëm te opozita. Por jo te një opozitë e konsumuar, e korruptuar që do thjesht të mbajë monopolin opozitar që mos të kesh alternativë kundër një qeverie që vjedh dhe shpopullon përditë. Nuk mund të jetë populli vetëm nën zgjedhjen e votimit të një opozite e cila funksionon me parimin merr pushtetin për t’u pasuruar dhe për të vjedhur e shtypur popullin. Opozita s’duhet të jetë thjesht e keqja më e vogël, por e mira më e madhe. T’i propozohesh elektoratit prapë me Sali Berishën pas 33 vitesh, (në 2013 e hoqën me 1milion vota kundër), është t’a konsiderosh popullin si dele debile, ose të thuash hapur që do pushtet vetëm për karrige dhe pasuri (e për t’u mbrojtur nga drejtësia), dhe nuk heq dorë derisa të shporrin me drejtësi, sepse vetë partia nuk ka si të të shporrë se është kthyer më kazermë ushtarësh dhe servilash. Rithemelimi nuk mund të jetë shpresë me Berishën. Partia funksionon si bandë politike. Së fundmi Saliu bërtiste nga ballkoni i hallit të tij, duke kërcënuar Ramën që mos t’i prekte asnjë fije floku Arben Ahmetajt se përndryshe do t’a paguante familjarisht. Një skandal më vete ky, përveçse idiotsi politike dhe banditizëm politik. Një personazh super i korruptuar si Arben Ahmetaj nuk duhet mbrojtur nga askush. Ai duhet të përballet me drejtësinë, dhe po të ketë kellqe dhe ndërgjegje të pastër, le të bëhet i penduar i drejtësisë, dhe të japë prova për korrupsionin e Veliajt dhe Ramës nëse ka. Saliu është nën arrest shtëpiak pikërisht për korrupsion, dhe ndërkohë guxon kërcënon Ramën, a thua se pas Saliut qëndron një bandë private që e mbron e mund të bëjë akte vandale e banditeske me urdhër të tij. Saliu e pa edhe mbrojtjen e tij, kur një i lajthitur (Gert Shehu), i’a palosi me grusht mes sheshit. Këto kërcënime janë thjesht pordhë të Saliut se fjala e tij nuk ka më vlerë. Gjithashtu shohim që avokati i Saliut, Genc Gjokutaj është anëtar i këshillit bashkiak (i foltores) , pra paradite në bashki, pasdite është poshtë ballkonit të Berishës duke ju betuar militantëve të partisë se do lirojë Saliun shumë shpejt, duke harruar që nuk është më prokuror si dikur kur fuste F.Nanon në burg, kurse në mbrëmje avokati është nëpër studio TV si opinionist e si analist. Rast unik që tregon përfshirjen e tij thellësisht në interesa personale, monetare te foltorja. Dini ndonjë rast tjetër europian që një ish prokuror dhe avokat i ish kryeministrit sillet si militant i rëndomtë në këtë mënyrë? Le të shohim edhe median që mbështet Saliun. Psh, Beti Njuma është gazetare te Ora TV dhe njëkohësisht anëtare e këshillit bashkiak (e foltores). Për pushime verore qe në jaht bashkë me të fejuarën e Belind Këlliçit. Syri TV dihet që është në shërbim të doktorit, pra organ propagande. Pra, kuptohet qartë mënyra si funksionon Rithemelimi i Berishës, një një organizatë politike si bandë ku luftohet për interesat dhe pasurimin vetjak dhe jo për interesin publik. Këta të foltores duan të bëjnë nga 10 punë dhe të marrin disa rroga të majme, dhe delet e popullit duhen vetëm për vota. Nuk mjaftojnë vetëm avokati dhe gazetarët, por janë edhe analistët që përnatë i ke nëpër banaqe TV duke mbrojtur Berishën, me justifikimin se jemi në diktaturën e Ramës dhe rilindjes. Por harrojnë që po këta analistë, bashkë me analistët e borderosë së rilindjes, janë të parët të interesuar që të mbajnë në këmbë bandat politike, mos pasjen e drejtësisë juridike dhe asaj sociale, sepse kështu ka sa më shumë punë për ata përnatë, më shumë pagesa nën dorë, apo edhe hapur fare, më shumë poste si moderatorë , etj. Qartësisht kuptohet pse shpopullohet Shqipëria, sepse bandat politike kanë kapur ekonominë dhe median e kanë shndërruar në zgjatim të tyre. Pra, punët i shpërndajnë këta të politikës sipas interesit dhe sahanlëpirjes, kurse fjalën në TV e sorrollasin vetë sipas volitjes së partisë. Në TV nuk flitet për hallet e popullit por vetëm për hallet e Saliut, Ramës apo Lulit dhe Metës. Hallet e vërteta I ka populli, por analistët debatojnë hallet e partisë, se partia të jep para, vizibilitet, kurse populli ka vetëm votën, dhe atë i’a blejnë apo vjedhin po mundi politika. Ky është një sistem i kalbur bandash ku në 3 dekada, banda në opozitë akuzon bandën në qeveri për korrupsion dhe i bën thirrje drejtësisë kapni hajdutin kurse popullit i thonë rrëzoni hajdutin se po bëhet diktator, dhe pastaj kur vjen opozita në pushtet sundon më keq. Kjo lojë duhet të marrë fund njëherë e mirë. E vetmja shpresë për t’a realizuar është drejtësia. A do ta realizojë dot drejtësia që t’i hetojë dhe t’i dënojë peshqit e mëdhenj të politikës? T’a shohim, ca hapa janë bërë. Sidoqoftë, nuk ka më kohë për të humbur me alternativat e bandave politike si shpresë për riciklimin e së keqes në pafundësi. Kjo do sillte vetëm shpopullim të vendit, dhe mbretërim e pasurim të kastës së vjetër politike dhe pasardhësve familjarë apo servila të tyre.

  5. Sa do qe ta fryj lapsi. Lajmin e intervistes sa tigrit.
    Ka nje mangesi te madhe.
    Se tigri foli 2 ore. Po nuk tha asgje.
    Eshte njelloj si te them un.
    Qe.. Bushatit i qihet gruaja vence. Me njerin diku.
    Bushati… Si do ta mare kete?
    Si te vertet!!!
    Apo do thot.. Me sill prova qe te besoj.
    Pra Bushuati per gruan dhe hallin e vet do kerkoj prova.
    Ama me tigrin, ndryshon puna. Se ashtu eshte nje pune.

      1. FOLOW MANY! NDIQ PARATE!

        Keshtu bertiste dhe cirrej Super Hajduti Arben Ahmetaj ne intervisten me Cim Peken dhe nuk tregoi ASGJE ne asnje moment te intervistes 3 oreshe:

        KU KANE SHKUAR 400 MILIONE EURO QE EDI RAMA JA DAROVITI MIKUT TE ARBEN AHMETAJT, MIREL MERTIRI ME BEKIMIN DHE REKOMANDIMIN E MINISTRIT TE FINANCAVE?

        sepse:

        Tymnajat me Blerim Hoxhen qe eshte si zjarrfikes i aferes se inceneratoreve ne kete mesele nuk mbulojne dot MUTIN qe leshoi Edi Rama kur ra dakord me propozimin e Arben Ahmetajt per te lidhur kontrate 400 milioneshe me Stela Gugalen qe ishte dashnorja e mikut te tij, Mirel Mertiri. Ne kete kendveshtrim nuk do shume mend qe te kuptosh se 400 milione eurot e inceneratoreve kane perfunduar ne llogarine e TIGRIT te Financave te Rilindjes ne Zvicer si pjesa e LUANIT duke ndare placken me mikun e tij Mirel Mertiri dhe duke e lene komisionerin e OSBE, Mister 20 % -in Edi Rama me gisht ne goje. Keshtu ndodh ne Boten e Biznesit kur nuk ke shkolle dhe je budalla, nuk mjafton vetem pushteti per te mbrojtur nga mashtruesit tinzare dhe dinake si Arben Ahmetaj qe pasi vodhi 400 milione euro te darovitura nga Edi Rama ndertoi ca baraka llamarine ne Fier dhe Elbasan dhe pasi kollofiti kestin e fundit prej 60 milione euro nuk beri asgje ne Tirane dhe i tregoi gishtin e mesit Edi Rames dhe SPAK te tij qe nuk guxojne te ndjekin dhe akuzojne mashtruesat dhe hajdutet makaber, Arben Ahmetaj dhe Mirel Mertiri sepse do te vije ere MUTI qe ka bere Edi Rama me 20 % – in e tij dhe kjo eshte arsyeja e thjeshte qe ASKUSH nuk e kerkon sot as Arben Ahmetajn dhe as Mirel Mertirin me Gugalen e tij qe do t’i gezohen parave qe u vodhen shqyptareve njesoj si hajduti Fatos Nano qe grabiti floririn e Rubikut dhe e coi ne Zvicer dhe ASKUSH nuk i kerkoi llogari, madje Parlamenti i Lindita Nikolles refuzoi kerkesen e opozites per te ftuar Mirel Mertirin ne interpelance per te treguar se cfare ka bere me 400 milione eurot qe ja grabiti Edi Rames dhe tani Arben Ahmetaj po perpiqet ta paraqese si VIKTIME,

        kur:

        VIKTIMA E VETME NE KETE HISTORI HAJNIE ESHTE INJORANTI PA SHKOLLE EDI RAMA DHE GJITHE POPULLI SHQYPTAR QE E VOTON

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          O kar intelektual, pse nuk ia bën spaku këto akuza që bën merua por akuza është krejt tjetër, sepse akuza ngrihet mbi fakte jo mbi dëshirat perverse të ju idiotëve që bëni sikur nuk e kuptoni që strumbullari i gjithçkaje në Shqipëri e në rradhë të parë i shkatërimit të Shqipërisë, ekonomisë e shqiptarëve është langaraqi rama, që ti zagar na e heq si viktimë të Ahmetaj, i cili u përzgjodh si ministër financash, pikërisht se ishte mendjelehtë, por jo aq sa e paska menduar edvin langaraqi, tigri ua futi!

          Bravo Tigri e paske merituar këtë emër!

  6. Deformimi, tjetërsimi, grabitja dhe shkatërrimi i pronës publike ka nisur që në vitin 1992, kur dishepujt “blu” të “terapisë shok” u vërsulën me pisha në duar dhe i vunë flakën Shqipërisë, dogjën fabrika, uzina, kombinate, punishte, vreshta, plantacone me mollë e kumbulla, grabitën pasuritë e mbetura më “duar të pastra”, në emër të një lufte absurde kundër komunizmit, nga ish-komunistë fanatikë dhe plangprishës, që duke djegur gjithçka, donin të mbulonin gjurmët e krimit dhe të vjedhjeve galopante, që do të ndërmerrnin më vonë, ditën për diell. Pas kësaj, nisi ndërtimi i ologarkisë politiko-financiare të Oborrit Blu rreth Doktorit, u cili u bë simbol i babëzisë dhe i qeverijses për intersa private abuzive dhe korruptive të këtij Oborri.

  7. Keni te drejte. Ketu ne mutistan te gjithe moterqirajt hajdute jane te pafajshem. Sepse ju i doni, se ju qijne motrat dhe grate dhe ju emocionoheni po me ate rast beni ndonje lek. Yp xhixhi
    Ec niko peleshbythe te pret uleriu…

  8. Kudo gjetke prokuroret do shkonin ta pyesnin e Drejtesia do ti ofronte statusin e te Penduarit e Mbrojtjen per ato qe deshmon!
    Po ketej ne republiken e Bananeve Rama kjo nuk funksionon keshtu, sepse ketej kerkohet e pamundura :
    Te pranoje e te bindet opinioni se zevendes-Kryeministri ka vjedhut, ka pastruar para e ka korruptuar porse Kryeministri eshte Qelibar e ca me shume Kreu i Bashkise qe nuk di asgje per ato miliona Euro qe “avullojne” te Inceneratori-fantazme i Tiranes.
    (…Sepse helbete, Kryeministri eshte tere diten mjaft i zene aty mbi ato projektet e kampeve te refugjateve Afrikane…)

  9. Nese do ta kisha permbledhur vete, do kisha thene te njejtat fjale, por jo kaq bukur. Analize e perkryer. Te tjeret le te shohin gishtin dhe jo drejtimin.

    1. Shkofsh. Ne. Te semes NE I THEMI KRYEHAJDUTIT SHKOFSH. NE. PI,,,,N E LINDES O EDI RAMA SE E KA 2 DYNYM ! thotë:

      EDI RAMA I KA THENE AHMETAJ SHKOFSH NE TE SEMES. TANI AHMETAJ I THOTE. EDI RANES. SHKOFSH. NE PID,,,,,,E ANETES OSE ME MIRE FUTU. NE PIDH,,,,N. E LINDES. SE E KA. GROPE TE MADHE ,,E KA. BO GATI. PER TY O EDO. DUKE E HAPLLUAR. ME. KATER. BURRA PARA TEJE

  10. A sa bole qe jeni.
    Kujtoni se do guduliset rama me keto thumba.
    Ketu do jeni e do shikoni, qe asgje nuk e gjen. Dhe me i fort do behet.
    Dhe ju prap do pellisni.

  11. Zbuluar Jo. Ai përsëriti as me shumë e as më pak atë që opozitarët e të gjitha shtrirje e politike,njerëz të paktë të shtypit dhe specialistë të gjithë fushave por kryesisht të jurisprudencës e ekonomisë. Dhe Aspakut në një vesh i hynin me një sy i shikonte dhe s’vepronte sepse është degë e rilindjes!!

  12. Lehje qensh, hungërima tigrash e luanësh, mjaullima maçokësh e macesh, palaçollëqe karagjozësh të cilëve ju është mbushur mëndja se janë aktorë të mëdhej, thirrje patetike pleqsh të rrjedhur duke sharrë të gjithë, komente banale seksiste adoloshentësh rrugaçë, spurdhjakë që bëjnë trimin me femrat etj., etj.
    Kjo është atmosfera “politike” që mbizotëron në Shqipëri, pasqyrë e korrupsionit e degjenerimit social që prodhoi mender me thënë qeverisja e “rilindjes”.
    Nocioni “RILINDJE, është i lidhur me krejt të kundërtën e asaj që ka montuar qeveria tejet e korruptuar socialiste e Ramës.
    Historikisht , nocioni i rilindjes është i lidhur me rizgjimin e vlerave më të mira njerëzore .
    Pa shkuar në Rilindjen europiane që prodhoi figura të shquara të arteve e letërsisë, fillozofisë e revolucionit shkencor, për Shqipërinë nocioni i rilindjes lidhet me figurat më të shquara të intelektualëve shqiptarë që luftuan për gjuhën shqipe, pamvarësinë kombëtare, luftën kundër padrejtësive sociale e prosperitetin e kombit.
    A mund ti realizonte këto objektiva Partia socialiste shqiptare e prejardhur nga ish Partia e Punës, që persekutoi e masakroi gjithë rilindasit shqiptarë ?

    Sikur të kishte qenë Edvin Rama intelektuali e pushtetari më i shquar i Shqipërisë, ai e ka përdhosur nocionin “rilindje” vetëm me karagjozllëqet e tij e gjuhën e mbrapshtë ordinere e veçanërisht me përzgjedhjet që ka bërë në partinë e tij e në qeverisje.

    Sa i takon mbrojtjes së interesave kombëtare që ishin lejtmotivi i rilindasve, a mund të pretendojë Rama se është një “rilindas” ku me politikat e tij të mbrapshta e korruptive deri në krim, e katandisi Shqipërinë me vetëm 1.5 milionë banorë ?
    E pra vetëm ky fakt hedh poshtë idenë e “rilindjes” së një kombi e përkundrazi mund të quhet rivdekje e tij.
    Nuk mjaftoi gjëma që i solli Shqipërisë duke ja gjysmuar popullsinë, po duke e shitur veten si “lider global”, tentoi që të rifuste Shqipërinë në “jugosllavinë e re” serbe të udhëhequr nga Vuçiçi e ti shkëpuste Kosovës së pamvarur teritoret më të pasura përt tja dhuruar mikut të tij serb..

    Ka hequr dorë këto kohët e fundit nga këto marrëzira, por a mjafton kjo ?
    Rama është i vetmi lider politik që nuk e njeh dorheqjen e dorheqjen nga marrëzitë pro serbe duhet ta shoqëronte edhe me dorheqjen nga pushteti.

  13. Duke shkruajtur për “rilindjen ” alla Rama, për të kuptuar drejtë edhe “lilindjen” alla Berisha, do të përmend vetëm një detaj të vogël.
    Demokrati antikomunist Berisha, për ta demonizuar “armikun” e tij Enkelejd Alibeaj që e kritikon ate për kundërvënien ndaj SHBA e Europës, ja përdhos mbiemrin duke e bërë “Ali-beu”.
    Pra për Berishën qenkan të pa pranueshëm “bejlerët” që nga Skënder-beu, Ismail Bej Vlora, bejlerët Frashëri etj, që kanë hyrë në historinë e Shqipërisë si figurat më të shquara të patriotizmit e rilindjes shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *