• |
ide | kryesore

Rrëfimi i Ahmetajt/ Kush është Blerim Hoxha, pronar i 40% të inceneratorit të Tiranës

Arkiva, Kryesore, Lajme



Gjatë intervistës që dha për Syri Tv, ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj e drejtoi gishtin nga dyshja Rama-Veliaj si pronarët faktikë të inceneratorit të Tiranës. Ai la të kuptohet se pronarët zyrtarë ishin persona fiktivë, të futur aty për të nxjerrë paratë që paguhen nga taksat. Ahmetaj u shpreh se qëllimi i hetimit duhet të jetë të gjejë 60 milion eurot që janë paguar për inceneratorin e Tiranës.

Me ose pa dashje, Ahmetaj përmendi gabimisht emrin e Besim Hoxhës, duke iu referuar Blerim Hoxhës një ndër njerëzit që disponon 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës përmes blerjes së aksioneve nga kompanitë zinxhir për kompaninë mëmë Geogenix.

“Po i pyes gazetarët që rrinë të SPAK, pse një biznesmen shqiptaro-zviceran ka 40% të inceneratorit të Tiranës. Besim Hoxha, i ka me letra. Çfarë ka bërë kjo kompani, si i ka marrë dhe si i ka paguar, çfarë lidhjesh ka qeveritarë dhe biznesi në Shqipëri. Çfarë është ky biznesmen? Çfarë lidhjesh, çfarë biznesi ka në Shqipëri? Me kë ka qenë i lidhur, me kë ka bërë transaksione, kush e ka ndihmuar të marrë ARMO-n, çfarë ka bërë me të, si është gjendur ky 40% i inceneratorit të Tiranës. Se është kompania që ka lidhje me garancinë në Dubai” ishin disa nga pyetjet që ngriti Ahmetaj.

Vetë ish-zv.kryeministri nuk iu fut detajeve, por ai tha se një pjesë e informacioneve ishin publikuar në media në lidhje me Blerim Hoxhën.

Kompania Tosk Energji e Blerim Hoxhës

Blerim Hoxha ka lindur në Kosovë dhe është me shtëtësi zviceriane. Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se ka studiuar për shkenca ekonomike, menaxhim dhe tregëti në Institutin e Studimeve Globale në Universitetin e Gjenevës.

Pavarësisht se gëzon 40% të aksioneve të inceneratorit të Tiranës, emri i Blerim Hoxhës dhe e kaluara e tij është përmendur pak. Me kompaninë e tij Tosk Energji, Blerim Hoxha njihet për menaxhimin që i ka bërë ARMO-s deri në vitin 2020.

Tosk Energji është një shoqëri e regjistruar në Shqipëri me administrator Blerim Hoxha.

Në tetor të vitit 2016, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave bllokoi një transfertë të dyshimtë 13 milionë euro nga kompania Gunvor për kompaninë Tosk Energji.

Gunvor në atë kohë figuronte në listën e zezë të të qeverisë amerikane, pasi dyshohej se një pjesë e aksioneve të saj zotëroheshin drejtëpërsëdrejti nga presidenti rus Vladimir Putin.

Inceneratorët/ Arben Ahmetaj: Ish-lideri im Edi Rama më ngriti pritë!

Pas bllokimit disa ditor, 13 milionë eurot u zhbllokuan për t’u transferuar në llogarinë e Tosk Energji. Paratë u përdorën për të rivënë në punë ARMO-n. Në tetor të vitit 2016, qeveria shqiptare bekoi rivënien në punë të ARMO-s duke ja dhënë atë kompanisë IRTC, nën pronësi të biznesmenit Besnik Sulaj.

Prezantimin e administratorëve të rinj që morën ARMO-n e bëri vetë kryeministri Edi Rama. Ishte periudha e krizës, kur naftëtarët kishin mbetur pa rroga për shkak të borxheve që kishte lënë pas Rezart Taçi. Naftëtarëve të revoltuar dhe të papaguar, Rama u shkoi në Ballsh me një lajm të mirë. Ai u tha se së shpejti do të vinte një “investitor serioz dhe të vendosur”. Kryeministri u tha se ky investitor e kishte siguruar se do t’i shlyente rrogat e prapambetura dhe se do t’u paguante edhe sigurimet.

Transferta prej 13 milionë euro nga Gunvor tek Tosk Energji u përdor për të garantuar blerjen e lëndës së parë tek Bankers Petroleum. Sipas burimeve të mirëinformuara, Tosk Energji pagoi 13 milionë euro si parapagim tek Bankers që kjo të furnizonte IRTC-në me naftë bruto. Në këmbim, Tosk Energji mori tregtimin me pakicë të karburantit që prodhohej nga IRTC në rafinerinë e ARMO-s.

Qeveria shqiptare ka qenë në dijeni të plotë të gjithë operacionit. Edhe pse Gunvor figuronte në listën e zezë të qeverisë amerikane si kompani e lidhur me presidentin rus Putin ajo u lejua të investonte në Shqipëri. Madje duke shtënë në dorë një nga sektorët më strategjik të ekonomisë, monopolin e rafinimit të naftës.

Administrimi i ARMO-s nga kompania e Blerim Hoxhës dhe nga kompania e Besnik Sulajt zgjati deri në prill 2022. Kriza u zgjat më tej. Tosk Energji i shtoi më shumë borxhet e ARMO-s dhe la rrogat e naftëtarëve pa shlyer. ARMO u çmontua për skrap, ndërsa rrogat e naftëtarëve i pagoi qeveria.

Rreth 75 milionë euro taksa mbetën pa u paguar. Nga tetori 2016 deri në tetor 2017, IRTC prodhoi përmes ARMO-s rreth 160 mijë tonë karburant që u tregua në tregun vendas përmes IRTC dhe Tosk Energji.

Kompania e re “Icare Energji” e Blerim Hoxhës

Tani emri i Blerim Hoxhës ka dalë sërish në incenratorin e Tiranës por me një kompani tjetër Icare Energji. Sipas dokumentave kompania e incenratorëve Integrated Energy zotërohet nga 3 pronarë. Alberto Presezzi zotëron 40% të kuotave, Max Abitbol po 40% dhe Giuseppe Ciaffaglione 19.9%.

Max Abitbol ka blerë 40% të aksioneve të Geogenix në Hollandë përmes një kompanie të quajtur Icare Holding SA. Kjo ka filialin në Shqipëri me emrin Icare Energji. Administratore e kompanisë rezulton Marigona Metaj, ndërsa anëtarët e këshillit mbikqyrës janë Max Abitbol, Blerim Hoxha dhe Joel Jacques Jean Chevallaz.

Emrat janë po ato që menaxhonin ARMO-n dhe shfrytëzonin paratë që vinin nga Rusia.

Ish-deputeti Belind Këlliçi që ka publikuar të dhëna të vazhdueshme për skandalin e inceneratorëve tha se paratë ruse janë në inceneratorin e Tiranës nëpërmjet këtyre personave.

“Blerim Hoxha futet në histori pas muajit maj 2022 përmes kompanisë së tij dhe zotëron 40% aksionare në inceneratorin e Tiranës, dhe janë të llahtarshme veprimet  që janë kryer aty që shkon deri në parajsa fiskale. Icare Groupt është një kompani që përfshin tre individë që janë Marigona Metaj, Blerin Hoxha dhe Christof Dagbord dhe këto të fundit janë të përfshirë në rafinerinë eARMO dhe e dërguan për skrap. Metaj dhe Dagbord zotërojnë kompani Tosk Energy dhe Bylis Energy të cilat financohen nga kompani ruse të futura në listën e zezë nga SHBA. Inceneratori i Tiranës financohet nga kompani ruse, pra futen para ruse.” u shpreh Këlliçi./Lapsi.al



23 Comments

      1. Me intervisten e Ahmetajt u dhane 3 mesazhe te rendesishme:

        1- Amerikanet u pozicionuan publikisht kunder Rames dhe Veliajt
        2-Berisha do rikthehet ne pushtet
        3-Balluku do jete ne krye te PS

    1. Ju te ps keni per te mor shume deputete se jane dhe kurvat qe ke ke shpija do boheni grup parlamentar me vete dhe do quheni grupi i gojores se Rilindjes dhe kryetare grupi do jete patjeter per kontribute ne Partinee llapisteve te Rilindjes..

  1. Nje bythe vend jemi, gjithe keto pislliqe! Gjithsesi, fundi eshte premtues. Ky popull bageti do ngeli, nuk do bej para.

  2. “I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde.Beni dixhital i salihut ja ka futur kembet ne nje kepuce salihut sa e detyroje serbin salih te thote fjalet e mesiperme sot para shpellkareve te tij te rrugica.

    1. O i semur mendor, te je tipik i atij qe sa me shume te ta qish nenen, te thua Baba. O skizofren, Ramazani ka vjedh gjithe buxhetin e shtetit qe jane leket tua, te miat, te gjithe shqiptareve, dhe ty ste ben pershtypje kjo. Yt te wifsha robt, rrace bastarde!

    2. O ti i paemer po si nuk tvje zor nga vetja cop injoranti!!!cdo shoqeri duhet te beje opozitarin o injorant!!! Ty partia te do,partia te q.ift dhe familjen po ashtu edhe shpellkarat te q.ifshin familjen!

  3. “Mos ma prek Ben Ahmetaj” – PD i reagon Berishës: Rrogëtari i Arben Ahmetaj duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve.FJBdhe lapsa qe per salihun jeni gati ti falni nga jeta juaj vite,ju more shpellkare qe vetem nje gje dini te beni te shkerdheni ne grup motrat vajzat mamate kushurirat tuaja vete qe salihu te jetoje e vdes i lumtur,cfare ju ka bere salihu nuk ja beri Hitleri cifutve o te mjere,tani shkoni shkerdhejini cupat e familjeve por merrni dhe disa shpellkare cecene te tjere,fundjave te mbare,si salihut dhe ju pelqeni Incestin.

  4. Deformimi, tjetërsimi, grabitja dhe shkatërrimi i pronës publike ka nisur që në vitin 1992, kur dishepujt “blu” të “terapisë shok” u vërsulën me pisha në duar dhe i vunë flakën Shqipërisë, dogjën fabrika, uzina, kombinate, punishte, vreshta, plantacone me mollë e kumbulla, grabitën pasuritë e mbetura më “duar të pastra”, në emër të një lufte absurde kundër komunizmit, nga ish-komunistë fanatikë dhe plangprishës, që duke djegur gjithçka, donin të mbulonin gjurmët e krimit dhe të vjedhjeve galopante, që do të ndërmerrnin më vonë, ditën për diell. Pas kësaj, nisi ndërtimi i ologarkisë politiko-financiare të Oborrit Blu rreth Doktorit, u cili u bë simbol i babëzisë dhe i qeverijses për intersa private abuzive dhe korruptive të këtij Oborri.

    1. Po mor te qifsha ate rracen tate ku ta kesh o i pa emer i ores 09 :01 ato qe po thu ti bythqire i mutit fabrika uzina e kombinate i moren i privatizuan te gjithe sekretaret shefat e kuadrit dhe drejtoret qe te gjithe ishin komuniste e pjese te administrates se atehershme spiune shikoji tani se jane me biznese te gjithe jane financues te fushatave elektorale te partise tende te felliqur socialkomuniste te Edverit

  5. Tosk Energji i shtoi më shumë borxhet e ARMO-s dhe la rrogat e naftëtarëve pa shlyer. ARMO u çmontua për skrap, ndërsa rrogat e naftëtarëve i pagoi qeveria.

    Rreth 75 milionë euro taksa mbetën pa u paguar.

    Ere mut gjithandej.

    Ky SPAK, perse i rri larg inceratorit te Tiranes.

    Ca mut biznesmenesh mbledh ky biznesi I plehrave.

    Po ky 20% ne parajse fiskale cfare eshte?

    Keto jane pyetje qe SPAK duhet ti beje, jo nje popull ne internet.

  6. Belind Këlliçi paskej zbuluar se paska qenë biznesmeni Blerim Hoxha pronar i Armo e Ikar Energji , ai që ka qenë i lidhur me Putinin e Rusisë e tani është pronar i inceneratorit fiktiv të Tiranës.
    Çuditërisht, shefi i tij Berisha, ngul këmbë akoma, njëlloj si Rama e Taulant Balla, që Lulzim Basha paskej paguar me paratë e rusëve, pët të takuar Trump,
    Ndërkohë , edhe McGonigal e ka pranuar fajësinë e tij që ka ndihmuar i paguar me para nga Rama, për ta demonizuar Bashën si të lidhur me rusët.
    Një lëmsh kaotik i mafies politike shqiptare, ngatëruar edhe me ate ndërkombëtare, që duhet ta zgjidhë prokuroria speciale që Berisha e quan “Aspak”
    Zoti ja bëftë për mbarë shqiptarëve për të dalë nga ky moçal.

  7. Paradoksalisht, në Shqipërinë me diktaturën më të egër komuniste të modelit stalinist që zgjati deri në vitin 1992, në vend që të krijohej si pasojë një parti e fuqishme e të djathtës ekstreme, mediat reklamojnë si “shpëtimtarë” të demokracisë , ca lëvizje të së majtës deri ekstreme si Qorri, apo qoftë edhe disa spurdhjakë të së djathtës si Bardhi që bëjnë “trimin” duke ju ulëritur me histerizëm kolegeve deputete të PD, se përse nuk i bindeni urdhërave të mija e të Berishës, po i shkoni pas ish shefit tim Basha.

  8. ky tipi ka gjet nje menyre me bo leke dhe nuk i ha kari . i jep rames dhe merr ca per vete, pra eshte ne kekim te lekeve dhe ska asnje lloj problemi se ca ndodh, thjesht leke edhe pse eshte tip qe e urrejne te gjiteh naftetaret ne ballsh dhe ne patos e ne fier

    si ky ka dhe te tjere, pro ky eshte mjeti, rama eshte burimi i parave dhe problemi madhor qe ka ky vend

    Por kur ky popull voton ramen atehere ska ca ankohet si kurvat per rrogat qe smerrnin nga ky tip, apo pse po pastron leket e djegesave

  9. Po gazetaret qe rrine dyerve te SPAK, perse NUK flasin per aksioneret e Tiranes.

    Ketu te gjithe jane te blere.

    Mire tu behet. Lebte gezojne rruget me pagese, si dhe taksat per disa familje qe e kane nen thunder Shqiperine dhe Shqiptaret.

    Ata qe kane mbetur ne Shqiperi, e meritojne Krye-hajdutin qe po jem me koncesion cdo gje si te jete ne mall te babait.

    Ka ndonje kontrate publike ku shqiptaret mbledhin dividend???????

    Keto ndodhin ne Norvegji e Suedi.

    Ketu kontratat publikr firmosen sic dikton hajduti.

    Mire t’ju behet. E meritoni. Behuni gati per zgjedhje, se skllever do perfundoni, sidomos ju rilindasit e thjeshte qe votoni si hajvane.

    Keni 30 vjet qe na e keni bere peshqesh nje hajdut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *