• |
ide | kryesore

Emiriana Sako kryebashkiakja që punon për inceneratorin e Tiranës

Arkiva, Kryesore, Lajme
emiriana sako



Pak kush e mban mend atë mesditë të 21 shkurtit 2022, kur kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako u desh të braktiste Komisionin hetimor parlamentar për skandalin e inceneratorëve. Në atë kohë, kur Edi Rama ende nuk i kishte ndaluar investigimet e deputetëve për aferat e qeverisjes së tij, me pretekstin se po i shtrëmbëronin fjalët, znj Sako u largua nga salla, pavarësisht thirrjeve të demokratëve se ajo do të procedohej penalisht për rrefuzim dëshmie. 

Në fakt, telashi i vërtetë i kryebashkiakes së Durrësit, që atëhere ishte ende e re në detyrë, nuk lidhej me keqtrajtimin nga parlamentarët e opozitës. Arsyeja e vërtetë gjendej tek masa që i kishin imponuar përdhunshëm shefat e saj, për të depozituar plehrat e qytetit me një kosto shumë të lartë në landfillin e Tiranës, që asokohe e quanin ende incenerator.

LEXO ME TEJ:

Podcasti/ Si e talli Rama kryebashkiaken Emirjana Sako

Kjo ishte arsyeja e vërtetë që Emiriana Sako nuk përgjigjej dot dhe ajo lidhet me shifrat maramendase që dimë tani. Në bazë të të dhënave të bëra publike së fundi, Bashkia e Durrësit shpenzon më shumë sesa gjysmën e bixhetit total të saj për të ushqyer me para Integrated Energy BV, SPV. Edhe këtë fillim viti ajo ka hedhur miliona euro në buxhetin e ndërrmarrjes së sekuestruar me urdhër të SPAK.

Për të thënë plotësisht të vërtetën, Emiriana Sako nuk ka përgjegjësinë kryesore. Ajo e gjeti të shtruar rrugën për të depozituar plehërat e Durrësit në landfillin e kryeqytetit. Ajo e mori detyrën pas dorëheqjes së kryetares së zgjedhur Valbona Sako dhe u u ngarkua nga Edi Rama, si nënkryetare për të drejtuar këtë institucion në fillim të vitit 2020. Por që në korrik të vitit 2018, me urdhër këshilli Bashkiak i Durrësit kishte shpallur emergjencën mjedisore, (sipas modelit të Elbasanit) me justifikimin se nuk kishte ku depozitonte plehërat. Për disa kohe kjo dosje u la në heshtje. Derisa në janar 2020 Edi Rama kalon në Këshillin Kombëtar të Territorit, shndërrimin e vendit të hedhjes së mbeturinave të qytetit në Porto Romano, në një Eko Park.

Pra pikërisht kur Emiriana Sako vjen në detyrë Durrësi është praktikisht i detyruar ti “eksportojë” plehërat drejt Tiranës. Vendimet i ka marrë tjetërkush, por Sako është e detyruar ti zbatojë. Në këtë periudhë lajmet e Top Channel përmbyten nga “kronika kritike” për kazanët që po qelbin qytetin. Nën këtë presion politiko mediatik, ende pa asnjë marëdhënie kontraktuale, bashkia e Sakos fillon ti dërgojë mbetjet drejt landfillit të Integrated Energy BV, SPV. Kjo është një pikë që edhe sot kryebashkiakia aktuale nuk e shpjegon dot, si e ka bërë pa bazë ligjore. Vetëm më vonë, në qershor, pasi qyteti ishte lënë pa vend depozitimin e Porto Romanos, Këshilli Bashkiak i qytetit i jep miratimin Sakos për të negociuar me bosët e inceneratorëve për të shpënë mbetjet e qytetit të saj aty?

Zgjedhjet Durrës / Kush e futi në sherr Ermiana Sakon

Por çfarë kontrate nënshkruan ajo, ndonëse pa inisiativën e saj dhe me një lëvizje që pothuajse ia patën detyruar? Ajo pranon që për 200 tonë mbetje që prodhon Durrësi në ditë të të paguajë një tarifë 29 euro për ton. Po sa kushton ajo për rreth 70 mijë tonë në vit? Afro 964 milionë lekë, ose 63% e të ardhurave të buxhetit të qytetit bregdetar. Dhe kështu bashkia e Emiriana Sakos përbën një rast unikal, atë të administratës së një qyteti që e shpenzon më shumë se 60 përqind e të ardhurave të tij për të hequr plehërat. Pra për ti dhënë lekë atij që disa vazhdojnë ta quajnë ende inceneratori i Tiranës.

Prandaj me të drejtë kur u gjend përpara komisionit hetimor Parlamentar, kryebashkiakia Sako i’u shmang hetimit duke lënë sallën. Sepse në fakt, ajo është zgjedhur nga qytetarët e Durrësit, por realisht punon për Integrated Energy BV, SPV.

©Lapsi.al

 

 



22 Comments

    1. Na ka dalë një problem.
      Nga dokumentat, po del se dhe ne të PD jemi financuar nga inçeneratorët.
      Punë muti.
      Bie shumë erë.

  1. djathta sot në Shqipëri ndahet në Berishiste dhe jo Berishiste, e cila përfaqësohet nga Lulzim Basha. Të gjithë të tjerët nuk vlejnë asgje politikisht. Prandaj u duhet të rreshtohen pro njërit ose tjetrit. Të vetmit që kanë treguar se kanë elektorat brenda elektoratit të djathtë. Prandaj bashkimi i disa deputetëve nuk mund të konsiderohet bashkimi i të djathtës, për sa kohë nuk bashkohet elektorati.ShkulLlak nje gjelle Qensh te gatuar dhe kete keq,kap nje pras ketu nje qep atje,kalon te spinaqi e avokado,per te shkuar te bullguri dhe ne fund te qoftet e zgares nga ato te pazari te avni rustemi.ne ke cfare te besh duhet paguar kesti i viles 560 mije euro qe paguan edhe si te gjithe hajdutet i thua bukes buke.

    1. basha elektorat????

      cilet ???

      elektorat ka PS me ose pa Ridhjerje-Ramdhjerje, PD e Berishes, PL e Metes, Dhe vizioni SocialDemokrat i Tom Doshit qe te qi robt!

      basha ???

      ska lujt mendsh Rama me ble vota per bashen, ndreqje gabimi, tualet balla ska lujt mendsh me ble vota per bashen!! (Tualeti eshte pimpi i Bashes rreze pallateve)

  2. Ja edhe shoqke Era Sako,

    atje tek dera e Bashkise,

    na nxjerr mallin e Lenka Cukos,

    keta “Rilindas” te Ram-mavrise!

  3. Ajo punon per Iljaz Hasanbelliun, kreun e familjes me te madhe mafioze ne Shqiperi. I cili ne ujdi me Ramen hoqi mbeshtetjen ndaj PD vite me pare duke emeruar si kre bashkie Gjush Dakon ose “akalloren”. Tani kane ujdi te tjera ku inceniatori pushton kohen publike, ndersa zhvatja e portit te Durresit dhe transferimi do te kostoje miliarda euro shtuar edhe “koncensionin” qe pritet. Ajo eshte nje emer qe firmos. Kaq. Per llogari te mafies qe komisar politik ka Ramen.

  4. Le të merremi pak me hallet e popullit, se TV ngelën me hallet e politikës. Kompania telefonike ONE I ka dërguar një sms abonentëve të saj me kontratë. Sms është ky: One Albania ju njofton se kushtet e pergjithshme te kontrates se pajtimtarit jane perditesuar dhe hyjne ne fuqi ne date 1 Mars 2024. Nese nuk shpreheni me shkrim brenda 30 diteve nga marrja e ketij njoftimi per terheqjen pa penalitet nga kontrata, ajo hyn ne fuqi ne 1 Mars 2024. One Albania ju njofton se ne kushtet e perditesuara te kontrates se pajtimtarit perfshihet edhe e drejta e operatorit per te aplikuar ndryshimin mesatar vjetor te indeksit te cmimeve te konsumit (ICK) ne perputhje me publikimin nga Instituti i Statistikave (NSTAT). Operatori ka te drejte te aplikoje rregullimin sipas ICK- jo me shume se nje here ne vit nga data e publikimit nga INSTAT-i, duke informuar paraprakisht pajtimtarin 30 dite perpara aplikimit te tij.

    Shënim: Ndërkohë, operatoret e dyqaneve ONE I thonë abonentëve për t’i sqaruar se kjo gjë do bëhet me ligj nga shteti dhe janë të detyruar të aplikojnë rritjen e çmimit të pajtimit mujor (rreth4-5%) në bazë të inflacionit. Gjë që s’ka lidhje fare. Se me këtë logjikë duhet të ngrihen çmimet e kompanive të tjera si Vodafone, Digitalb, etj, pra thjesht me një sms, pa pyetur për kontratë.. Para së gjithash duhet të themi që Babloku si gjithmonë nuk di gjë për këtë skandal, se i hanë dardha prapa krahëve. Por nëse një abonent ka një kontratë me një çmim fiks, e ndërkohë ONE thotë ose prano ndryshimet e saj të njëanshme rritje çmimi ose ndërprit kontratën, kjo quhet shkelje kontrate, duke kërcënuar. Pra, ose prano të “vidhesh” hapur fare, ose prish kontratën. Nuk është është thjesht çështja e rritjes së çmimit nga %inflacionit , por është çështje parimore dhe ligjore. Nëse dikush ka një kontratë, do e respektosh deri në fund. Nëse do të rrisësh çmimet rriti në kontratat e reja mbasi të mbarojnë ato ekzistuese. Pyetja për BABLOKUN ËSHTË: ME MBËSHTETJEN E CILIT MINISTËR I BËN KOMPANIA “ONE” KËTO SHKELJE (VJEDHJE)? PYETJA 2: O BABLOK, KUR KE NDËRMEND TË MARRËSH MASA KUNDËR KËTYRE DARDHAXHINJVE? APO NË NJË VEND KU VJEDH QEVERIA PSE MOS TË VJEDHË EDHE OLIGARKIA?

  5. Në kulmin e skandaleve, qeveria e Bablokut po mendon të bëjë një ligj kundër bigamisë dhe poligamisë. Do bëhet një ligj që të dënon me gjobë ose deri në tre vjet burg, dhe nëse shkelja përsëritet rriten vitet e burgut. Kjo masë merret pasi ndodhi skandali i atij mjekut që bashkëjetonte me 4 gra (i martuar disa herë më xhami), nga ku njëra qe minorene. Erion Braçe tha që s’jemi si Irani por bigamia dhe poligamia duhet dënuar. Se çfarë i duhet Braçes se sa dashnore kanë shqiptarët, vetëm Babloku e di. Shteti normalisht përcakton se nuk mund të martohesh njëkohësisht me dy ose më shumë gra. Por se me sa gra bashkëjeton është privatësia e secilit, dhe jo e shtetit, se shteti nuk është kishë. Nëse shteti ndalon këto bashkëjetesa, atëherë le të ndalojë edhe fenë myslimane, mqs është fe që beson te mësimet e profetit Muhamed që ishte i martuar me 13 gra, nga të cilat njëra qe minorene. Kur s’ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit i thonë këtij muhabeti. S’ke çfarë i bën fesë, dhe i’a fut popullit. Ndërkohë një skandal tjetër ka plasur te Pamfleti, ku thuhet se: Resorti “Santa Quaranta” i trafikantit Klement Balili në Sarandë, ka qenë bazë qejfi e pazaresh. “Viktima” të shantazhit me video erotike dhe orgjira kanë qenë disa ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë e drejtorë qendrorë që vidhnin miliona me tenderë. Pra, për çfarë e do Babloku këtë ligj kundër poligamisë, për shantazh kundër të vetëve? Se po qe për tradhëti bashkëshortore, mjafton një analizë ADN aftësie, dhe ua nxjerr ndershmërinë ndryshe si atyre të fesë ashtu edhe atyre të ndershmëve që bëjnë ligje pa lidhje. Me këtë ligj të ri duhet të zhdëpen në gjoba dhe burgosje politikanë qeveritarë dhe opozitarë. Prandaj mos e lini këtë popull pa qeveri dhe opozitë, se ku do gjejmë hajdutë e mashtruesa të paskrupuj! Mos e bëni kot ligjin se gjithësecili e di vetë se ç’bën me bythën dhe të dashurat apo dashnoret e veta. Nuk jemi në diktaturë komuniste dhe as fetare!
    Mqs ra llafi, në kohën e komunizmit të Enver Hoxhës, në fshatin Neshtë të Librazhdit aplikohej bigamia (martesa dhe bashkëjetesa me dy gra) gjerësisht dhe nuk ndalohej as nga Enveri. Ishte një fakt publik që dihej dhe lejohej. Kur nuk e ndaloi dot bigaminë Enveri që hoqi fenë me dhunë, do e ndalojnë kopilat socialistë të demokraturës që hiqen më fetarë se Papa por që në fakt janë orgjillarë pa këllqe?!

    1. Sa për skandalin e Pamfleti ku flitet për shantazhet e Ylli Manjanit me videot erotike te Santa Quaranta i Balilit, unë nuk e kuptoj si e fton akoma Adi Krasta në emision Yllin për të dhënë mend? Madje thotë se Ylli ka këndin e tij atje. Kështu është katandisur opozita e Sali-Likes, me personazhe të tillë që njëherë kërcënojnë me kosore e dikur me video, kurse në ekran flasin për ndershmëri dhe demokraci. Politika tashmë nuk është thjesht një “çmendinë” hajdutësh, por edhe orgjillarësh pa cipë! Luftojnë vetëm për karrige dhe pasurim vetjak, me çdo lloj forme dhe pa skrupuj. Populli e ka kuptuar si janë katandisur dhe nuk iu del më masivisht nëpër protesta , e kështu opozita e foltores përdor median që ka nën shërbim të saj për propagandë dhe krijimin e një opinioni publik të rremë. Media do kishte fuqi nëse do ishte pushtet i katërt që ka si mision të vërtetën , por për sa kohë kanë si mision të përfitojnë ekonomikisht për të bërë mbrojtjen e Berishës dhe kullave të dhëndrit , atëherë do dështojnë.

  6. Në kulmin e skandaleve, qeveria e Bablokut po mendon të bëjë një ligj kundër bigamisë dhe poligamisë. Do bëhet një ligj që të dënon me gjobë ose deri në tre vjet burg, dhe nëse shkelja përsëritet rriten vitet e burgut. Kjo masë merret pasi ndodhi skandali i atij mjekut që bashkëjetonte me 4 gra (i martuar disa herë më xhami), nga ku njëra qe minorene. Erion Braçe tha që s’jemi si Irani por bigamia dhe poligamia duhet dënuar. Se çfarë i duhet Braçes se sa dashnore kanë shqiptarët, vetëm Babloku e di. Shteti normalisht përcakton se nuk mund të martohesh njëkohësisht me dy ose më shumë gra. Por se me sa gra bashkëjeton është privatësia e secilit, dhe jo e shtetit, se shteti nuk është kishë. Nëse shteti i ndalon këto bashkëjetesa, atëherë le të ndalojë edhe fenë myslimane, mqs është fe që beson te mësimet e profetit Muhamed që ishte i martuar me 13 gra, nga të cilat njëra qe minorene. Kur s’ke çfarë i bën gomarit, i bie samarit i thonë këtij muhabeti. S’ke çfarë i bën fesë, dhe i’a fut popullit. Ndërkohë një skandal tjetër ka plasur te Pamfleti, ku thuhet se: Resorti “Santa Quaranta” i trafikantit Klement Balili në Sarandë, ka qenë bazë qejfi e pazaresh. “Viktima” të shantazhit me video erotike dhe orgjira kanë qenë disa ministra, ish-ministra, deputetë, kryebashkiakë e drejtorë qendrorë që vidhnin miliona me tenderë. Pra, për çfarë e do Babloku këtë ligj kundër poligamisë, për shantazh kundër të vetëve dhe opozitës? Se po qe për tradhëti bashkëshortore, mjafton një analizë ADN atësie, dhe ua nxjerr ndershmërinë ndryshe si atyre të fesë ashtu edhe atyre të ndershmëve që bëjnë ligje pa lidhje. Me këtë ligj të ri duhet të zhdëpen në gjoba dhe burgosje politikanë qeveritarë dhe opozitarë. Prandaj mos e lini këtë popull pa qeveri dhe opozitë, se ku do gjejmë hajdutë e mashtruesa të paskrupuj! Anulojeni ligjin se gjithësecili e di vetë se ç’bën me bythën dhe të dashurat apo dashnoret e veta. Nuk jemi në diktaturë komuniste dhe as fetare!
    Mqs ra llafi, në kohën e komunizmit të Enver Hoxhës, fshat in Neshtë të Librazhdit aplikohej bigamia (martesa dhe bashkëjetesa me dy gra) gjerësisht dhe nuk ndalohej as nga Enveri. Ishte një fakt publik që dihej dhe lejohej. Kur nuk e ndaloi dot Enveri që hoqi fenë me dhunë, do e ndalojë kopilat socialistë të demokraturës që hiqen më fetarë se Papa por që në fakt janë orgjillarë?!

    1. Sa për skandalin e Pamfleti ku flitet për shantazhet e Ylli Manjanit me videot erotike te Santa Quaranta i Banimit, unë nuk e kuptoj si e fton akoma Adi Krasta në emision Yllin për të dhënë mend? Madje thotë se Ylli ka këndin e tij atje. Kështu është katandisur opozita e Sali-Likes, me personazhe të tillë që njëherë kërcënojnë me kosore e dikur me video, kurse në ekran flasin për ndershmëri dhe demokraci. Politika tashmë nuk është thjesht një “çmendinë” hajdutësh, por edhe orgjillarësh pa cipë!

    2. Ore, ky ligji i ri kundër bigamisë dhe poligamisë, është thjesht ligj i porositur nga “shoqëria e hapur” e Sorrosit. Qëllimi është që njerëzit të mos martohen me letra, por thjesht të bashkëjetojnë e të kenë sa dashnore apo dashnorë të duan. Kështu nuk të kap ligji fare! Rama thjesht zbaton direktivat nga lart. Është marionetë e Sorrosit.

    3. DJE TE OPINIONI I FEVZOS QE NJË PASTOR QË ISHTE KUNDËR BIGAMISË, BËNTE SI I SHQETËSUAR NGA KY FAKT DHE THOSHTE QË DUHET RREGULLUAR SEZBËN ME LIGJ, DUHET DËNIM. LE TË SHOHIM Ç’THOTË BIBLA PËR BIGAMINË (DHE POLIGAMINË), A KA PASUR NË KOHËT BIBLIKE, E T’I THEMI PASTORIT “TË ZGJUAR NDRYSHE” SE PASTOR TË MORALSHËM NUK TË BËN TULLACLLËKU, APO THJESHT SE JE I KRISHTERË DHE JO MYSLIMAN, DHE QË PO DOLE TE FEVZO NUK DMTH ME DOEMOS SE KE TË DREJTË, SIDOMOS PO FOLE PËR BROÇKULLAT FETARE.

      BIGAMIA DHE POLIGAMIA NË HISTORITË BIBLIKE

      Të Bibla, 2 Samuel, kapitulli 2: 1 Mbas kësaj, Davidi u këshillua me Zotin, duke thënë: “A duhet të shkoj në ndonjë nga qytetet e Judës?”. Zoti iu përgjigj: “Shko”. Davidi e pyeti: “Ku të shkoj?”.
      Zoti u përgjigj: “Në Hebron”. 2 Kështu Davidi shkoi atje me dy gratë e tij, Jezreeliten Ahinoam dhe Karmelitën Abigail, që kishte qenë gruaja e Nabalit.

      2 Samuel, Kapitulli 12: 9, Pse, pra, ke përçmuar fjalën e Zotit, duke bërë atë që është e keqe për sytë e tij? Ti ke bërë të vdesë me shpatë Hiteun Uriah, more për grua bashkëshorten e tij dhe e vrave me shpatën e bijve të Amonit. 10 Kështu, pra, shpata nuk do të largohet kurrë nga shtëpia jote, sepse ti më ke përçmuar dhe ke marrë gruan e Hiteut Uriah si bashkëshorten tënde”. 11 Kështu thotë Zoti: “Ja, unë do të sjell kundër teje fatkeqësinë nga vetë shtëpia jote, dhe do t’i marrë gratë e tua para syve të tu për t’ia dhënë një tjetri, që do të bashkohet me to ditën. 12 Sepse ti e ke bërë këtë gjë fshehurazi, kurse unë do ta bëj përpara tërë Izraelit në dritën e diellit”.

      Te 1 KINGS, Kapitulli 20:3 “Kështu thotë Ben-Hadadi: “Argjendi dhe ari yt janë të mitë, po kështu bashkëshortet e tua dhe bijtë e tu më të mirë janë të mitë””. 4 Mbreti i Izraelit u përgjigj: “Éshtë ashtu si thua ti, o mbret, o imzot; unë dhe tërë ato që kam jemi të tutë”. 5 Lajmëtarët e kthyen përsëri dhe thanë: “Kështu flet Ben-Hadadi: “Unë të çova fjalë se duhet të më japësh argjendin dhe arin tënd, gratë e tua dhe bijtë e tu;

      Te 2 Chronicles, Kapitulli 21:16 Përveç kësaj Zoti zgjoi kundër Jehoramit frymën e Filistejve dhe të Arabëve, që banojnë pranë Etiopasve; 17 dhe këta dolën kundër Judës, e pushtuan dhe morën me vete tërë pasuritë që gjetën në pallatin mbretëror, duke përfshirë bijtë dhe gratë e tij; kështu nuk i mbeti asnjë bir përveç Jehoahazit, më i vogli prej bijve të tij.

      Te Nehemiah, Kapitulli 13: 26 Dhe thashë: “A nuk mëkatoi, vallë, Salomoni, mbret i Izraelit, për këto gjëra? Megjithatë midis kaq kombeve nuk pati një mbret si ai; e donte Perëndia i tij, dhe Perëndia e kishte vendosur mbret mbi tërë Izraelin; por gratë e huaja e bënë edhe atë të mëkatojë. 27 A duhet, pra, të dëgjojmë për ju se kryeni këtë të keqe të madhe, se mëkatoni kundër Perëndisë tonë, duke u martuar me gra të huaja?”.

      Te Esther, kapitulli 2:17 Mbreti e dashuroi Esterin më tepër se gjithë gratë e tjera, dhe ajo gjeti hir dhe mirëdashje në sytë e tij më tepër se tërë vajzat e tjera. Kështu ai i vuri mbi kokë kurorën mbretërore dhe e bëri mbretëreshë në vend të Vashtit.

      Te ISAIAH, Kapitulli 9:17 Prandaj Zoti nuk do të kënaqet me të rinjtë e tij dhe as do t’i vijë keq për jetimët e tij dhe gratë e veja të tij, sepse të gjithë janë hipokritë dhe të çoroditur, dhe çdo gojë thotë marrëzira.
      Te Jeremiah, Kapitulli 49:11 Lëri jetimët e tu, unë do t’i ruaj të gjallë në jetë dhe gratë e tua të veja le të kenë besim tek unë”.

  7. LISTA e vitit 1988: Tropoja, Erseka dhe Saranda me nivelin më të lartë të spiunëve të sigurimit gjatë komunizmit,salih berisha ne liste.

  8. Kjo është arsyeja përse ai nuk rregjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdorë për vule dhe sigël.

    Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe gratë e burrat e tyre.

    Kaq është e ndaluar, se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *