• |
ide | kryesore

Uefa entuziasmon Napolin e Lazion: në Champions edhe vendi i gjashtë nëse një italiane fiton EL

Sport
Champions



Italia tashmë ka fituar matematikisht një vend shtesë në Champions League. Turneu i ri do të ketë një format me 36 ekipe, renditje të vetme dhe më pas play-off ose direkt në raundin e 1/8. E me arritjet e duhura, Seria A mund të kualifikojë deri në gjashtë klube vitin e ardhshëm. Konfirmimi, për momentin vetëm informal, vjen direkt nga UEFA, e cila sipas Il Corriere dello Sport me një sqarim që pret të shkruhet në një qarkore i është përgjigjur pyetjes se çfarë ndodh nëse Roma ose Atalanta fitojnë Europa League dhe janë në një pozicion që përmes kampionatit do t’u garantonte tashmë kalimin në Champions League?

EDHE E GJASHTA E SERIE A NË CHAMPIONS

Corriere dello Sport raporton se në Nyon, selia e UEFA-s, po bëhen disa përllogaritje për situatën e italianëve në kupat e Europës. Italia, tashmë e sigurt për 5 vende për Champions të radhës, ka tre skuadra në gjysmëfinale të kompeticioneve Europiane: Roma dhe Atalanta në Europa League dhe Fiorentina në Conference.

Kjo situatë po e bën të reflektojë UEFA-n, që po mendon të zyrtarizojë një vend shtesë në Champions League për skuadrat italiane në rast të fitores në Europa League të Romës apo Atalantës. Prandaj, nëse një italiane fiton EL-në, edhe skuadra e vendit të gjashtë do të mund të luajë në Champions League sezonin e ardhshëm.

Lexo më tejItalia pushton Champions League 2024/25: pesë të sigurta e mund të jenë gjashtë, përmes këtij skenari

Propozimi nuk është zyrtar për momentin por synimi duket se është t’i jepet një vend shtesë Italisë për meritat sportive, duke qenë se përveç renditjes më të mirë në Europë vazhdon të japë paraqitje të shkëlqyera në nivel europian. Një situatë që ndryshon garën për Europën në Serie A. Napoli, Lazio dhe Fiorentina kanë një shpresë më shumë për të arritur në vendin e gjashtë, aktualisht i zënë nga Atalanta. Përcaktuese në këtë kuptim mund të jetë rikuperimi, ndoshta pas përfundimit të kampionatit, i ndeshjes Atalanta-Fiorentina.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *