• |
ide | kryesore

E eliminoi në shtëpi, tani Borussia tall keq PSG në rrjetet sociale: “Kaloni pushime të mbara”

Sport
Borussia



Përvec dëmit, edhe tallja. Pas eliminimit nga Champions League, PSG pësoi edhe “hakmarrjen” sociale të Borussia Dortmund. “Pushime të mbara”, shkruhet në një postim në Tëitter nga klubi gjerman me imazhin e një tullumbaceje të madhe të verdhë me logon BVB që fluturon mbi një bregdet me diell. Poshtë saj, në rërë, janë dy karrige plazhi dhe një peshqir i madh në ngjyrat e Mbappé & Co. Një përgjigje ironike për atë që klubi francez kishte publikuar para ndeshjes ku u pa një balonë e verdhë e zhytur në Senë.

Por kjo nuk është e gjitha. Menjëherë pas raundit të dytë të gjysmëfinales dhe kalimit të turit, në fakt, klubi gjerman kishte publikuar një postim me shkrimin “hakmarrja është një pjatë që duhet të shërbehet e ftohtë”, duke iu përgjigjur kësaj radhe asaj që francezët kishin postuar në vitin 2020 pas eliminimit të Borussia Dortmund në raundin e 1/8.

Lexo më tejVideo/ Luis Enrique refuzoi të intervistohej nga Carragher në TV: anglezi ishte i dehur dhe mbante shallin e Dortmund

Me atë rast mund të shihje skuadrën franceze të ulur në fushë duke imituar Erling Haaland, pastaj sulmuesin e Dortmundit, në një pozicion joga, i ulur me këmbët e kryqëzuara dhe duart ngritur si kur festoi pas një goli.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *