• |
ide | kryesore

Champions, Terzic në ekstazë për finalen me Dortmund: “Jemi rritur”. Luis Enrique: “Ters i pabesueshëm!”

Sport
Terzic



Borussia Dortmund është në finalen e Champions League dhe udhërrëfyesi verdhezi, në arritjen e Parisit është Edin Terzic, në finalen e parë evropiane të karrierës së tij: “Para ndeshjes së parë kundër PSV-së, folëm për herë të parë se sa i shkurtër është rrugëtimi për në Londër. Shumë ishin të hutuar, – komentoi tekniku i Borussia në fund të ndeshjes -. Vitin e kaluar humbëm kampionatin në ndeshjen e fundit në shtëpi, tani jam i lumtur që mund t’u jap diçka tifozëve. E kuptuam se mund të ishim surpriza e kësaj Champions League e u rritëm në çdo ndeshje”.

“Jam i lumtur dhe krenar – vazhdoi Terzic në festën verdhezi -. Nëse fiton dy gjysmëfinalet do të thotë se finalja është e merituar. Ne po bëjmë një Champions të bujshme dhe e kemi kthyer ëndërrën në realitet”. Në finalen në Ëembley, përballë do të jetë ose Real Madrid ose revanshi kundër Bayern, duke menduar atë të vitit 2013: “Kushdo që fiton gjysmëfinalen tjetër do të jetë favorit në Londër, por ne do ta luajmë dhe sinqerisht nuk më intereson se cili kundërshtar do të jetë. Është një krenari e madhe për të luajtur këtë ndeshje me ekipin tim, ne u kthyem aftësinë për të ëndërruar tifozëve tanë”.

LUIS ENRIQUE: “6 SHTYLLA, 31 GODITJE E ASNJË GOL… E PABESUESHME”

I pafat, por i mundur në ndeshjen e parë dhe të dytën. Luis Enrique nuk mundi ta çonte PSG-në dhe Mbappe në finalen e Champions League: “Është një moment shumë i trishtë, por ishte e pabesueshme: 6 shtylla mes ndeshjes së parë dhe të dytë, 31 goditje në portë, më shumë se tre gola të pritshëm dhe nuk arritëm të shënonim. Një gjë vërtet e pabesueshme, por ky është futbolli dhe duhet pranuar, edhe nëse humbet në këtë mënyrë… Komplimente Borussias”.

Lexo më tejReal-Bayern: rekordmeni i Champions Ancelotti kundër Tuchel, njeriu që s’ka humbur kurrë në Madrid

Objektivi i Champions League mbetet një ëndërr për klubin parisien: “Ne nuk ishim inferiorë ndaj Dortmund as në ndeshjen e parë dhe as në atë të dytë. Borussia tani ka të njëjtën mundësi për të ngritur trofeun si finalisti tjetër”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *