• |
ide | kryesore

“Autobusi i hapur i mohuar, aeroporti i shkretë e darka e patretur”. Prapaskena e një titulli “të papëlqyer”

Sport
titulli



A mundet që titulli kampion të shkatërrojë një ekip? Një fitore prestigjioze duhet të sjellë eufori dhe stimuj të rinj në një klub dhe t’u japë jetë të re lojtarëve për të përsëritur suksesin, ose të paktën të mbrojnë më së miri atë që kanë arritur një vit më parë. Por ndonjëherë shumë eufori dhe pritje mund të prodhojnë efekte të kundërta, veçanërisht kur klubi nuk është mësuar të fitojë me një frekuencë të caktuar. E shpesh ka ndodhur të shohësh kampionët e Italisë të rrëzohen në sezonin pasardhës. E tani, zbulohet një histori e bujshme në lidhje me kampionët në dalje të Italisë, Napoli.

DE LAURENTIIS DËNOI EKIPIN, PAVARËSISHT TITULLIT

Një histori e bujshme është zbuluar nga Repubblica në funksion të filmit që tregon historinë e Napolit dhe atij titulli kampion të shumëpritur, por që shkatërroi gjithcka. Një vit më vonë, gazeta zbulon se si De Laurentiis donte të ndëshkonte skuadrën me dy lëvizje, për shkak se nuk fitoi matematikisht titullin në ndeshjen kundër Salernitana, e cila përfundoi 1-1. Goli i Dia, 7 minuta nga fundi, prishi festën që tashmë pronari kishte organizuar. Ja çfarë bëri De Laurentiis dhe si skuadra nuk i treti kurrë ato dy fyerje.

Lexo më tej: Video/ Inter, nis festa e titullit! Fishekzjarre, karuselë nëpër rrugë, shpërthen Piazza Duomo

ASNJË AUTOBUS I HAPUR E AEROPORTI DYTËSOR

Ai 30 prill, me festën e humbur, nisi fërkimet mes presidentit, ekipit dhe trajnerit. Sipas Repubblica, ADL kishte organizuar tashmë shfaqjen duke mbledhur shumë artistë dhe këngëtarë si dhe një katering të programuar për një darkë për 350 persona. Goli i Dia i prishi planet dhe ai nuk e ndoqi skuadrën në Udine ku u fitua titulli kampion. ADL i ndëshkoi lojtarët duke i detyruar ata të zbarkojnë në kthimin e tyre në aeroportin më të vogël të Grazzanise, në vend të atij të Capodichino dhe për këtë arsye asnjë turmë tifozësh nuk i priti lojtarët për të festuar me ta. Ai gjithashtu ndaloi paradën me autobusin e hapur nëpër rrugët e qytetit. Napoli u kufizua vetëm në një festë në Maradona paralelisht me festimet në Udine. Fillimi i fundit për makinën perfekte të Napolit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *