• |
ide | kryesore

Video/ Inter, nis festa e titullit! Fishekzjarre, karuselë nëpër rrugë, shpërthen Piazza Duomo

Sport, Video
Inter



Fishekzjarre, bori e karusele. Festa titull e Inter shpërthen në piazza Duomo në Milano për shpalljen kampion për herë të 20. Tifozët zikaltër, pavarësisht shiut dhe të ftohtit ‘dimëror’, janë derdhur në sheshin ikonë të qytetit për të festuar yllin e dytë të Inter.

FESTA NË DHOMAT E ZHVESHJES

Festa shpërtheu në dhomat e zhveshjes së Inter pas fitores së titullit kampion në dëm të kushërinjve të Milan në derbi. Më të ekzaltuarit ishin Dimarco, në titullin e tij të parë kampion i Italisë dhe kapiteni Lautaro Martinez, i cili fitoi titullin e tij të dytë. Pavarësisht motit të keq, festa nisi edhe në qytet me tifozët që mbushën rrugët e qytetit drejt Piazza Duomo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Hakan Çalhanoglu (@hakancalhanoglu)

NIS FESTA

Ylli i dytë nuk fitohet çdo ditë: kështu që tifozët e Inter kanë nisur tashmë festimet në qytet në dritën e derbit të gjashtë të fituar radhazi kundër Milan. Për herë të parë, kjo ndeshje ka vlejtur fitimin e kampionatit të Serie A.

MARSHIMI I CURVA NORD

Mbështetësit e organizuar të Interit e kishin paralajmëruar një javë më parë: marshimi i zikaltërve nisi nga Piazza Cairoli dhe destinacioni ishte Piazza Duomo, ku do të ketë festime deri në orët e vona të natës si në të gjithë qendrën e qytetit.

Lexo më tej: Video/ Inter kampion i Italisë për herë të 20, Acerbi e Thuram ‘qepin’ yllin e dytë: tre të përjashtuar në derbi

NUK KA AUTOBUS TË HAPUR SOT

Për arsye sigurie dhe të rendit publik, Inter i është dhënë autorizimi për autobusin e hapur për të martën më 23 prill, në mënyrë që të shmanget përplasja me dhjetëra mijëra tifozë të Milan që u larguan nga Meazza pas ndeshje. Parada varej sigurisht nga moti i keq.

STACIONI DUOMO I MBYLLUR PËR FESTË

Në bilbilin e fundit, Atm, kompania milaneze e transportit, njoftoi mbylljen e stacionit të metrosë Duomo “deri nesër në mëngjes me urdhër të autoriteteve të sigurisë publike (tifozët kanë pushtuar sheshin)”.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *