• |
ide | kryesore

Gazment Bardhi ka ende besim tek SPAK: T’i ofrojë Ahmetajt statusin e bashkëpuntorit!

Arkiva, Lajme, Të fundit



Në intervistën prej 2 orësh e gjysëm në Syri Tv, Arben Ahmetaj tregoi edhe se si SPAK u përdor nga Rama për t’i ngritur pritë, duke e vënë në qendër të një hetimi që nuk synonte zbardhjen e plotë të së vërtetës, por linçimin e tij si kokë turku e inceneratorëve. Për momentin, Ahmetaj tha se i rrezikohej jeta dhe se kërcënimet për jetë i kishte rrëfyer tek shërbimet e huaja.

Ahmetaj vuri në dukje se si hetimi i drejtuar nga Altin Dumani u përqëndrua tek disa pasuri të tij, por nuk preku procedurat e ngritjes së konçensioneve, sepse hetimi për këto procedura “do të llahtariste shqiptarët”.

Rrëfimi i Ahmetajt duket se nuk e ka bindur kreun e grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin për njehsimin e SPAK-ut me Ramën. Sepse në një reagim që ka bërë në rrjetet sociale ai i kërkon Dumanit t’i ofrojë Ahmetajt statusin e bashkëpuntorit të drejtësisë. “SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës” shkruan Bardhi.

Statusi i plotë i Gazment Bardhit

Që Edi Rama dhe Erjon Veliaj janë kokat e aferës së inceneratorit të Tiranës dhe dy zyrtarët më të korruptuar të shtetit shqiptar, askush prej nesh nuk ka pritur ta mësojë nga Arben Ahmetaj, ish-bashkëpunëtori më i ngushtë i Edi Ramës për 20 vjet!
Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të ishin me kohë para drejtësisë për të dhënë llogari për vjedhjen e shqiptarëve. Por akoma nuk është vonë që kjo të ndodhë! Pas dëshmisë së vonuar të Arben Ahmetaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet të japin dorëheqjen dhe t’i hapin rrugë drejtësisë për një hetim të pandikuar dhe të paanashëm!

Faktet dhe të dhënat e përfshirjes së tyre në aferën korruptive të inceneratorëve dhe të disa aferave, për të cilat Arben Ahmetaj përdori kodin e mafias për të dhënë mesazhe, duhet të dalin në dritën e diellit nga drejtësia përmes një hetimi të plotë e të shpejtë! SPAK-u ka patur dhe ka aq prova në dispozicion sa duhet të kishte arritur tashmë një konkluzion për vënien para përgjegjësisë penale të Edi Ramës dhe Erion Veliajt!

Heshtja dhe çdo vonesë tjetër, qoftë edhe përmes mungesës së nisjes së hetimeve kryesisht, ngre dyshime serioze për besueshmërinë e SPAK-ut dhe minon pritshmëritë e larta të qytetarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në nivelet më të larta të pushtetit.

Nga ana tjetër, fakti që Arben Ahmetaj ka filluar të rrëfejë nga halli disa të vërteta, nuk e bën atë më pak fajtor nga dy të parët. Ai duhet të përballet me drejtësinë për përfshirjen dhe përfitimet e tij nga afera e inceneratorëve, si pjesë e organizatës kriminale të drejtuar nga Edi Rama, ku ai, për 2 incineratorët e parë dhe Erion Veliaj, për incineratorin e Tiranës, kanë patur rol kyç.

Për të gjitha akuzat e tjera, që gjithashtu janë të dokumentuara, SPAK duhet t’i ofrojë mundësinë Arben Ahmetajt për të qenë bashkëpunëtor i drejtësisë dhe për të zbardhur së bashku aferat e Qeverisë së Edi Ramës, ku Ahmetaj ka shërbyer për gati 10 vjet, si një nga bashkëpunëtorët më të afërt dhe më konfidentë të Edi Ramës!
Nëse SPAK-u nuk ia ofron këtë mundësi, Arben Ahmetaj, që deri dje, na bënte leksione për pavarësinë e drejtësisë së re, duhet të deklarohet publikisht si bashkëpunëtor i drejtësisë dhe të tregojë sesi me Edi Ramën në krye, tradhëtuan shqiptarët përmes aferave të rënda korruptive dhe lidhjeve me krimin e organizuar!



6 Comments

  1. O Karabush.
    SPAK. Nuk eshte gazet, portal apo tv.
    Pa fakte, ca dreqin te bej.
    Te vi tigri e te shkoj ne SPAK.
    E te nxieri provat.

    Se me llafe e me llogje pazari.
    As ne hale nuk shkon SPAK.

  2. me duket se e kan zgjedh amerikanet kete si njeriun qe do ti marri partin Sales. te pakten keshtu thoshte Nikoll Lesh dallaverja.

  3. Tigri prej letre nuk mund te behet bashkepunetor i drejtesise pasi deri dje ihte pjese e lojes. Por tani qe u prishen pazaret po shantazhon sic beri dhe Tahiri. Ai u hoq nga financat dhe cuditerish u be Minister i Rindertimit duke vjedhur miliona ndersa tani del e ben viktimen. Atij i duhen gjetur se ku i ka milionat ne offshore dhe pastaj ti jepet mundesia te uli denimin ne kembim te bashkepunimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *