• |
ide | kryesore

Hakmarrja e Ramës ndaj Ahmetajt/ Si po zhvillohet lufta mes të dyve

Arkiva, Kryesore, Lajme
rama dhe ahmetaj



Përpos implikimit të përbashkët në skandalin e inceneratorëve ndërmjet kryeministrit Rama dhe Arben Ahmetajt, ndoshta kanë mbetur ende llogari të pambyllura, ekstra politke.

Ndasia mes tyre nuk është me sa duket vetëm për faktin se fatet e dy protagonistëve kryesorë të djegësave të Fierit dhe Elbasanit u ndanë: njëri gëzon i pashqetësuar të gjitha të mirat e pushtetit, ndërsa tjetri është në arrati. Mes tyre ka një pakt të prishur që i ka angazhuar në një luftë të ftohtë, grimca të së cilës shpërfaqen herë pas here në publik.

Lexo me tej:

Të duan në burg vëlla/ Ahmetaj tregon mbledhjet e partisë;do ta çojmë në të sëmës

Së fundi, ministria e Jashtme bëri një njoftim se i kishte hequr të drejtën Ahmetajt dhe familjarëve të tij për të mbajtur pashaportë diplomatike. “Procedura për shpalljen e pavlefshme të një pasaporte diplomatike është bërë në bazë të ligjit, një anëtar i Kuvendit të Shqipërisë humbet të drejtën e pasaportës diplomatike me vendim të Kuvendit, për ndërprerjen/ humbjen e mandatit të deputetit. Sipas ligjit, pasi Kuvendi i përcjell shkresën zyrtare se individi nuk gëzon më mandatin e deputetit, MEPJ nis procedurën administrative…”, bëhej e ditur në njoftim.

Por e vërteta nuk është tamam kështu. Sepse ligji parashikon që pasaporta u takon ish deputetëve edhe tre vite pas mbarimit të mandatit (Shiko poshtë). 

 

Pra, duket qartë se për të shkelur ligjin është dhënë një porosi që ka vënë në lëvizje Kuvendin dhe ministrinë e Jashtme. Dhe merret me mend lehtë se nga ç’majë e piramidës mund të jetë dhënë ky urdhër. Që e gjithë kjo nuk është një gabim i pafajshëm, këtë e tregon edhe “përkimi rastësor”, se kur u dha kjo masë. Heqja e pasaportës diplomatike erdhi si për ironi të fatit në ditën kur u njoftua se gazetari Çim Peka kishte arritur të realizonte një intervistë me Arben Ahmetajn. Aty ishte njoftuar se ish numri 2 i qeverisë Rama do të flite edhe se “kush janë pronarët realë të inceneratorit të Tiranës. Për pazaret e oligarkëve me Ramën dhe Veliajn, apo se kur, si dhe pse u ndanë Edi Rama me Arben Ahmetajn”.

Kulisat/ Si filloi përplasja Veliaj- Ahmetaj për Inceneratorin

Me t’u dhënë ky njoftim, Top Channel bëri me dije se Ahmetajt i është hequr pasaporta dhe këtë e konfirmoi më pas edhe ministria e Jashtme.

Historia shkon edhe pak më larg sesa kaq. Sapo në mjediset politiko- gazetareske të kryeqytetit u hap lajmi se Ahmetaj ka marrë në Zvicër azil politik, duke nënkuptuar se ai ka shitur ish shokët diku jashtë Shqipërisë, menjëherë parlamenti procedoi me heqjen e mandatit të tij si pasojë e një mungese 6 mujore. Në fakt ndryshe nga episodi i pasaportës, ky veprim ishte në kuadër të ligjit, sepse në këtë rast, afati vërtet ishte përmbushur. Por, ama, fakti se zëvendësimi i tij me Plarent Ndrecën u bë në mënyrë urgjente, vetëm 3 ditë pas skadimit të 6 mujorshit, nuk mund të kalonte pa lenë shenjë.

Duket qartë se midis kryeministrit edhe ish zëvendësit të tij ka filluar një luftë e egër nën rrogoz. Dhe këtë e konfirmojnë më mirë sesa kushdo edhe mediat pranë qeverisë, që në këtë sistem okult, janë termometri më i mirë për të matur humorin e udhëheqësit. Ende pa u marrë vesh se ç’ka thënë Arben Ahmetaj, në të parën intervistë të tij pas largimit nga vendi, ato u hodhën me furi kundër atij që deri dje e ngrinin që qiell si strategun e financave dhe të rindërtimit.

Inceneratorët në mes/ Ç’ndodhi mes Ramës dhe Ahmetajt

Në fakt, beteja ka nisur shumë më herët. Pas një lobimi të fortë të njerëzve të lidhur me inceneratorët, të të njëjtëve që pas shumë e shumë përpjekjesh kishin arritur ta nxirrnin Ahmetaj jashtë kësaj skeme në ngritjen e së cilës kishte kontribuar edhe ai, Edi Ramës iu mbush mendja se zv/kryeministri e kishte tradhëtuar duke i “shitur” dokumentet e këtij skandali tek opozita. Përplasja u bë publike në  25 korrik 2022, kur Rama e shkarkoi ministrin e Rindërtimit me alibinë se tani ishte prioritet integrimi dhe jo lufta kundër pasojave të tërmetit.

Nga ky moment Ahmetaj filloi të trajtohej si delja e zezë që kishte lëkundur themelet e pushtetit duke tradhëtuar bashkëpunëtorët. Ai as nuk thtirrej më në mbledhjet e PS. Ai bëri një dalje publike në Opinionin e Blendi Fevziut 24 shkurt 2023, pas daljes së akuzave se ai kishte përfituar vila dhe udhëtime jashtë nga pronarët e inceneratorëve. I pyetur nga gazetari nëse priste mbrojtje nga Rama në rast se procedohej nga SPAK, ai u përgjigj plot helm: “Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar asnjëherë ndihmë. S’do doja të isha në rolin e kryeministrit. Ai, për sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë. Gjykatësi është pak i sikletshëm“. Pa kaluar as tre javë, në një prononcim para selisë së PS, në 9 mars, Rama dha sinjalin se e kishte shitur para drejtësisë ish bashkëpunëtorin e tij tek inceneratorët: “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin”, tha Rama para reporterëve.

Në korrik 2023, SPAK, që mori politikisht dritën jeshile, shpalli arrestin dhe i kërkoi parlamentit heqjen e imunitetit për deputetin. Në dosjen me plot 320 faqe, ai akuzohej për korrupsion pasiv në gjashtë raste dhe në skema pastrimi parash në më shumë se një rast. Kuvendi i Shqipërisë nuk e bëri të gjatë dhe votoi për heqjen e imunitetit të tij, por ndërkohë Ahmetaj ishte larguar nga Shqipëria.

Për këtë rast kryeministri foli gjatë. Ai kujtoi se “Arben Ahmetaj nuk është as një njeri i panjohur dhe as një bashkëpunëtor i largët për mua. Ai është një ndër bashkëpunëtorët me të cilët jam takuar më shumë, kam komunikuar më shumë në telefon, kam diskutuar më shumë për shumë nga vendimmarrjet tona gjatë këtyre viteve“. Por nga ana tjetër ai lëshoi verdiktin se dosja kundër tij “krijon përshtypjen se ka dyshime të mjaftueshme“. Dhe sikur kjo të mos zinte vend, Rama nënvizoi: “virtytet e dobësitë njerëzore të secilit, raportet me veten, karrigen, paranë…, tundimin për pasurim të paligjshëm dhe veprime larg syve të publikut, në kontakte me gjithfarë njerëzish e interesash, që jeta në politikë apo institucione, t’i sjell në derë“.

Prangat e komanduara/ SPAK kërkon arrestimin, Rama e çon Ahmetajn drejt burgut

Këtyre aludimive deri më tani Ahmetaj i është përgjigjur me disa statuse me kunja në Facebook, duke treguar se marrëdhënia e tij me Ramën është e parikuperueshme. Por ndërsa raporti i tyre politik ka përfunduar, ndërsa çështja e inceneratorëve është në dyert e dretjësisë, duket se një fije e padukshme i mban të lidhur në mënyrë të pandashme dy ish krerët e qeverisë. Dhe duke mos qenë as politike dhe as juridike, ajo me shumë gjasë ka të ngjarë të jetë diçka që lidhet me interesa dhe përfitime personale. Prandaj beteja po vazhdon…

©Lapsi.al



33 Comments

  1. KOL KYCI SALLAKS DO TE MASTURBON LIVE NE REAL STORY,KURSE YMER KELLIRA DO JA FUS KARIN NE BYTH KAR BOLES BOLINO DHE DENIS MINGES NE REPORT TV thotë:

    SONTE PER TE TERHEQUR VEMENDJEN NGA INTEVISTA E ARBEN AHMETAJ

    1. Proçedura e parashikoka që një person në arrati nga drejtësia dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtarë i duhet lënë pasaporta diplomatike. Llogjika e lapsit është mahnitëse.

      1. sidomos kur ligji thote qe deri 3 vjet mund ta mbash.
        dei me sot ahmetaj eshte i PADENUAR

        por ama e ka denuar partia!

        kush fiton partia apo skapi, drejtesia?

    1. Rama dhe Ahmetaj do marin atë që kanë gatuar!
      -Ashtu siç po mer Ridhjerja ( Rithemelimi), atë që ka gatuar Berisha.
      Delegacionin që kryeson Fatmir Mediu, në Mëngjezin e Lutjeve në Washington e kanë përjashtuar nga aktivitetet që po zhvillohen, dhe i kanë detyruar të shohin aktivitetet në televizor.
      Në televizor mund ti ndiqnin edhe nga Shqipëria.
      Kjo e gjitha për shkak të Gaz Bardhit, që nuk merret vesh me kë është.
      Kur ta dash menjen me kë je, i kanë thënë Gazit, e ke rrugën të hapur në Washington.

  2. Sipas situatës që ësht e njëjt duhet protest para kryeministrisë , se me çna kujtohet Arben Ahmetaj ishte zv kryeministër , tamam si Ilir Meta(se kujtohuni për çfar ësht bër 21 janari )! Pse ky haka dardha pas kurrizit të drogaxhiut , ndërsa Berishës nuk i han dardha pas kurrizit .Doktori bile duhet të mbaj përgjegjësi, edhe pasi ka 15 vjet që nuk ësht në pushtet , deri për të birin e një ish komisari , si psh djali i Breçanit ! Drogaxhiut që i zgjodhi vet me dor ,vrasësit , trafikantët , përdhunuesit , mbushi parlament e bashki , i hakan dardha e kokrra pas kurrizit dhe nuk mbaka përgjegjësi as për firmat që hedh vet fap e fap !

  3. Haqe apo larje hesapesh?
    Dhe kjo do bëhet nëpërmjet mjet Spak.
    Nëse atë e komandon Rama Ahmetaj tërë jetën në ilegalitet por me azil politik.
    Nëse e komandon Amerika Rama në burg.
    Kjo është fabula.

  4. Ja sa ti qije grate dhe motrat evgjitekomuniste, pastaj shohim dhe bejme.
    Shoku vet bashkoi 3 ministri per birin e kurvit. Pak njerez folen per kete! Ekspertet e bythes e pranuan, biles thane qe eshte shume i pergatitur. Me nje shkollim “serioz”,6 mujor ne amerike! Gjindje letyre. Te rroje partia

    1. Ky evgjit injorant te vetmen shkolle ka bere diplomuar ne anglisht para vitit 1992. Mendoni se cfare niveli anglishtje mesohej ne ate kohe. Dhe me kaq ia mbushi mendjen Edverit se ishte super specialist per gjithcka.
      Ne te vertete eshte specialist per vjedhje e mashtrim, ndersa superspecialist si maniak I lindur seksual. Fytyre tigri me te ndyre nuk ka se Ahmetaj.

      1. O idiot në atë kohë anglishtja mësohej vetëm në të mesmen nja 10 herë më shumë se sa një student i sotëm!

        Injorant muti!
        Sot pesaxhinjtë shkojnë për gjuhë të huaja ndërsa atëherë nxënësit më të mirë të 8-vjeçareve dhe bënin 8 vjet anglisht në të mesmen dhe në të lartën, kur për të marrë 5 të duhej të punoje 10 herë më shumë se sot për të marrë 10!

  5. Hakmarrje e Rames ? Ah pika qe su bie. Po cfare hakmarrje, keta jane ortake te qindra milion eurove e

    ndoshta te miliarave euro. Tani me shume ka nevoje Rama per Ahmetaj se Ahmetaj per Ramen, sepse

    Ahmetaj mund ti marre parate qe jane ne ofshore e te kercase e te fshihet.

  6. O Lapsi, heqja e pasaportës diplomatike nuk është hakmarrje por veprim i llogaritur i sulltan Ramës për ti dhënë një provë më shumë Ahmetajt në Zvicër për kërkesën për azil politik.
    Rama është aq i zgjuar sa të mos merret me hakmarrje të vogla inatçore por me veprime të kalkuluara që të arrijë qëllimin e paracaktuar. Në këtë rast që Ben Ahmetaj të rrijë i lirë jashtë e jo në burg në Shqipëri ku ti zbërthehet SPAK-ut.

  7. Tani rradha te arratiset eshte e BELINDES SPIROPALIT E XHACKES E ME RRADHE !PRA BUKUROSHE TE DASHURA MOS U BENI ME SHUME TAHMAQARE SHKONI JETONI JETEN. ME MILONAT E VJEDHURA

  8. I penduari zdo te thote qe nuk ka faj, kete e dine te gjithe, por nese thote te verteten e vjedhjeve qe kjo turme horrash kane bere, i denoncon ato me fakte e veprimet mafize qe kane bere, eshte nje ndihme e madhe ne rradhe te pare per popullin e mashtruar nga propaganda rilindase, dhe dyta, eshte prova mbi kete drejtesi mburravece, qe der me sot eshte marre me politikane, e mikrot e skandaleve.Te shohim, provat po i ndigjojme, e do ndigjojme, se sa zbatohet drejtesia e reklamave.Ketu eshte frika politike e SPAKUT,sepse perseri do krijojne alibira, se ne se jane te verteta, edhe jane, atehere opzita ka plotesisht te drejte mbi akuzat per qeverine por edhe per AsPAK drejtesine.

  9. Po e degjeneron Arben Ahmetaj Ramen, si KM dhe si njeri, duke e konsideruar edhe pervers.

    Po pjeshkat qe ia hanë pas shpine Kryperversit kush jane?!

    Sulltanatit po i bien breket.
    Dhe imagjinoni lakuriq gollakun adoleshent kryeminister! Neveri!

  10. Shqiperia po mbytet nga plehrat.
    Leket jane zhdukur.
    Te jap doreheqjen KM eshte urgjente.
    Te vihen nen hetim dhe te shpallet menazhimi mbetjeve emergjence kombetare.

    E pjese e ketij menazhimi nuk mund te jene ata qe e shkaktuan kete megavjedhje te paturpshme.

  11. duket qarte me ahmetajn njesoj si me mediun qe dine shume me teper sesa tregojne ………bythqira pseudo transparentë….

  12. Cfare ka treguar Mediu?

    Ahmetaj te pakten po guxon te mos bej burg per partine.

    BQ eshte akoma duke drejtuar nje qeveri hajdute.

  13. Fjale fjale eeeeeeeeeeeeeee por asnje dokumunt nuk del as nga beni dixhital i salihut dhe kjo olaaaaaaaaaaa qe ka perfituar goxha para nga beni dixhital i salihut, Benisherbim i fundit ne prag te ngordhjes se serbit salih.Trego Beni dixhitali i salihut sa miliona euro i paguan syrit tv

  14. Por, për të gjitha pretendimet e tij, nuk paraqiti asnjë fakt.

    Vetëm fjalë.

    Fjalë që i kemi dëgjuar edhe para se t’i thoshte Arben Ahmetaj.

    Se i thotë përdita nga ballkoni Sali Berisha.

    Nga Ahmetaj pritej të fliste me letra në dorë, je me aludime.Vazhdoni dhe shpellkare cecene maloke skiftera pushta skutha te salihut,por beni dixhital i salihut nuk tregoje asnje dokument qe ky popull te mendoje,por si Qimi dhe Beni dixhital i salihut fjaleeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

  15. Nëse Ahmetaj fiton statusin e azilantit politik në Zvicër, do të thotë se drejtësia e këtij vendi e ka bërë të pavlefshëm arrestimin e tij nga Europoli apo Interpoli.
    Ahmetaj ka marë mbrojtjen e shtetit zviveran.
    Është Rama që ka bërë një lëvizje infantile me heqjen e pasaportës dipllomatike të ish zëvëndësit të tij, pasi ka marë vesh se ai ka fituar azilin mbrojtës. pasi ndonëse e ka të ndaluar që të vijë në Shqipëri, nuk e pengon dot askush Ahmetajn që të nisë on line dokumenta e prova për fajësinë e Ramës e Veliajt në SPAK-un e Shqipërisë.
    E ka një të mirë edhe fodullëku e arroganca e Ramës pasi i flet goja para mëndjes..
    Ahmetaj mund të merte statusin e azilit politik, vetëm me deklaratën publike se po të isha unë gjykatës, Ahmetaj do ta pësonte shumë më keq.
    Cikido prokuror në këtë rast do ti bënte pyetjen :
    “Nëse e kishe përzgjedhur zv.kryeministër dhe e paskej merituar të dënohej më keq, si ka mundësi që këtij personi pas kësaj i dhe në dorë që të bënte çfarë të deshte me mbi një miliard eurot që u mblodhën për rindërtimet e tërmetit ? “

  16. një intervistë të gjatë në televizionin SyriTV. Pa ofruar fakte apo prova të reja, por kryesisht bazuar në interpretime, ai foli për një prapavijë politike në veprimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila sipas tij ka ngritur një çështje mbi supozime. Për herë të parë pranoi miqësinë e ngushtë me Mirel Mërtirin

  17. “I deklaroj Edi Ramës, se një qime floku po i prekët Arben Ahmetajt apo familjes së tij, do e pësosh personalisht me familjen tënde.Beni dixhital i salihut ja ka futur kembet ne nje kepuce salihut sa e detyroje serbin salih te thote fjalet e mesiperme sot para shpellkareve te tij te rrugica.

  18. “Mos ma prek Ben Ahmetaj” – PD i reagon Berishës: Rrogëtari i Arben Ahmetaj duhej të kërkonte falje, fillimisht demokratëve

  19. Deformimi, tjetërsimi, grabitja dhe shkatërrimi i pronës publike ka nisur që në vitin 1992, kur dishepujt “blu” të “terapisë shok” u vërsulën me pisha në duar dhe i vunë flakën Shqipërisë, dogjën fabrika, uzina, kombinate, punishte, vreshta, plantacone me mollë e kumbulla, grabitën pasuritë e mbetura më “duar të pastra”, në emër të një lufte absurde kundër komunizmit, nga ish-komunistë fanatikë dhe plangprishës, që duke djegur gjithçka, donin të mbulonin gjurmët e krimit dhe të vjedhjeve galopante, që do të ndërmerrnin më vonë, ditën për diell. Pas kësaj, nisi ndërtimi i ologarkisë politiko-financiare të Oborrit Blu rreth Doktorit, u cili u bë simbol i babëzisë dhe i qeverijses për intersa private abuzive dhe korruptive të këtij Oborri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *