• |
ide | kryesore

Ndryshime në qeveri/ Rama shkarkon Ahmetajn, zëvendësohet nga Balluku

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Edi Rama ka nisur të bëjë ndryshimet e para në qeveri pas hapjes së negociatave me Bashkimin Europian. Sot ka njoftuar për shkarkimin e zëvendëskryemisnistrit Arben Ahmetaj nga ky post si dhe nga ai i Ministrit të Shtetit për Rindërtimin pas tërmetit, për të emëruar në vend të tij Belinda Ballukun.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE,ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka,një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore& Ministre Shteti pranë kryeministrit. Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre. Falenderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falenderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”, shprehet Rama.



60 Comments

  1. Dakord qe nuk mund te rrish pa permendur spektaklin…., po si nuk e ke permendur asnjehere te vetme fjalen tende tashme markë – “LUFTA”???

    1. E c’pastaj iken nje hajdut me cizme llastiku deri ne gju dhe vjen nje hajdute me cizme gjahu deri ne brez, KAQ!

      1. SHUME E VERTETE!!

        BALLUKU ESHTE NJE RRUGACE E SUPER HAJDUTE, PERFSHI SHOQEN E SAJ MATILDA ,

        GRUPI I HAJDUTEVE ME CIZME DUHET TE SHKOJE NE BURG, JO NE QEVERI

  2. Mu kujtua dikur kur luanim te lagja, dhe hanim buke+gjalp+sheqer. Kur nuk kishte gjalp, ja fusnim me buke+vaj+sheqer. Kur nuk kishte edhe vaj, detyroheshim te hanim buke+uje+sheqer (edhe cik kafe per arome). 😀

    Si perfundim, buka ngel ajo qe nuk ndryshon!

    1. Lajmi neper media qe me mengjes ishte se ndryshime te medha po ndodhnin ne qeveri, por na doli qe shkarkohet vetem Ahmetaj dhe per ta amortizuar, lajmi u shoqerua me shkarkimin e nogociatorit te BE. A thua se ky i fundit ishte ne rang minister. Ahmetit i uroj byzylyket.

    1. Vendimet jane te menduara dhe te pergjegjshme perderisa z. Rama ka vendosur keshtu. Urojme suksese zonjes Balluku ne kete rrugetim

  3. E c’pastaj iken nje hajdut me cizme llastiku deri ne gju dhe vjen nje hajdute me cizme gjahu deri ne brez, KAQ!

  4. Zef Mazi i majte,por diplomat karriere zevendesohet nga kush?
    -Nga nje NOBODY 🤷🏻‍♂️
    Beni e kishte dicituren
    -Faleminderit por po merziten vetem Lefteri me “Qorrin”

  5. Ju karakurva mavi se bashku me Bela Ballukun e cani rrugen e historise me shpelle ne gadishmeri per pune fut e qit

  6. zoti Ahmetaj ka bere nje pune fantastike me rindertimin, dhe jam i sigurt qe do marre nje pozicion tjeter pasi ka treguar seriozitet ne cdo pune qe ka marre

  7. Ndryshime ne qeveri jane te rendesishme ne menyre qe te kemi ide te reja e risi. Balluku eshte e zonja dhe jam e sigurt qe do e kryeje me sukses kete detyre

  8. Levizjet ne Qeveri jane normale e duhen bere me shpesh, sikurse edhe ambasadoret e Perendimit qe nuk rrine me shume se 4-5 vjet ne nje shtet

    Rotacionet jane pjese e luftes kunder korrupsionit, ndersa per diplomatet edhe kunder blerjes nga sherbimet e huaja.

    Ndryshe ndodh tek ne, ku funksionaret hedhin rrenje e hapin kanale te nendheshme brenda e jashte vendit. Madje e mira do te ishte te merreshin te rinj nga shoqeria civile e jo vetem ushtare te Sorosit, te cilet dallohen nga llafollogjia e marketingu, por jo per punen e cilesite.

  9. Urime Ballukut ne detyren e re, Ahmetaj ja doli shume mire me rindertimin dhe besoj do i jepet nje detyre e re shume shpejt

  10. Suksese zonjes Belinda Balluku ne kete detyre te re te ndermarre, jam e sigurte se zgjedhja e bere nga z Rama per kete ndryshim eshte me e sakta

  11. Ne ndryshim per te miren e vendit , tani si vend kandidat per BE , ishin te nevojshme keto ndryshime pasi jane shtuar detyra te reja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *