• |
ide | kryesore

“Të duan në burg vëlla”/ Ahmetaj tregon mbledhjet e partisë “do ta çojmë në të s’ëmës”

Arkiva, Kryesore, Lajme
Ahmetaj



“Politika dhe drejtësia e re kërkon statistika” kështu e shpjegon ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj akuzën që iu ngrit për ta burgosur për korrupsion. Ahmetaj nuk u paraqit në kuvend ku shokët e tij të partisë do të votojnë për ta arrestuar. Në versionin e historisë që jep Arben Ahmetaj fajin, sipas tij nuk e ka gjykata, as prokurorët e SPAK, por shokët e partisë që po e arrestojnë. Dikush prej tyre edhe e kishte paralajmëruar se e pret burgu. Ia kanë thënë troç, “të duan në burg vëlla”. Dikush tjetër i ka thënë se në një mbledhje partie, për të është thënë që “do të shkojë në të s’ëmës” shumë kohë më parë. Të tjerët i janë shmangur nga frika, sepse Ahmetaj prej kohësh ishte shndërruar në target për t’u futur në burg.

“Dikush me tha “te duan ne burg vella” Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite. Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut” shkruan Ahmetaj.

Nga ajo që tregon ish-zv.kryeministri, klima në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste ngjan me linçimet në diktaturë. Para se dikush të burgosej, në fillim ndjente veçimin nga shokët dhe miqtë që kishin frikë t’i qëndronin pranë. Kontrollet e policisë shkonte paralel me propagandën, siç tregon Ahmetaj se iu bë nga mediat kombëtare. “Përndjekje” e quan Ahmetaj sulmin që i bëri Top Channel.

“E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjetueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shume vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojne mesazhin…kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128. Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode”.

Duke refuzuar akuzat që i bëhen, Ahmetaj risjell edhe një herë citimin e avokatit të mbretit të Francës në shekullin e XVIII “dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”. Por Ahmetaj nuk pranon se ai është mbreti, koka e të cilit do të rrokullisej për të ligjëruar revolucionin që u bë me reformën në drejtësi.

“Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës” ka shkruar Ahmetaj.

Në reagimin e tij për gjyqin që po i bëhet në Tiranë, Ahmetaj mohon çdo akuzë, ndërsa vë në dukje se nuk po dënohet për inceneratorët, por për atë që ka qenë në 25 vitet e fundit. Ahmetaj mohon se ka përfituar para të cilat i ka përdorur për të blerë vilat, ashtu siç thonë prokurorët e SPAK.

“Eshtë hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re. Kushdo qe esht rritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze” thotë Ahmetaj, sipas të cilit “Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje t’i fshehe, do dalin gjithsesi”./Lapsi.al

POSTIMI I PLOTË I AHMETAJT:

Të dashur qytetarë të Vendit tim,

Të dashur votues të mi e të Partisë Socialiste,

Te dashur Miq e Armiq njelloj

Sot është dita kur Parlamenti do votojë heqjen e imunitetit tim, dhe autorizimin e arrestimit tim. Mendova qe të ndaja me votuesit e mi kryesisht, dhe me të gjithë qytetarët këtë mesazh.

Votuesve të mi:

Juve që më votuat në Tirane në 2005, juve që më votuat në Korcë në 2009, juve që më votuat në 2013 në Gjirokastrën time, në Përmetin tim e në Tepelenën time, juve që më votuat në Rrogozhinën time e në Kavajën time në 2017, juve që më votuat në Njësinë nr. 4 në Tiranë, e në gjithë qarkun e Tiranës në 2021.

Faleminderit nga zemra!

Shpresoj e lutem ta kem justifikuar besimin tuaj. Në mendje ju kisha pikërisht juve, që kur ideova e hartuam taksën progresive që i dha të drejtë të gjithë atyre që paguheshin më pak e paguanin më shumë. Shpresoj të kam bërë më të mirën time kur mora përsipër Ministrinë e Ekonomisë dhe marrëdhëniet me sipërmarrjen, e më vonë edhe turizmin. Frytet t’i gëzojë vendi, sipërmarrja e qytetarët e zakonshëm.

Shpresoj të kem bërë më të mirën kur mora përsipër Financat në një periudhë tejet të vështirë për ekonominë e vendit dhe i dorëzova në kulmin e rritjes reale. Shpresoj të kem bërë më të mirën me Rindërtimin, kur mijëra e mijëra familje ngelën rrugëve pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019. S’kam për ta harruar atë nënën në Vaqarr që qante me lot kur hyri në shtëpi falas, e prone e vetë, e si ajo mijëra familje. Shpresoj të kem bërë më të mirën dhe me pandeminë, me sipërmarrjen dhe me rendjen së bashku me kolegë, për vaksinat që nga India, Jordania, Anglia, Amerika e Turqia e gjithandej për të shpëtuar jetët e qytetarëve të vendit tim.

Shpresoj të kem bërë më të mirën si ZvKM, me ideimin dhe fillimin e dixhitaliziit të kadastrës, apo dhe statelitët Albania1 e Albania2 që, sic thotë Niko i Lesajve, po më ndjekin mua në “arrati”. Jam munduar të bej më të mirën.

Kush qeveris e punon, nuk është kurrë dot perfekt. Ju kërkoj ndjesë dhe për këtë.

Une nuk hyj tek “fytyrat e bukura” që ngjaj bukur në TV, dhe të ngjall perceptim pozitiv, sic rëndom ndodh me këdo që refuzon të ikë nga ekrani duke treguar bëma të bëra e pa bëra. Fatkeqësisht, ose fatmirësisht, s’jam i tillë. Nëna dhe Babai më kanë dhënë një fytyrë krejt të zakonshme. Ndoshta serioziteti im në punë mund të jetë marrë dhe për arrogancë, s’ka qenë i tillë kurrë, kush me njeh nga afër, e di mirë këtë. Gjithsesi, ndjesë dhe për këtë.

Falenderoj dhe Kolegët e mi të mazhorancës dhe opozitës për nxitimin e treguar këtë javë. I “mirëkuptoj” për këtë, sepse politika dhe drejtësia e re e akoma e hershme për t’u quajtur e maturuar, kërkojn statistika. Sic tha dhe avokati im “Populizmi gjyqësor e penal në ngjitje është më i rrezikshëm se sa populizmi politik, për shkak se humbet e i mungon legjitimiteti demokratik”. Avokati im në Këshillin e Mandateve citoi një thënie të vjetër nga Franca “E shoh që dy zgjidhje të mundshme ka në tavolinë, ose do të bjerë koka e mbretit, ose ju do të duhet të pranoni dështimin e revolucionit”.

Unë jo e jo që s’kam gjak blu, por jam një njeri tejet i zakonshëm, me gjak nga Gjirokastra, Vlora, Korca, Rrogozhina, Kavaja, Lezha, Kukësi e Tropoja nëse doni. Dhe lutem e shpresoj që Drejtësia e Re që unë e kam mbështetur e votuar me të dyja duart, të mos deformohet nën presionin e politikës dhe statistikës.

E kam perjetuar diku me qetësi, diku me “buzëqeshje të brendshme”, diku me revoltë të brendshme, nxitimin triumfues të largimit një vit më parë, totalisht një sinjal për “të gjitha kafshët e pyllit”, kërcënimin me demek indirekt në një forum partie “se do ikja në të s’ëmës”, habinë dhe thyerjen kur mora vesh se kush nga “tanët” ( së bashku me ata që më duan të vdekur, sic tha Fevziu në Opinion përpara disa muajsh), promovuan mercenarët të shërbenin kundër meje, “marrjen peng” të bashkëjetueses time dhe ish-bashkëshortes time, e më pas kontrollet spektakolare të emetuara si të ishin kallëpe të dala nga goja, e banesave, ku lajmi shkonte më parë në media sesa procesverbali në zyrat e institucionit, të qenit një “black falling star” në një media kombëtare që e kam dashur dhe respektuar shumë (meqë ra fjala, dhe lufta në Kosove dikur zgjati më pak në media se sa emri im servirur nga Spin Doktor/doctors si gjellë e helmuar e përditshme), pastaj disa “falanga” të dala nga kuadri i ligjit që nuhasnin gjurmët e mia. Në shume vende demokratike ku Spin doctor/doctors nuk do arrijnë të strukturojne mesazhin…kjo quhet “PËRNDJEKJE”. Ka një nen në Kodin penal, ndoshta 121, ndoshta 128.

Ahhh, harrova se si filloi, me frikën dhe stopimin e 90% të atyre që punoja në nivelet e larta në politikë apo ekzekutiv, e që dikur ndoshta i kam mbështetur e promovuar (me ato mundësi të miat), për të bërë atë që kishim bërë ndër vite, të ishim miq e shokë. I kuptoj që “duhet” të kishin e kenë frikë, ndoshta. Nuk i mirëkuptoj, po e di që ishte gjendur “armiku” që do dimensionohej e ridimensionohej më pas në shumë episode.

Dua te sqaroj qytetaret dhe mbi te gjitha votuesit e mi per ca dyshohem, apo sic kanë qejf disa gazetare opinioniste e politikane akuzohem:

Per njohje te hershme me nje njeri i cili kur une e kam njohur ka qene njeri normal e ne punen e vet. Nuk e di e s’marr persiper te bej gjyqtarin, për cfarë ka bere ne jete ky njeri. Po nuk besoj se njohja me dike qe ndoshta drejtesia e akuzon, te ben te akuzuar apo bashkëpuntor.
Une ne pune time ne opozite dhe me pas ne qeveri kam pas kontakte me gati 100 perqind te bizneseve te vendit. Mijëra mengjese pune, dreka pune, darka pune, takime pune kane dhene frytet e tyre ne politikat e zhvillimit te vendit. Mendimet dhe kontributet e tyre kane marrë qindra here formen e nismave ligjore ne funksion te zhvillimit te vendit.

Nje gazetar qe vleresoj shume per profesionalizmin, ka thene diku qe “ckodimi i Blackberry ka zbuluar”…

Bisedat e mija sic e theksova dhe dje jane krej normale dhe impotente ne raport me favorizimin apo lobimin, aq me teper ne opozite

Se ish bashkshortja ime (qe ska punuar kurre ne nje institucion shteteror) ka shitur metra katrore, prone e deklaruar ne deklaraten time te pasurise, ne treg te lire, si korrupsion???? Pronen e familjes te deklaruar me burime te verifikuara, si korrupsion?? Hetim kujt ja ka shitur pronen??
Nena ime ne 2006 ja ka shitur shtepine tone motres time, qe jeton gati 17 vite atje. Quhet fictive???

Se bashkjetuesja ime (qe ka 20 vite qe punon ne sektorin privat) dhe familja e saj ka blere prone ne Hamallaj, me transaksion te paster e te verifikuar bankar. Mercenaret e kapur ne flagrance kan pretenduar se ka qene prone e Klodian Zotos. Bejeni kete pyetje publikisht. Klodian Zoto, qe ska qene kurre miku im, se ka pasur kurre prone, e ska paguar kurre nje cent per kte prone, qe me pas te ishte ne gjendje te falte e dhuronte kte prone. Verifikojeni se esht kollaj te mos e duash “fytyren e ngrysur” timen ne perceptim.
Se kam bere alokime e rialokime me kerkese gjithmone te ministrive te linje, si minister financash. Ejj Ministri i Financave ben gati 2000 rialokime e alokime e celje investimesh ne vit. Kush e njef ligjin e Buxhetit qesh me kte akuze. I lutem institucionit te drejtesise ta lexoje kte ligj.
Se kam bere biznes ndertimin ne 2004 e kam mare e kredi ne 2006 per kte biznes ( e verifikueshme nga banka Amerikane, sot inteza san paolo). Ne komision u tha nje e pavertete, qe kredia esht mare ne 2016. Kush ka ndertuar e blere shtepi e di mire si funksionon ky biznes ne Shqiperi.
Per mos marje pjese ne procedure te tenderave dhe koncesioneve, per shkak te pozicioneve te mija zyrtare. Pozicionet e mia zyrtare ne ministri te ekonomise apo financave nuk marin pjese ne procedura. Letrat jane atje. Skam mare pjese procedurat e inceneratoreve. Letrat do dalin, e nese dikush do te kerkoje ti fshehe, do dalin gjithsesi.
Se esht perdorur fondi rezerve per financim e inceneratorit te Elbasanit. Edhe sikur te ishte keshtu do ishte serish komplet ligjore. Por financimi i inceneratorit te Elbasanit eshte bere kur une skam qene minister Financash, dhe eshte bere ne perputhje te plote me ligjet ne fuqi. Paraardhsi im, Z.Shkelqim Cani dhe qeveria ka zbatuar ligjin ne kte vendim. Mesova kur u thira ne SPAK, se nuk e mbaja mend qe skisha mar as pjese ne kte mbledhje qeverie.
Per ju qe I lexoni si kurreshtare (nese i lexoni), hetimi im ska pasur fare te bej me inceneratoret, se une per shkak te pozicioneve skam pasur tager te perfshihem ne procedurat e tenderimit. Esht hetuar Arbeni, jeta e tij per 25 vite, dhe jo procedura. Te thahet liqeni, mbase ngelet peshk ne taban. Standart qe sduhet ti perkase drejtesise se re.

Kushdo qe esht ritur me mua ne femijeri, apo ka pasur lidhje miqsore apo dikur biznesi e tavolinash eshte hetuar. Nexhmija po te ishte gjalle do thoshte “mua s’me qeka bere asnje nga “non grata” qe eshte leshuar si hijene bashke me te deformuarin e zeshem, apo “miq” me thika blu e roze.

Dikush me tha “ te duan ne burg vella”

Kam mare kercenime (I kam me screenshot e me ze ndoshta), madje se fundi dhe nje mesazh triumfi si mirseardhje…Nese do ta meritoj, sigurisht qe do ndodhi…po jo perpara se e verteta te mari rruge e drite.

Shpresoj te dalin sa me shume shkresa e letra te miat, si ajo ato qe BIRN nxori dje, qe qytetaret te kuptojne (aq sa mundet) qe puna “ e fytyres se ngrysur” ka qene ne interes te publikut.

Me kan quajtur “ne arrati”. Mendoj qe kam ikur per arsye seroze familjare ( nje pjese e miqve te mij e dine perse), dhe besoj e mendoj kam ikur prpara se kerkesa e SPAK per imuitetin tim te ket shkuar ne poste per te aritur pas disa ditesh ne kuvend. Kush ka qejf per scoop ta quaje ‘arati. Dhe Luigjit te 16 ju dha kater dite kohe perpara se ti pritej koka, ndersa mua e avokateve te mi, as 24 ore (17 ore gjithsej) per nje dosje 230 faqe e mbushur me supozime e ndoshta ‘palë të treta’ e nje material 60 GB.

Se fundmi I falenderoj te gjith koleget e mi, te mazhorances dhe opozites qe do te votojne sot, dhe ata qe vrapojne dhe thone qe pergjegjesia eshte personale. Poooo personale eshte kur e shkel. Sidomos per ata te hershem, sot ne apozite, e te rinj qe firmosin per pune e projekte….

Në mbyllje, I kerkoj te falur familjes time, Livias, Kejsit, Kejlis, Erjoles bashkjetueses time, Albines, ish gruas time, nenes time, motrave te mija, miqve te mij per shqetsimet qe i kam sjelle pa dashje me kte histori, Shpresoj qe te me falin ne kte jete.

I kerkoj te falur dhe votuesve te mi, po zoti e di t verteten, qe un do mundohem dit pas dite ta nxjer.

To be continued…



38 Comments

  1. Shijo leket Beno edhe mos e rruaj pallen per keta komunistat qe te perndjekin se je opozitar I vertet brenda ps.liri demokraci,liri demokraci.

    1. Fiks megalloman i rendomtë , hajdut katerkomesh , kurvar dhe kokrra e kurves .

      Ska këllqe të tregojë për ramën.

      Doktori kishte të drejtë rama i tha të ikë. Tigri me zërin e tin tmerrues iku të qijë dashnoretme paret e pensionistëve..

    2. Duket qarte qe pas Ahmetaj qendron Berisha dhe Meta. Me gjasa, ata kane futur Zoton dhe Mertirin te korruptojne Ahmetaj dhe ky Ramen me qeveri e kuvend ne menyre jo per dava 400 mil euro por per te njollosur Ramen. Por Rama, pra Partia, e zbuloi planin, identifikoi armiqte dhe ia la ceshtjen organeve kompetente te gjejne provat. Pra, bravo SPAK. Vetem nje pyetje se spo merret vesh: tani qe konspiracioni u zbulua, pse pagujne ende qindra mijra euro ne muaj???? Mbahu Rame dhe zbulo ndonje konspirator tjeter. Shoku Enver eshte krenar me ty.

  2. qenie e turpshme ,njesoj si cdo politikan tjeter ,vemje qe kane rregulluar jetet e tyre dhe qe as qe duan tja dine cbehet me te tjeret ….deklarojne lloj lloj pasurish qe po ti behet nje qilizme (kur i do bytha shtetit) cdo gje del ne drite ,po ketu ska as shtet e as ligj prandaj njerezit largohen,ketu propagandojne shtet ata qe i mbarojne punet me telefon ,rama i tregon qytetaritvrealitetin kur nderkohevska lidhje me realitetin qe nje qytetar normal jeton perdite ,jeta eshte shumeve lodhshme nevate vend plot me militante qe duan te shtryshin cdo gje qe munden mecate post qe kane …..

  3. Që s’je burrë i mirë kjo as diskutohet sepse ke qenë pjesë e një sekti që normë la vjedhjen,korrupsionin dhe gishtin pas në b…ë.Dhe je habitur kur kumandari ka thënë të shkojë në të sëmës. Më solli kohën e Dullës kur hante kokat e shokëve e ulërinte po kështu. Asgjë s’ka ndryshuar. Është po ajo bandë komuniste që vrau e preu dikur deri te shokët dhe që po bën të njëjtën gjë sot që eleminon opozitën dhe shokët e tyre. Monizëm atëherë e monizëm tani.

  4. dhiz iz a mirakull ov fridhem .Enveri ja priste bilen kujtdo qe tentonte te vidhte gjakun dhe djersen e shqiptareve te thjeshte.Pas viteve 90 kur na erdhi shkerdhatokracia,askush nga liderrat dhe elitat e pjerdhura fshatareske nuk e ka rruajtur bilen per vjedhjen e shqiptareve .

    1. Pse Enveri cfare bente??? Ai iu vodhi njerezve lirine, pronen, prishi karakterin njerezor te shqiptareve duke ndertuar njeriun e ri te indoktrinuar deri ne palce. Vrau e preu sa nuk i mbante shpata.

      Me fal, por nuk eshte krahasimi i duhur. Komenti yt me duket pa vend.

      1. Enveri e mori pronen nga private e beri publike kurse sot ta merr ty qeveria dhe ja jep cifuteve Amerikane. Enveri ndertoi njeriun Shembullore pa vese dhe DROGE ose prostitution dhe pa ahkuroeezime ndersa sot me nje Shoqeri te kalbur drogaxhinjsh dhe prostitutash

    2. O idiot Enveri i mori jeten shqiptareve i mori te ardhmen femijeve e nxiu ate vend , pasojat e tija paguajme akoma sot me keto vemje qe na qeverisin …..

    1. Mire do ishte qe ki benua te fliste hapur…
      Perderisa thonjepareri narkomani-neurotik e kercenoi dhe do ta coje ne te s’emes…
      Ki te nxjerre te verteten kush i tha te firmose…
      Dhe ta coje ramutin te vrima e bithes se kristaqos… andeje nga ka pjelllure kjo bushterr e pangopure.

    2. Tiger, partia jote te arreston, partia ta ve partia ta heq.
      Shko te Gici e Gjushi tani dhe beni gojore me njeri tjetrin nderkohe qe Veliaj e Gjiknuri behen gati te iu bashkohen. Krijoni nje gruo parlamentar ne burg me emrin GOJORE.

  5. Meqe shkoi puna me te futme e per pune statistikash, futja ti i pari shokut Ramazan o tiger. Kur “hahet” mbreti ne shah, ajo eshte “top statistic” dhe mbyllet loja. Kshu dhe ne rastin tend, ti meriton burgun se dhe ti ke vjedh, por ne kembim per sherbimin qe do i besh publikut duke denoncuar kreun e kartelit qe e beri Shqiperine menxyre ne keto 3 mandate pushtet, mund te shijosh lirine ne azil politik atje ku je. Rruge tjeter ska se ose do perfundosh vete me Safetin dhe ti boni blowjob njoni tjeteit ose do te zhdukin “shoket e partise” per “te miren e partise”.

    1. ka dhe rruge tjeter, tigri ben vetem presiondhe rama me shkopin magjik te spakut e denon ne mungese dhe pastaj shoket e rames ne gj larte e rikthejne per hetim, dhe rihetohet edhe i her tjeter, pastaj ulet prape denimi dhe ne gjykate te larte pas 10 vjetesh vepra parashkruhet se ka dale jashte afatave.

      arbeni do gezoje paret ne emigrim i bllokuar sepse ekstradim smund te kete kur krzeministri te shigjeton dirket , ska gjykate ne bote qe te te ktheje atje ku e ke burgune sigurt nga ekzekutivi.
      rama me mediat kazan dhe ekipin e fuges , lul bash braven tom doshin dhe rrahman rrajen dhe mbi te gjitha me kimete piththaren e rradhes do vuaje skandalet njeri pas tjetrit por mandatin shanset jane qe do e mbylle, dhe mbase mabse rrezikon te marre mandatin tjeter nese usa nuk i heq mbeshtetjen per narkoshtetin. rama letrat per burg federal i ka gati

      per momentin administrata e bidese eshte e pjerdhur dhe me ukrainen ka ik per lesh usa dhe be. duket si budallik por ja qe ererat e bidese e mbajne ne pushtet ramen. Arbeni ahmetaj eshte nje varikars qe sdo te beje asnje dite burg edhe pse ka bere leke me shumice. edhe alqi bllako doli me burre se tigri i palortose apo lagjes punetori ne gjirokaster.

      ne cfare do lloj aspekti , nga cdo kend qe ta shohesh rama qe nga 2013 e deri me sot ka material per burg non stop. cdo dite mund ta denosh, ska pas noi kryeminister me te inkriminuar shqiperia. por kjo zgjidhet vetem me protesta, presion te brendshem dhe te jashtem dhe nderrim pushteti .
      te gjithe te tjerat jane endrra me sy hapur

      1. Gjirokastriti nuk ja fut dot njeri gjirokastriti ndryshon nga labi de laluci ata Jane te prere nuk Jane servila Kam shume besim do ta zbuloj kozanostren se kush I jep urdhrat per TU boshatisur fondi rezerv I shteti sherbimin me I mire qe mund ti beje qyteterve shqiptare dhe votuesve qe e kan respektuar me voten e tyre kjo do ishte respekt ndaj kombit tend duke tregur te verteten se nga u urdherua vjedhja sepse ramazani nuk kishte celsat e kashtes AJ Tani ka aroplan 300vendesh privat dhe juve ju dergoni ne speak beju trim njeriu nje jet ka tradheti nuk quhet te tregosh kryeorganizatorin hajdut kriminel tradheti quhet te tradhtosh nje popull te vuajtur te tradhtosh jetimeve te pa mundurin jetimin pensinistin qe nuk ka ilace e verteta vonon por del ne shesh beje te ngelesh ne histori dhe mos harro se same shum vonohet e verteta krimineli gjen menyra per te mbuluar gjurmet

  6. Kshu ia bene ballukut ne kohen e dulles, kshu ia boni ballukja ktij tani. Komunsiaza te felliq ne nje batak grryhen. Ky popull qe se ka kuptu akoma qe vjedhja e shtetit eshte si vjedhje xhepistash… o popull mos nderoni me hajdutat se duhet te ike ajo kohe

  7. Po pse qan or tiger,or luan I korrupsionit?
    Me qe je tiger fillo e ulerit me force emrat e kupoles te MAFIAS shqiptare:
    1. Edvin Bilalramshkerdhata
    2.Erion Velinexhad
    3.Enjll Agac-aga
    4.Ermonfel Pela
    5………./
    Nuk ke BITHE me ciceru se je kokrra e hajdutit i dale nga vatha e organizates kriminale PARTIA SOCIALISTE e Shqipnise.
    E sa per revolucionin e koken e mbretit,harroje .Ne nuk jena as VERRA e bithes e popullit Frances.
    Ne vetem flejme me sy hapur dhe per ne
    “Fluturon Edvishkerdhata”.

  8. Ne se do pak simpati nga shqiptaret e vuajtur, mos fol me nenkuptime, por trego me emra, keshtu do te fitosh nje buzeqeshje nga fytyra e ngrysur shqiptare. Tregohu pak burre, nuk po them tiger, se tigri nuk eshte kafshe shqiptare.

  9. Jevgjiti paska shantazhuar edhe Adriatik Doçin , kryeshantazhuesin e gazetarise kurve .
    Ça ndodh ne kete vend , vetem kurvat , bythlepirsat , hajdutet , shantazhuesit dhe injorantet dalin fituese .

  10. Një njeri i sanksionuar familjarisht si hajdut, me grua hajdute vajzë hajdute djalë hajdut dhe vet kryehajdut, natyrisht që ndjehej në qiell të shtatë kur mendonte se do diskutonte për sanksionimin e një kundërshtari të tij.
    Dy copat e tjera të opozitës po ashtu ndjeheshin dyfish të motivuara si nga gëzimi I Berishës ashtu dhe nga zemërimi i Edi Ramës.Arben fol tani per lidhjet e tua te vjetra dhe te reja me salih berishen eshte koha te flasesh,me shume se rama,salihu te do ne burg,prandaj trego

  11. O zagar grua qirë po ke bythë ,dhe je i larë qendro këtu dhe përballu me ata që grin sallatë mos u fshi si Urithi.

  12. një video-je ku Doktori dhe Zeni ecin në Gjermani bashkë të vetmuar, e mërziti shumë Mulin.

    Aq më tepër duart e Doktorit pas sikur i kishte lidhur me pranga.Ti i ores 21:34 o cecen i Qire beji nje pune salihut shko shkerdhe motren vajzen mamane po pate kohe dhe babin se keshtu e kenaq salih karaxhic berisha

  13. O mavi qe ke komentuar -22,18 ,te mbeti goja Doktori,Zeni o grua qire ,o moter qire,o fis qire,o prag qire o te shkerdhevsha dhe femijet e djepit cfare pidhin e gruas dhe motres tende ke qe e kruan bythen me mua.

  14. Ndaj dhe nga mëngjesi në darkë, në televizione dhe portale shohim live Sali Berishën dhe Ilir Metën, se i ka blerë Rama mediat.O rroteKari ekselent i salihut,cfare te duhet ty cfare shkruaj une per salihun o pedofil i familjes,cfare mutin do ti cfare them une per salihun,vazhdo punen ti per cfare paguhesh nga salihu,por mos u merr me mu o loqja e majte e salihut

  15. Gafa e kontraktores Ola Xama – ngatërron projektin e IFC të Bashës, e mundohet të shpëtojë Ahmetajn duke fajësuar pa të drejtë Veliajn. Më shumë se plehrat, vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!

    Ironia e gazetarit investigativ: Si mundet që Veliaj të akuzohet për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku për një projekt të kopsitur nga ish kryebashkiaku Lulzim Basha për landfillimin e ta lidhës këtë me incenerimin? I bie që “koka e inceneratorëve” na del Luli…

    1. Vulin non grata, Vuçiç nuk e shkarkon: SHBA të na japë prova dhe do e ndjekim penalisht,dy kriminelet serb salih e vucic te ne nje mendje duan provat qe amerika tja tregoje,kur te dy i din provat

  16. Shqipëria ka një përmirësim rrënjësor të sigurisë publike. Tirana dhe qytetet kryesore bregdetare të Shqipërisë janë qytete të sigurta sa i përket sigurisë së qytetarëve. Kriminaliteti është i ulët dhe vrasjet janë gati 50 për qind më pak se një dekadë më parë.

    Por krimi publik duket i përqendruar në banda të cilat kanë mbështetje politike, si nga qeveria, por dhe nga opozita

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *