• |
ide | kryesore

Foto/ Paraqitet në SPAK ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt është paraqitur mesditën e sotme në SPAK, ku po merret në pyetje në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-bashkëshortin. Albina Mançkës i është sekuestruar një në ‘Green Coast’ me dyshimet se është përfituar nga paratë e korrupsionit të ish-zv.kryeministrit.

Më herët ish-gruaja e Arben Ahmetaj, ka deklaruar se vila nuk është pronë e saj. Gjatë marrjes në pyetje Maçka, ka pretenduar se vilën në Palasë ja ka lënë një shoqja e saj e cila jeton në Zvicër dhe pretendon se ka vetëm një banesë në ish-Bllok.

Pasuritë e Ahmetajt u sekuestruan nga SPAK që e akuzon ish-zv.kryeministrin për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Ndwrkohw po sot, Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzat për aferën e inceneratorëve ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt përmes avokatit të tij.

Ndaj Arben Ahmetajt janë ngritur akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Përfaqësuesit ligjor të Arben Ahmetaj, i cili ka kërkur azil në Zvicër, i janë bërë me dije të gjitha aktet e fashikullit hetimor në ngarkim të ish-zv.kryeministrit.

Zyrtarisht janë tre të pandehur për aferën e inceneratorëve, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Arben Ahmetaj.

Ahmetaj akuzohet se në kohën kur ka mbajtur poste të rëndësishme në në kabinetin qeveritar ka përfituar nga bosët e inceneratorëve ryshfete të ndryshme nga pasuri të paluajtshme, pagesa të udhëtimeve dhe dhurata të ndryshme.



2 Comments

  1. Gruaja e Ahmetaj ka pronesi tek Restorantet Ulliri ne Teg, tek Ulliri PS, Yamato,Nazar e Nona ku qarkullonte eurot e Arbenit.

    Ka edhe tek Lodrat ne TEG.

    Spaku i ka faktet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *