• |
ide | kryesore

Kriza e legjitimimit të projektit socialist

1, 2, Arkiva, Ide
Blendi Kajsiu



Artikulli “Kriza e legjitimimit të projektit socialist” është pjesa e tretë (dy të parat në linqet më poshtë) e një cikli shkruar nga Blendi Kajsiu  enkas për Lapsi. Al

Partia Socialiste sot, si një projekt elitist dhe modernizues, përballet me një krizë legjitimiteti që buron nga hendeku në rritje mes artikulimit dhe realitetit të qeverisjes së saj. Së pari, pretendimi i saj se e ka zhvilluar dhe modernizuar Shqipërinë si kurrë më parë kërcet me realitetin ekonomik të shumicës së shqiptarëve për të cilët zhvillimi dhe modernizimi socialist përjetohet si pamundësi për të përballur një jetesë dinjitoze.  Së dyti, artikulimi i PS-së si një elitë e aftë qeverisëse kërcet përballë realitetit të një qeverie gjithnjë e më anonime, me një administratë publike klienteliste, e përfshirë në një sërë skandalesh korruptive, ndërkohë që procesi i rigjenerimit të elitave në PS është bllokuar. Pa përmendur mjerimin arsimor, akademik, kulturor dhe intelektual në të cilin ndodhet Shqipëria sot, që ka stimuluar edhe largimin masiv të trurit.

Ndonëse qeverisja socialiste ka një sërë arritjesh të padiskutueshme, që nga e-Albania deri tek kontrolli i territorit, infrastruktura dhe rilindja urbane, zhvillimi dhe modernizimi socialist ka prodhuar përfitime shumë të mëdha për shtresat më të pasura ndërkohë që për shumicën e qytetarëve të mesëm e poshtë është përkthyer kryesisht në rritje të kostos së jetesës. Është pikërisht kjo kosto e lartë jetese që shpjegon emigrimin në masë të shqiptarëve, sidomos në qytete si Kukësi  (shiko: https://www.ucl.ac.uk/news/2023/jun/opinion-albanias-brain-drain-why-so-many-young-people-are-leaving-and-how-get-them-stay).

LEXO MË TEJ

Çfarë është e majta dhe e djathta në Shqipëri

Modernizimi i Tiranës me kullat e saj të shëndritëshme, tërheqja e turistëve dhe investuesve të huaj në tregun imobiliar shqiptar natyrisht që është një dëshmi e qartë e zhvillimit të vendit. Ama për shumicën e shqiptarëve ky zhvillim prodhon rritje të çmimit të apartamenteve, dhe të inflacionit në përgjithësi duke e bërë jetën më të papërballueshme. Ndërkohë që shumë prej punëve që ofron turizmi janë shpesh sezonale dhe me pagesa të ulëta, që nuk mundësojnë një jetesë dinjitoze, sidomos përballë rritjes së çmimeve.

Kjo do të thotë se duhet stimuluar një modernizim dhe turizëm gjithë-përfshirës në mënyrë që përfitimet të shpërndahen sa më gjerë në shoqëri dhe jo vetëm tek një grusht i vogël investuesish të mëdhenj. Investuesit e mëdhenj strategjik që qeveria i ka aq për zemër zhvillojnë një turizëm elitar që përfitimet i përqëndron në pak duar dhe jo tek komuniteti në përgjithësi.

Në botë ka plot shembuj rezortesh spektakolare të rrethuar nga mjerimi dhe varfëria, sepse popullata lokale punësohet aty thjesht në rolin e pastruesve, kamarierëve dhe guzhinierëve, pa përfitur direkt nga bukuria e vendit të tyre. Në këto kushte zhvillimi i turizmit thellon pabarazinë dhe ndihmon pak ose aspak në reduktimin e valës së emigrimit dhe të largimit të trurit.

Natyrisht që emigrimi, largimi i trurit (braindrain në anglisht) apo rritja e kostos së jetesës nuk janë fenomene thjesht shqiptare. Aq më pak mund të analizohen ato thjesht si produkt i qeverisjes aktuale. Megjithatë fakti që Shqipëria është një nga vendet me rrjedhjen më të lartë të trurit në botë kërcet shumë me pretendimin socialist se shqiptarët po qeverisen nga një elitë kompetente në pushtet (shiko https://euronews.al/en/albania-among-top-10-countries-in-the-world-for-brain-drain/#:~:text=According%20to%20FDI%20Intelligence%2C%20a,179%20countries%20across%20the%20globe.)

Kriza e legjitimimit të projektit politik demokrat

Është vështirë të legjitimohesh si një elitë qeverisëse teksa Shqipëria sot nuk po zbrazet vetëm nga të rinjtë por edhe nga elitat e saj akademike, kulturore dhe intelektuale. Bëhet fjalë për një kategori sociale që nuk largohet thjesht për arësye ekonomike por sepse nuk e gjen veten në Shqipërinë “moderne” të krijuar nga qeveria Rama. Qeverisja “elitiste” socialiste jo vetëm po largon elitat intelektuale nga vendi por as po stimulon riprodhimin e elitave të reja kulturore, shkencore apo intelektuale jashtë pushtetit të ngushtë socialist.

Përtej kullave dhe fasadave Shqipëria sot mbetet e shkretuar nga pikpamaja kulturore, akademike dhe shkencore. Rilindja urbane nuk është shoqëruar me ndonjë rilindje letrare, kulturore, arësimore apo akademike. Para kemi një rilindje të betonit por jo të shoqërisë. Ngjarja më e madhe kulturore gjatë qeverisjes Rama ishte përplasja mes aktorëve dhe qeverisë për shëmbjen e Teatrit Kombëtar.

Ndërkohë arsimi dhe shkenca jo vetëm nuk shënojnë ndonjë përmirësim të ndjeshëm por shpesh kanë bërë regres. Rezultatet fundit të provimit PISA tregojnë një rënie të madhe të cilësisë së arsimit në Shqipëri duke e rendituar atë në vendin e parafundit në rajon (lë pas vetëm Kosovën, shiko  https://www.monitor.al/rezultatet-e-pisa-2022-perkeqesohen-aftesite-e-nxenesve-15-vjecare-ne-matematike-shkence-dhe-lexim-ne-rajon-le-pas-vetem-kosoven/). Suvatimi dhe bojatisja e shkollave nuk mjafton për të rilindur sistemin tonë arsimor, pa të cilin zhvillimi dhe modernizimi i qëndrueshëm dhe gjithë-përfshirës janë të pamundur.

E njëjta situatë degradimi karakterizon edhe akademinë shqiptare në përgjithësi sidomos në universitetet publike. Universiteti i Tiranës ende nuk futet dot në renditjen botërore të universiteteve nga prestigjozja Times Higher Education ku janë kalifikuar mbi 2000 universitete në mbi 100 vende të botës. Në këtë aspekt UT ndodhet poshtë Universitetit të Prishtinës që ka hyrë në këtë renditje duke zënë vendin e 1501. (Sa për krahasim, vende me një nivel të ngjashëm zhvillimi të Shqipërisë, si Kolumbia, kanë 36 universitete në renditjen e Times Higher Education, mjaft prej tyre publike dhe brenda 1000 universiteteve më të mira në botë, pra më shumë se 500 vende sipër Shqipërisë. Shiko: https://www.portafolio.co/tendencias/sorpresa-en-el-top-de-las-mejores-de-colombia-segun-ranking-mundial-589835)

Ndërkohë renditja nga QS World University Ranking tregon një rënie drastike të universiteteve publike shqiptare në tre vitet e fundit në raport me universitete e tjera në rajonin e Evropës Juglindore. Nga 688 universitete të vlerësuara në Evropën Juglindore në vitin 2023, Universitetit i Tiranës ndodhet në vendin 677, pra në fund të tabelës, në rajonin më të pazhvilluar të Evropës. (Shiko https://shqiptarja.com/lajm/universiteti-i-tiranës-në-fund-të-rankimit-ndërkombëtar-renditet-i-667i-fakulutetet-më-të-mira-në-rajon-klasifikohen-3-në-serbi).

Akoma më e rëndë është situata tek institucionet kërkimore dhe akademike jashtë universiteteve publike. Akademia e Shkencave të Shqipërisë sot është kthyer në një parti politike, më shumë se sa një institucion kërkimor, me emërimin në krye të saj të një nga dinosaurëve klasik të politikës shqiptare. Ndërkohë fenomene shpresëdhënëse në fushën e akademisë, si zhvillimi i një antropologjie urbane shqiptare nën çatinë e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA), u bllokua me shkrirjen e kësaj të fundit.

Gjendja mjerane e arësimit, akademisë dhe shkencës në Shqipëri është treguesi më i qartë se përse është e pamundur të kultivosh një elitë intelektuale apo shkencore sot në Shqipëri, jashtë pushtetit të ngushtë socialist. Ndaj pretendimi i Partisë Socialiste se shqiptarët po qeverisen nga një elitë kompetente tingëllon gjithnjë e më bosh.

Sidomos kur edhe “elita socialiste” në pushtet vështirë se mund të quhet e tillë. Qeveritë Rama kanë numrin rekord të ministrave dhe ministreve anonimë. Batuta e famëshme e gazetarit Mero Baze se “ministrat e Ramës nuk i gjen dot as në google” e përmbledh në mënyrë perfekte këtë fenomen.

Natyrisht që disa prej tyre janë me mastera nga universitete prestigjoze, ose kanë qenë individ të suksesshëm në karrierat e tyre private. Ama kjo nuk do të thotë se janë pjesë e një elite intelektuale, politike, apo profesionale për sa kohë kontributi i tyre në hapësirën publike është i panjohur. Elitat anonime janë thjesht konspiracion. Të qenurit elitë nënkupton një dimension të qartë publik dhe jo thjesht sukses, arësimim apo pasurim privat.

Problemi është se në PS dimensioni dhe njohja publike, nëpërmjet pjesmarrjes në media bëhet vetëm me lejen e kryeministrit. Qeveria dhe partia ndërtohen që mos ti bëjnë hije këtij të fundit. Sapo një burrë apo grua fillon dhe krijon një profil solid publik, ai apo ajo, nxirret në hije. Rasti i Mimi Kodhelit është një nga shembujt klasik të këtij fenomeni. Ajo shumë shpejt u zëvendësua me disa djem e vajza të reja, shpesh anonime, që i bëjnë dekor por jo hije shefit.

Vendosja e djemve, grave apo vajzave anonime në qeveri shitet si promovim i rinisë dhe i pjesmarrjes së gruas në politikë, edhe pse ato nuk kanë ndonjë pushtet real në qeveri, por janë thjesht zgjatime të vullnetit të shefit. Ndërkohë hiqen qafe gratë me kapital dhe kontribut real publik dhe politik që do shënonin vërtet progres në fuqizimin e pjesmarrjes së gruas në politikën shqiptare. Ky është thelbi i pseudo-emancipimit “elitist” socialist që përdor emancipimin e gruas për të fuqizuar dominimin burrit-shef në politikë.

Procesi është produkt i autoritarizmit në rritje të kryeministrit Rama për të cilin mendimi i lirë apo personalitetet e pavarura janë të bezdisshëm dhe aspak efikas në qeverisje.  Është i njëjti proces që ndodhi në Partinë e Punës dje pasi ajo u fut nën kontrollin e plotë të Enver Hoxhës që gradualisht eleminoi çdo individ që mund ti bënte hije.

I vetmi ndryshim është se tashmë privatizimi dhe personalizmi i postit të kryeministrit ka kapur rekorde të reja. Edhe në komunizëm ruhej një distancë simbolike mes postit zyrtar dhe post-mbajtësist. Zyra ishte një hapësirë publike dhe jo private.

Sot zyra e kreyministrit i ngjan më shumë një dhome private ndenje apo gjumi të dekoruar sipas shijeve të pronarit të saj sesa një hapësire publike që nuk ka pronarë por vetëm qiraxhinj kalimtarë. Ashtu sikurse edhe qeveria është reduktuar në zgjatim të shijes personale të kryeministrit, duke eleminuar gradualisht çdo kriter publik si kontributet politike, profesionale apo intelektuale për promvimin në ekzekutiv.

Kjo shkëptuje e thellë mes karrirës në ekzekutiv nga njëra anë dhe karrierës dhe kontributit politik dhe intelektual, nga ana tjetër, e ka futur në stanjacion riprodhimin e elitës socialiste. Për këtë arësye cilësia e qeverisjes aktuale është shumë më e dobët se ajo që propogandohet nga rilindja. Skandale si ai inceneratorëve tregojnë jo vetëm korrupsionin por edhe rrumpallën e qeverisjes Rama.

Akoma më tronditëse se prezenca e Ramës pas aferës së inceneratorëve, është mundësia që e gjithë afera të jetë bërë pa dijeninë e tij, çka do nxirrte në pah jo vetëm korrupsionin por edhe mediokritetin e qeverisjes aktuale. Në fakt ky mediokritet doli në pah në intervistën e fundit të ish-zv/kryeministrit Arben Ahemtaj mbi aferën e inceneratorëve, që edhe pse nuk prodhoi ndonjë fakt të ri nxorri në pah fytyrën e vërtetë të qeverisjes Rama. E gjithë fabula e qeverisjes nga një elitë kompetente bie sapo dëgjon banalitetin dhe servilizmin e shpjegimeve të ish numrit dy të qeverisë Rama, bazuar në thashetheme politike, pa asnjë artikulim të mirëfilltë profesional apo administrativ.

I njëjti fenomen i paaftësisë apo mediokritetit qeverisës shfaqet tek blerja e teceve me naftë të parkuara në Gjirin e Vlorës. Blerja e teceve mjaft ndotëse me naftë, parkimi i tyre në Gjirin turistik të Vlorës, për të prodhuar energji elektrike mbi çmimin e tregut, nuk është thjesht cështje korrupsioni por dëshmi e një vendimmarrje rrumpallë, pa llogjikë financiare, energjitike apo turistike (shiko: https://www.monitor.al/cmimet-e-energjise-kane-rene-ndjeshem-por-tec-et-lundrues-drejt-venies-ne-pune-kesh-hap-tenderin-per-blerjen-e-4000-toneve-nafte/?fbclid=IwAR01qyLWIgSZzwW_PonJnSyBDuSkNOSeLq4weU0vaOPX-1AQAuqk0-WFcFk ).

Mediokriteti dhe kriza e qeverisjes aktuale fshihet jo vetëm pas propagandës socialiste dhe mediave të kapura por edhe pas cirkut opozitar. Telenovela Berisha-Basha-Meta-Rama nuk lë hapësirë për diskutimin e gjërave kaq banale si rritja e kostos së jetesës dhe e niveleve të varfërisë, degradimi i sistemit arësimor dhe shëndetësor, rreziku i teceve me naftë tek Gjiri  Vlorës, punësimi jo cilësor dhe pa të drejta, shkatërrimi i institucioneve akademike nga dinosaurët e politikës, kriza demografike, apo shkretimi akademik, kulturor, intelektual dhe arsimor i Shqipërisë nga ikja e trurit.

E megjithatë protagonizmi autoritar i Ramës që eleminon çdo personalitet politik apo publik që mund ti bëjë hije e bën gjithnjë e më të vështirë legjitimimin dhe rinovimin e qeverisjes aktuale si një elitë kompetente modernizuese. Ndaj shumica socialiste me Ramën në krye e stimulon konfliktin me opozitën e përçarë duke i mohuar asaj edhe të drejta bazë kushtetuese si komisionet hetimore. Tymi dhe zhurma në parlament i shërbejnë edhe Ramës për të fshehur fytyrën e vërtetë të qeverisjes socialiste sot, që vazhdon të jetë ajo e Arben Ahmetaj.

©Lapsi.al



23 Comments

  1. YMER KELLIRA JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT ,MUT VELIUT KAR BOLES BOLINO DHE DRITAN HALE-s thotë:

    SONTE KOL BALLA KA VENDOSUR NGA MERIA E BURGOSJES SE GJICIT KA PER TE SHKUAR NE BURGE DHE DO JA FUS KARIN NE BYTH SAFET GJICIT DHE FRRYK CYPIT

    1. Edvini I zi I drogs,korrupsjonit,vuqiqit,mekanikalit ,asht ay qy pengo zhvillimin e liri demokracis.Rama ik,ik,ik.

      1. Te lumte goja. Ky eshte njerou me i ndyre dhe i paskrupullt qe ka pare ndonjehere Shqiperia. Kjo qeveri eshte me shkaterruesja nga te gjitha nen urdhrin e lobit Cifuto AMERIKAN ME NE krye Rokfelleret dhe Sorros. Popull ngrihuni se po ju zhdukin dhe po ju grabisin token e te pareve. Vrijini dhe therrini se liria Vjen me gjak dhe sakrifice

    2. Te lumte goja. Ky eshte nkerou md i ndyre dhe i paskrupullt qe ka pare ndonjehere Shqiperia. Ljo qeveri eshte me shkaterruesja nga te gjitha nen urdhrin e lobit Cifuto AMERIKAN ME NE krye Rokfelleret dhe Sorros. Popull ngrihuni se po ju zhdukin dhe po ju grabisin token e te pareve. Vrijini dhe therrini se liria bjen me gjak dje sakrifice

  2. KOL KYCI SALLAKS ,FRRYK CYPI DHE MENTOR NAZARKARI ISHIN NE SIKLET SONTE

  3. Kjo është arsyeja përse ai nuk rregjistron një parti, dhe përse nuk shkëputet nga Ilir Meta që ta përdorë për vule dhe sigël.

    Edi Paloka dhe të tjerë që janë me Berishën duhet të zgjidhin këtë hall. Dhe halli është si të jenë një parti që nuk është kryetar Sali Berisha, Argita Berisha, Shkëlzen Berisha, Liri Berisha, dhe gratë e burrat e tyre.

    Kaq është e ndaluar, se janë hajdutë të certifikuar, minues të demokracisë dhe shantazhues të sistemit të drejtësisë.

  4. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE KOL KAR BOLES BOLINO

  5. ANDI BUSHATI E TALL KEQ ZAGARIN E MJERUAR SHQELMUAR POSHTERUAR YMER KELLIREN thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE KOL KAR BOLES BOLINO

  6. ARRESTOHET KOL BALLA :POLICIA E KAPI KOL KYCIN DUKE JA PASTRUAR KARIN( GOJORE)SAFET GJICIT NE BURG -ME URDHER TR EDI RAMES thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH OLSI RAMES DHE ALEXADER VUCICIT

  7. dy politikanë të së djathtës, të ardhur nga shtresa e ish-të përndjekurve, për të përfituar nga rasti dhe për të dalë në foto me vajzën e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit.Belind Këlliçi dhe Tomor Alizoti duket se u ka shkuar udhëtimi kot deri në SHBA, sepse një foto me vajzën e Metës mund ta kishin siguruar edhe në Tiranë

  8. YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH IDAJET BYTHQIRIT FRRYK CYPIT MUT VELIUT KOL BALLES SALLAKS SKENDER MINXHOZIT DHE DRITAN HALE-s

  9. ‘Ky që bën mbrojtësin e Sali Berishës sot ishte prokurori i Fatos Nanos. Nuk ka të ngjashme.

    Fatos Nano banon në një apartament. Kjo është diferenca midis Nanos dhe atij.

    Këtë po e konsiderojnë ‘non grata’. Ndërkohë Fatos Nano nuk pati asnjë nga këto.’

  10. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN I CILI SHKRUAN KETU TE LAPSI -YMERIT I MBANE GOJA ERE MUTI PRANDAJ NUK KA FEMER NE PLANET E CILA I OFROHET AFER YMERIT thotë:

    YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH KONES BRACE ,FRRYK CYPIT KAR BOLES BOLINO KOL KYCIT SALLAKS DENIS MINGES DHE ALEXANDER VUCICIT

  11. Dorëzohet edhe zëdhënësi i Rithemelimit: S’ka më shpresë për Berishën me amerikanët, ata po shohin diku tjetër

  12. Është fjala Për Flamur Nokën. Në fillim sulmoi me miell sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit se i ka prerë rrogën për kohën që është përjashtuar. Pastaj qëlloi me miell gardistët që nuk e linin të hynte brenda. Më vonë qëlloi me vezë makinën e Lulzim Bashës. Pastaj pa makinën e Taulant Ballës, e qëlloi dhe atë. Pak më vonë gjithë “Rruga e Elbasanit” u boshatis, se u përhap panik që ka dalë njëri që qëllon njerëzit me vezë dhe miell.

    Ishte i çoroditur dhe sillej para oborrit të Kuvendit me dy trasta, një me miell dhe një me vezë, dhe godiste kë munde. Akte të tilla zakonisht ndesheshin tek kryqëzimi i 21 Dhjetorit, ku një burrë rreth të 60-ve, Ver Llapa, me probleme psikike, gjuante çdo makinë që kalonte, me shkelma. Dhe ai për diçka protestonte, por meqë ishte vetëm dhe s’kishte njeri nga pas, qëllonte makinat me shkelm.

  13. ANDI BUSHATI E TALL KEQ YMERIN,YMER KELLIRA ME NJE DOSJE TE RE PER EDI RAMEN :ALEXANDER VUCIC BABA I ZAHOS - KRISTAQ RAMA BABA E GREGUT..ab thotë:

    HAHA HAHA YMER IK FUTJA KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT MUT VELIUT KOL KYCIT SALLAKS SKENDER MINXHOZIT KAR BOLES BOLINO DHE DENIS MINGES

  14. Komentues i ores 22.29. Po nuk nzore listen do bej greve e nuk do ti lexoj komentet. Ajo liste

    eshte shume here me e bukur dhe domethenese se gjithe shkrimet e ketij anal-histit Kajsi bolja.

  15. ARRESTOHEN YMER KELLIRA DHE KOL BALLA SALLAKS-YMERI U KAP DUKE JA FUTUR KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT-KOL BOLJA DUKE E MASTURBUAR LIVE NE SURRAT SKENDER MINXHOZIN thotë:

    YMER KELLIR
    FRRYK CYPI
    MUT MUHAMET VELIU
    KAR BOLJA BOLINO
    KOL KYCI SALLAKS
    DENIS MINGA
    SKENDER GERON XHAFAJ MINXHOZI
    DRITAN HALEja
    PEESH ZOGAJ
    KRESHNIK SPAHIU
    ERGYS MERTIRI
    ILIR YZEIRI-GABELI
    BATON STANISHIQI
    ETJ ETJ

  16. I gjithe “projekti etilist dhe modernizues” i PS eshte ne fakt projekti i korrupsionit e korruptimit

    te shfrenuar, pasurimit me cdo mjet i elites hajduterore te PS, dhe i mbeshtetesve te tyre nder-

    kombetare.

    Faktet mbeten koeforte. Shumica e popullsise se mbetur jeton shume me keq, se para se ta merrnin

    pushtetin keta “modernizuesit elitare”, eshte shume me e pashprese dhe shume me e deshperuar,

    erozioni njerzor ka marre permasa biblike, dhe Shqiperia praktikisht po shuhet me nje shpejtesi te

    rrufeshme. Ky mjerim dhe tragjedi e Shqiperise eshte fitorja e madhe e elitave te PS, te cilet

    jane pasuruar e po pasurohen perdite dhe po shohin te ngazellyer sesi Shqiperia po shuhet nen

    kembet e tyre, se si po ia marrin shpirtin asaj me pushtetin e tyre grabitqar dhe dashakeqes.

    Asnje pushtet i meparshem vendas apo i pushtuesve nuk ka rezultuar kaq fatal per shqiptaret sa

    kjo e “elitave modernizuese” te PS. Edhe Kajsiu eshte nje ushtar i vogel i perandorise se madhe te

    propogandes se kesaj elite varrmihese te interesave te popullit shqiptar.

  17. Faleminderit per listen por…… sikur ne vend te fjales etjetj te kishe shkruar kete Kajsiun do

    dilte shume me bukur. Nejse , me sa duket nuk po ta mbush syrin ky Kajsiu, por eshte akoma

    i ri dhe derisa te behet sa Frrok Cupi muti, mund ti plotesoi kushtet.

  18. ANDI BUSHATI E TALL KEQ ZAGARIN E MJERUAR POSHTERUAR SHQELMUAR INJORUAR YMER KELLIREN thotë:

    HAHAH HAHAH YMER KELLIRA I KOMENTON FEMRAT E SHOWbiz -it HAHAH YMER KELLIRA GELBAZA TE VETMEN HERE KUR KA PARE BREKE ESHTE KUR E PJERDHE NE SURRAT EDI RAMA DHE KUR JA FUT KARIN NE BYTH FRRYK CYPIT DHE LAL DHJERIT

  19. Asnjë koment për artikullin në postime vetëm propagandë patronazhistësh!!
    Si dhe ky kumbulla që vazhdon me shkrimin që PS është parti elite e socialiste.
    Nuk rri sa një çikë pa bërë shërbimin rradhës hajdutëve dhe shkatërrimtarëve të vëndit!!

  20. Te lumte goja. Ky eshte Njeriu me i ndyre dhe i paskrupullt qe ka pare ndonjehere Shqiperia. Kjo qeveri eshte me shkaterruesja nga te gjitha nen urdhrin e lobit Cifuto AMERIKAN ME NE krye Rokfelleret dhe Sorros. Popull ngrihuni se po ju zhdukin dhe po ju grabisin token e te pareve. Vrijini dhe therrini se liria Vjen me gjak dhe sakrifice

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *