• |
ide | kryesore

SPAK i sekuestroi inceneratorin/ Erion Veliaj shpërthen në mllef kundër gazetarëve

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku Erjon Veliaj, një nga kandidatët më të mundshëm të dosjes së SPAK për inceneratorin e Tiranës ka reaguar për herë të parë pas vendimit të sekuestros. Ajo që bie në sy në reagimin e Veliajt është se ai vazhdon të flasë me të njëjtën gjuhë për projektin e inceneratorëve edhe pse tashmë është e konfirmuar katërcipërisht se kjo është një aferë korrupsioni.

Një Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore” shkruan Veliaj në një mesazh në Tëitter, duke shpërfillur malin e abuzimeve prej dhjetëra miliona eurosh që është zbuluar nga media dhe nga SPAK.

Gjithsesi në reagimin e tij ka edhe mllef ndaj mediave për të cilat thotë se janë të përfshira nga “histeria” dhe se i përkasin “baltës”, ndërsa gazetarët i quan “baltaxhinj të udhëhequr nga non grata”. Nuk kuptohet se përse Veliaj përmend “non gratën” duke iu referuar Sali Berishës, ndërkohë që sulmi ndaj gazetarëve është po kaq i vështirë për t’u kuptuar, kur Veliaj është një nga politikanët më të përkëdhelur nga mediat që i ushqen me leje ndërtimi dhe favore.

Lexo edhe: Si e mbrojti Rama me Veliajn djegien e miliona eurove tek inceneratori i Tiranës

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dyshimet që ngre vonesa e SPAK

Lexo edhe: Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn

Në dosjen për arrestimin e Arben Ahmetajt, një kapitull i veçantë i kushtohej inceneratorit të Tiranës dhe përfshirjes së zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës në marrëdhënie direkte me Klodian Zoton. Një prej tyre ishte drejtori i bashkisë Taulant Tusha që i ka dërguar Zotos draftin e vendimit të Këshillit Bashkiak për inceneratorin. Vetë Veliaj përmendet për shkresën me të cilën mori përsipër angazhimin financiar për inceneratorin e Tiranës megjithëse çdo qindarkë që lëviz nga buxheti është kompetencë e Këshillit Bashkiak.

Mesazhi i plotë i Veliajt pas sekuestrimit të inceneratorit

“Histeria e portaleve te baltes tregon vetem qe baltaxhinjte e udhehequr nga Non Gratat s’e kane marr vesh akoma qe jemi ne epoke tjeter! Sekuestrimi dhe heqja nga duart e subjektit privat te impiantit te mbetjeve te Tiranes si rezultat i hetimeve te SPAK eshte mese i mirepritur ne rrugen e zbardhjes se veprimtarise se paligjshme te kujtdo qe ka abuzuar ne dem te interesit publik.

Bashkia e Tiranes nderkohe do te vazhdoje pa u ndalur punen per nje Tirane qe sot eshte pasqyre pastertie edhe si rezultat i transformimit te Sharres nga nje kancer urban ne nje fushe sanitare me standardet e duhura mjedisore. Koha punon per Tiranen dhe Shqiperine Europiane, jo per kandilet e Non Gratave qe do te shkojne drejt shuarjes”



8 Comments

  1. Me duken fraza te bera nga nje femije kopshti apo te bera per femijet e kopshtit..Me pak fjale, ose eshte si femije kopshti , ose konsideron popullin me inteligjencen e nje femije kopshti

  2. Po çpune ka non grata se ti je maskara , hajdut , bythelepires , legen dhe mashtues .
    Spak ka sekuestruar inceneritorin e Tiranes veper e jotja , sepe keshtu di te punosh ( MASHTROSH ) ti ore maskara .
    Behu gati per burg , per Ajolen mendon Saliu .
    Tung!

  3. Veliaj eshte perkedhelur nga te gjithe nga, Sorrosi, Rama, ambasadoret, mediat e kapura, Oligarket dhe mafia e ndertimit. Nuk do e penalizoje SPAK per aresye politike por kjo ceshtje e inceneratoreve do jete gure i rende ne qafen e njome te tij dhe tashme do ja prishi gjumin here mbas here

  4. U betua me dorën në…/ Berisha mbledh kryesinë, shmang votëbesimin e tij për humbjen! S’ka datë për ‘respektimin’ e statutit

    1. Nje pyetje Kisha une: pse SPAKU nuk e sekuestroi perpara zgjedhjeve te 14 Majit inceneratorin? Pse SPAKU nuk e arrestoi perpara zgjedhjeve vendore tigrin? Kete pergjigje e di mire Edvin mavija! Por nga ana tjeter tregon se SPAK eshte ne sinkron me qeverine me te kriminalizuar,me qeverine me te koruptuar ne rruzull!

  5. Pse nuk e mendon njehere ky qe ka dhe me te zgjuar se ky? Dhe ne kete moment as nuk duhet te bejne qoka fare, vetem ti hapin letrat ketij

  6. Nuk ka njeri qe e do ne Tirane kete, edhe ata qe e votojne nga halli
    O Erjon nuk je aq pidhsome se te gjithe e dine qe je hajdut dhe njeri i ndyre!!!
    Degjova diku se pa ta qi Ajolen Sajmir Tahiri nuk gjen qetsi…
    Ja del dot, o burra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *