• |
ide | kryesore

Telenovela/ Shtrëngim duarsh me Veliajt dhe Ramës në bashkinë e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Që nga arrestimi i drejtorëve të bashkisë së Tiranës, nisja e protestës së opozitës dhe thirrja e Erjon Veliajt në SPAK morën hov spekulimet se Rama lëshoi Veliajn, apo se Veliaj tani e humbi mbështetjen e partisë Socialiste. Hamendësimet për një braktisje të kryebashkiakut të Tiranës në ditën e tij më të vështirë, e përforcoi një prononcim i Ramës që i kërkonte prokurorëve të SPAK t’i nxirrnin ujin e zi korrupsionit, kur u pyet për rastin Veliaj.

Por këtë të enjte, Rama shkoi në Bashkinë e Tiranës me ftesë të Erjon Veliajt. Sebepi është nderimi i Ali Ahmetit me titullin “Qytetar nderi” të Tiranës. Telenovela për marrëdhënien mes të dyve merr një kthesë të papritur, sepse shtrëngimi i duarve, takimi dhe vizita e Ramës në bashki mund të konsiderohet si një rikthim mes çiftit Rama-Veliaj që një vit para zgjedhjeve u intereson të bashkëpunojnë për hir të pushtetit, që është më i madh se ndonjë pakënaqësi e momentit.



3 Comments

  1. Pushtetit??

    Hahah

    Rama po fitoi zgjedhjet mban parti ë socialiste dhe erioni pas perfundimit të mandatit të tij të fundit ska ku shkon se eshte i deklasuar tashmë, dhe gjasat janë që rama do e zhysë direkt tek 313.

    Rama levizjen e tij me skaçin e beri, wri9no ka vetëm një lëvizje të punojë që zgjedhjet e 2025 humben, rama largohet nga pushetit dhe nga ps , i hapet rruga erionit si njeriu me më shumë pusbtet atë të bashkisë perndryshe erioniii shkon në burg

    Rama lalit apo lali ramës?

    Po jo

  2. Takim kriminelesh me nje pleh nga ata shqiltare qe shet nderin,familjen per pushtet si ky alibythahmeti !
    Dyshja e krimit ne kete vend drejt fundit,e pashmangshme,pasojat shume te renda per popullin idot qe shet familjen per nje thes miell !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *