• |
ide | kryesore

Plagosje në Sarandë, shpallet në kërkim autori

Arkiva, Lajme, Të fundit
Sarandë



Policia në Sarandë ka shpallur në kërkim një 44-vjeçar, pas dyshimeve se ka ushtruar dhunë duke plagosur një shtetas në një lokal.

Gjithashtu, është proceduar penalisht edhe një 26-vjeçare, pasi ka fshirë pamjet filmike brenda në lokal, që ishin provë materiale e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Sarandë shpalli në kërkim shtetasin E. G., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi H. B., se 44-vjeçari e ka goditur me sende të forta, në ambientet e një lokali, në lagjen nr.1. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për adminitratoren e lokalit, shtetasen M. Ç., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka fshirë pamjet filmike të ngjarjes. Punohet për kapjen e 44-vjeçarit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *