• |
ide | kryesore

Atentat kryeministrit të Sllovakisë, dalin pamjet e para (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit
Atentati


Dalin pamjet e para nga atentati ndaj kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico. Ai u qëllua përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku ishte mbajtur një mbledhje e qeverisë, raportojnë mediat vendase.

Sipas gazetarëve në vendngjarje janë dëgjuar disa të shtëna.

Fico është dërguar në spital dhe autori i sulmit është ndaluar nga policia.

Qyteti ku u qëllua Robert Fico, Handlova është rreth 180 km (112 milje) në veri-lindje të kryeqytetit Bratislavë.

Një video e publikuar në rrjetet sociale pak sekonda pas ngjarjes tregon disa persona, mes tyre edhe truprojat që nxitojnë për të arrestuar të dyshuarin jashtë qendrës kulturore në Handlova.

Në reagimin e saj fillestar për ngjarjen e rëndë, presidentja në largim e Sllovakisë Zuzana Caputova tha se ishte e tronditur nga sulmi “brutal dhe i pamëshirshëm” ndaj kryeministrit dhe i uroi atij forcë për t’u rikuperuar.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *