• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër, flet vëllai i Ergys Arrazit: Kemi bërë katër arkivola, nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Ergys Arrazi ka folur për mediat në lidhje me tragjedinë e ndodhur pak ditë më parë në Shkodër. Arrazi është shprehur se nusen do ta përcjellin për në banesën e fundit bashkë me 3 fëmijët.

‘Është një ngjarje shumë e rëndë që na ka ndodhur në familjen tonë sepse ende nuk janë gjetur dy trupat e tjerë dhe dy i kemi të vdekur. Dua të sqaroj opinionin publik se vëllain tim e njeh e gjithë Shkodra sepse ka punuar në servis celularësh.

Është e pavërtetë se vëllai ka ushtruar dhunë psikologjike apo fizike ndaj nuses tonë të shtëpisë. Ne pas ngjarjes së rëndë kemi bërë katër arkivola dhe nusen do ta përcjellim bashkë me të tre fëmijët. Ajo ka qenë nusja jonë dhe ne e kemi dashur dhe respektuar. Sa i përket ngjarjes nuk është e vërtetë se vëllai e ka dhunuar.

Prokuroria na ka dhënë leje që vëllai të vinte në varrim dhe policia nuk e lejoi që ti hidhte një grusht dhe vajzës që varrosëm sot. Unë dua ti bëj thirrje të gjithëve që të mos nguten dhe të na lënë kohë që të dalë e vërteta e ngjarjes. Vëllai dhe nusja kanë shkuar shumë mirë dhe nuk kanë patur probleme siç po akuzohet gjithandej. Unë dua që vëllai të vijë në shtëpi dhe të varrosim edhe vajzën tjetër që u gjet sot.

Faktet janë gjithandej se nuk është dhunues vëllai im sepse e njohin të gjithë. Ne kemi jetuar në një shtëpi sëbashku dhe nëse ka patur dhunë të paktën njëherë do e kishte denoncuar ose do kishte trokitur në dyert e ndonjë shoqata ose do e kishte gjetur një zgjidhje. Ne i kemi njoftuar për çdo gjë familjen e nuses tonë, që nga momenti i parë dhe deri më tani. Sot nuk kanë qenë në varrim por e dimë se dhimbja edhe për ata është po aq e madhe sa e jona.

Edhe ata janë të respektuar nga ana jonë. Nusja është trajtuar prej shumë kohësh me ilaçe për stresin dhe depresionin. Nuk është se ka qenë në një gjendje të rënduar por herë pas herë ka marrë ilaçe. Ngjarja është shumë e rëndë dhe jemi tejet të ngarkuar. Unë për vete kam tre ditë që kam dalë nga burgu. Bëra katër vite burg dhe nuk e di ende se për çfarë i bëra sepse me kanë dënuar për bimë narkotike gjë që nuk është e vërtetë.

Nusja ime dhe nusja e vëllait atë pasdite kanë dalë si gjithmonë për të pirë kafe bashkë më fëmijët sepse kanë dalë shpesh sëbashku. Pasi kanë konsumuar kafen i ka thënë nuses time se do nisem për në Durrës dhe do vijë të marrë vëllai. Nuk ka shfaqur asnjë problem gjatë qëndrimit në kafe dhe është sjellë krejt normalisht. I ka thënë se kam folur me burrin për vëllanë tim dhe se do iki për Durrës sepse më merr vëllai.

Dyshimet për tradhti

Unë nuk e di se ka patur një lidhje tjetër vëllai po sikur të ketë patur edhe 20 lidhje ai veprim nuk është asnjëherë i justifikueshëm sepse është një ngjarje e rëndë. Në dijeninë time nuk di të ketë patur lidhje jashtëmartesore’, ka thënë Edison Arrazi për mediat.



5 Comments

  1. Jo, juve jeni te gjithe per psiqiatri. Turp te keni, keni shtyre ne cmenduri nje grua me gjithe femije. Zoti do marre hak mbi ju

  2. shkonin shume mire por nje dite gruaja pati nje deshire te vriste veten…..se cfare e coi ta bente keta nuk dine gje …..keta jane sjelle shume mire (nenkupto qe kane cuar buke ne shtepi dhe kane marre kontroll absolut mbi familjen)….85% e meshkujve shqiptare ,posesive ,injorante,zhulsa ,skutja ,mashtrues ,hipokritë…….po po ,keta jane sjelle shume mire …….

    1. Po nuk te pelqeu burri ik e ndaje o moster, s’te mban njeri me zor.
      Nuk ke pse vret femijet per inat te burrit!
      Asgje nuk e justifikon vrasjen e 3 femijeve!!!

      1. Nuk e pyet veten o trap se kush eshte ajo nene qe vret me deshire veten dhe pjellat e saj. Po c’thua o idiot pa tru e pa kulture.Ky kafshe e ka cuar gruan ne ate gjendje saqe e ka cmendur dhe e ka cuar ne depresion te thelle

        1. Trapi te hyfte ne bythe o loqe.
          Une personalisht njoh nena qe ia kane prostituar vajzat e tyre qe 13 vjec.
          Gjithashtu ne bote ka sa te duash raste ku nena ose Babai i ka vrare femijet per ti ber keq pales tjeter.
          Ka dhe raste ku nenat e divorcuara i vrasin femijet sepse i shohin si barre dhe duan te vazhdojne jeten me burra te tjere.
          Ajo i ka vrare femijet vetem per ti ber keq burrit te saje.
          Ka cfare ka me burrin ajo ta zgjidhi vete, femijet nuk kane pse perzihen ne kete mes. Nese i ishte merzit jeta le tu hidhte vete nga ura (une jam kategorikisht kunder), nuk kishte pse vriste dhe 3 femije te pa fajshem.
          Gruan nuk e mbante njeri me zor o idiot, me ca po thone eshte e kunderta, nese nuk i pelqente le te ikte ne pune te vet.
          Mua ngjarja me duket shume e thjeshte. Ai ka marre nje grua disa vite me te madhe. I eshte merzit dhe ka kerkuar te ndahej. Gruaja nuk e ka pranu dot ndarjen sepse nuk besoj te kete punuar ndonjehere dhe nuk e perballon dot jetesen pa perkrahjen e burrit, si dhe gjera te tjera.
          Mos me trego ti kulturen mua, ti qe justifikon vrasjen e 3 femijeve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *