• |
ide | kryesore

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i fëmijës së dytë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër, policia,



Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka njoftuar se është gjetur një nga trupat e fëmijëve, ndërkohë që fati i nënës dhe një prej fëmijëve mbeten mister.

Mësohet se trupi i pajetë është i vajzës së dytë, 8-vjeçare, ndërkohë që mbrëmjen e së shtunës nga një peshkatar i zonës u gjet trupi i vajzës së madhe 9-vjeçare, e cila u përcoll sot në banesën e fundit.

Ngjarja e rëndë ka tronditur Shkodrën dhe gjithë opinionin publik, pasi nëna, 39-vjeçarja Alma Arrazi, për shkak të dhunës sistematike nga bashkëshorti, ka marrë tre fëmijët dhe është hedhur në lumin Bunë, duke u vetëfjliuar.

Policia ka arrestuar bashkëshortin e 39-vjeçares, 31-vjeçarin Erdgys Arrazi.

Fillimisht Alma Arrazi dhe të miturit u shpallën të zhdukur, por gjetja rastësisht e trupit të 9-vjeçares mbrëmjen e së shtunës (4 Maj) nga një peshkatar brenda në ujë çoi në zbulimin e të vërtetës shokuese.

“Sa është gjetur dhe trupi i një prej dy fëmijëve të tjerë dhe natyrshëm sipas asaj që policia ka rindërtuar si skenar i kësaj ngjarje tepër të rëndë, dyshohet se dhe trupi i nënës dhe fëmijës tjetër të jetë po në këtë zonë. Kështu që policia, RENEA, forcat kombëtare dhe peshkatarët do të vazhdojnë non stop për të gjetur dy të tjerët.” -u shpreh ministri Balla.



2 Comments

  1. Per mua… fajin kryesor e mbajne familjet si te kesaj psiqikes ashtu edhe te dhunuesit kriminel..sepse nese e kan ditur gje dhe kan bere indifwrentin, kjo ka sjelle ketw akt makaber

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *