• |
ide | kryesore

“Mjaft, jep dorëheqjen!”, opozita mobilizohet për protestën e radhës kundër Veliajt

Arkiva, Lajme, Të fundit



Teksa nesër mbahet protesta e radhës nga opozita, koordinator i Rajonit të Tiranës, njëkohësisht shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Klevis Balliu, së bashku me të deleguarin politik të Tiranës, Belind Këlliçi, kanë ngjitur në autobusë të ndryshëm në Tiranë posterin ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj.

“Mjaft, jep dorëheqjen!”, ka në përmbajtjen e tij posteri kundër Veliajt. Posterat janë ngjitur edhe nëpër pika të ndryshme nëpër qytet si dhe në tabelat e afishimit të reklamave të ndryshme. Në videon e publikuar në rrjetet e tyre sociale jepen mesazhet për protestën e paralajmëruar nga opozita që do të mbahet para godinës së bashkisë.

Në protestat e mëparshme nuk kanë munguar episodet e përplasjes së protestuesve me efektivët e policisë, si dhe janë hedhur kokteji molotovi në drejtim të godinës së bashkisë. Opozita kërkon largimin e Veliajt, pasi e akuzon si të përfshirë në çështjen e inceneratorëve dhe se qëndron pas abuzimit për të cilin janë akuzuar dhe arrestuar disa ish-drejtorë të bashkisë.



6 Comments

  1. O ropqir nuk Eshte gallat te luftosh me CA hajduta qe po na vjedhin
    Keta vemje mavie po pine gjak shqiptari

  2. Ai vjedh e i luan fene, po 200 veta dalin ne shesh pas berihajt me Free Berisha e molotov. Tirona shef punen e vet, qejfin e vet e s’e rrun fare. I gjati ka 11 vjet qe e mban me shkume. Pse? Jeni te ftuar te pergjigjeni

  3. Ai vjedh e i luan fene, po 200 veta dalin ne shesh pas berihajt me Free Berisha e molotov. Tirona shef punen e vet, qejfin e vet e s’e rrun fare. I gjati ka 11 vjet qe e mban me shkume. Pse? Jeni te ftuar te pergjigjeni

    (se m’iku shpejt shpari e s’i vuna firmen)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *