• |
ide | kryesore

Berisha-Ramës: Jep dorëheqjen, mos prit protestën

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se Shqipëria po zien nga revolta e qytetarëve. Në takimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha tha se shqiptarët janë të bindur se protestat janë e vetmja rrugë për largimin e Edi Ramës dhe korrupsionit të tij qeveritar. Ndër të tjera, Berisha i kërkoi kreut të qeverisë të japë dorëheqjen e të mos presë protestat e shqiptarëve.

Bizneset e vogla të cilat presin në ankth të madh të madh të nesërmen për shkak të lukunisë së taksidarëve. Po zien në çdo familje shqiptare për shkak të çmimeve të papërballueshme të produkteve bazë të jetesës. Zien tek çdo i ri që sheh tek Edi Rama një shpresëvrasës dhe ëndërvrasës, po zien tek çdo pensionist që qan me lotët e mjerimit pasi nuk siguron dot kafshatën me pensionin e tij. Po zien tek qindra mijëra rrogëtarë në këtë vend, të cilët me pagën mizerabël që marrin nuk përballojë dot as gjysmën e muajit. Mijëra policë dhe ushtarakë kanë paraqitur dorëheqjen. 2500 policë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe Çuçi i familjes fsheh realitetin. Gjysma e ushtarëve profesionistë kanë dorëzuar dorëheqjen dhe mbahen me detyrim për shkak të kontratës. Gjendja është alarmante, siguria është në shkallën më të ulët.

Uria, dhuna, skamja po detyrojnë shqiptarët të braktisin mashizvisht vendin e tyre. Shqiptarët kanë bindjen e thellë se vetëm protestat e fuqishme për largimin e këtij njeriu që urren të rinjtë dhe qytetarët është zgjidhja më emergjente. Rama ka humbur çdo lloj lidhjeje dhe ndjeshmërie me këtë vend”, tha Berisha.



14 Comments

  1. Rama !
    Paralajmerimin ta beri Saliu.
    Tani ai te ka dale hakut .
    Hik me mire , se kur te nxehet Saliu as vrima e miut nuk do te te nxere.

  2. Ore ky eshte per tu patur frike se te vret ne proteste dhe ja ngop dikujt tjeter. Ky di edhe metodat me te poshtra te komunizmit.

  3. Hap krohun o Sale qe te behet opozita. Si u katandise keshtu, perfundove ne preherin e Like floririt, qe ca ske thne per te. Po lepin ca ke peshtyr o Sale, te te bej mir pra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *