• |
ide | kryesore

Baton Haxhiu i përgjigjet Veliajt: Është bërë për të ardhur keq

Arkiva, Lajme, Të fundit
haxhiu



Gazetari Baton Haxhiu u është përgjigjur akuzave të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj duke u shprehur se gjuha e tij është e parpranueshme.

“Ajo që dua të them është kjo. Nuk e di a duhet të flas, apo më çfarë gjuhe të flas, përveç se të refuzoj estetikisht çdo fjali të përdorur për një gjë të tillë, për arsye se nuk komentohet një konstatim i përçartë.

Janë tri gjëra që dua ti them. Më së pari, ai ka një konstatim primitiv, në një botë ku për shembull 3 milionë shqiptarë jetojnë vetëm në BE dhe Britani dhe secili nga të tjerët të përdorshin gjuhën e Erion Veliajt, atëherë do të ishte e tmerrshme se sa të forta dhe raciste do të ishin fjalitë.

Nuk ja vlen të komentohet, për arsye se nuk është as gjuhë që përdoret dhe as nuk është e vërtetë në fakte, por nuk dua të lëndoj të tjerët për faktin se qytetarët e Tiranës kanë një kryebashkiak të tillë dhe PS-ja një përfaqësues të tillë.

Është fjalor që ka brenda urrejtje, mosdije, shpifje, pa fakte dhe ndërtim i një rrëfimi që është për të ardhur keq. Unë e kam bërë një luftë goxha të gjatë në Kosovë për të qenë i lirë, për të ma ndaluar dikush se ku të shkoj, e aq më pak Erion Veliaj.

E unë atë luftë e kam fituar, dhe kur e kam fituar atë luftë me atë armik të fortë, mundesh me marrë me mend se sa i llogaris të tjerët që përdorin të njëjtën gjuhë. Gjuha ime nuk ka fjali për tu ballafaquar me një gjë të tillë.

Kisha detyrim ndaj fakteve të munguara dhe natyrës raciste të një njeriu që nuk kupton se çfarë është ajo gjuhë dhe udhëheq bashkinë e Tiranës. Tirana ka aq shumë intelektual, njerëz të cilët e kuptojnë se çfarë është ajo gjuhë.

Çdo njeri do të ishte i ofenduar nëse një kryebashkiak flet një gjë të tillë. Le të flasin ata të cilët e përjetojnë një njeri që e përfaqëson. Mua asnjëherë s’më ka përfaqësuar dhe refuzoj të flas” – tha Baton Haxhiu në SYRI TV. /LAPSI.al

LEXO EDHE: Unë si dëshmitar i përplasjes së Batonit me Lalin

Ndizet keq mes Veliajt dhe Baton Haxhiut: “Je maja e një sistemi hajdutësh”



5 Comments

  1. Erjon Veliaj paska marr trajtat e Andi Bushatit! 🤣😅

    Njerezit e frustruar, te deshperuar dhe ziliqare ndaj liderit paskan te njejten fytyre!

    Peruljuni komandantit! Kucka!

  2. Baton ato qe thua ti sot kane qene mese te verteta me pare, por sot nuk kane asnje vlere ne fakt pasi kjo e jotja eshte vetem per personin tend meqe te eshte drejtuar ty. Them qe nuk ka vlere pasi ai qe ti ke mbrojtur e mbron me shume zell sot eshte i njejti mall dhe e njejta prerje si ky veremliu. Ishte Rama dhe banda e tij qe e proklamuan si vlera me e mire e PS-se per Tiranen, e kaq e kaq shume intelektualeve qe thua ti. Pra kur ti i ke ditur gjithe keto “vlera” te ketij veremliu perse nuk e keshillove ate te gjatin qe ta linte ne “stol” ???
    Une mendoj qe te njejten gje pak me te zbukuruar do ta thuash edhe per te gjatin pas pak viteve….. e them me siguri sepse jane e njejta prerje dhe i njejti bulmet …. e nese nuk ndodh do te thote q edhe ti je nga po i njejti bulmet .

  3. Po! Por akoma ne fron! Akoma ke detyre! Akoma i preferuari i Aleksit!

    Dmth Batonit po i vjen keq qe ky s’ka kellqet e Rames….. jo se eshte fytyra nr 2 e Rilindjes Komuniste!

  4. Do hane njeri tjetrin komunistat ne pushtet te gjithe hajdut klasik Zoti ju rafte aty ku ju dhemb me shume qe tallen me ket popull te vuajtur qe vuajne per vaktin tjter PLERAT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *