• |
ide | kryesore

Cardi B zbulon nëse është rikthyer me Offset

Paparazzi, Slider


Cardi B ka zbuluar se së bashku me bashkëshortin e saj Offset po mundohen të zgjidhin problemet e marrëdhënies së tyre.

Në një intervistë për Rolling, reperja pranoi se ka ende gjëra që duhet të përmirësohen para se t’i japin martesës një shans të dytë.

Kemi gjërat tona të këqija. Vijmë nga dy botë të ndryshme. Ndonjëherë unë nuk mund të jem një bashkëshorte. Karriera ma merr jetën nën kontroll”, shpjegoi Cardi B.

Reperja deklaroi se për të në këtë moment, e para është karriera, pastaj fëmijët dhe kjo ndarje lë pak vend për romancë në jetën e saj.

“Ka shumë momente kur nuk e kuptoj sa shumë gjëra po vendos para marrëdhënies sime të dashurisë. Mbaj mend kur vitin e shkuar po kaloja një fazë të keqe. Ziheshim shumë dhe ai donte që unë të pushoja, por për mua kishte rëndësi të publikohej albumi i ri”, rrëfeu më tej artistja.

Cardi B dhe Offset deklaruan ndarjen në dhjetor të 2023-shit dhe pothuajse një muaj më vonë nisën thashethemet për ribashkim./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *