• |
ide | kryesore

Britney Spears flet për familjen: “Ata më kanë lënduar”

Paparazzi, Slider
Britney Spears



Pasi fitoi betejën ligjore me të atin, Jamie Spears, Britney ka vendosur të thyejë heshtjen me një reagim përmes rrjetit social. Instagram.

Ajo shpërndau kopertinën e librit të autores Jennette McCurdy “I’m glad my mod died” (“Jam e lumtur që nëna ime vdiq”), duke shkruar: “Një libër shumë i mirë”! Pas këtij postimi artistja theksoi faktin se gjatë rritjes është lënduar jo pak herë nga prindërit e saj.

“Familja ime më lëndoi! Drejtësi nuk ka pasur dhe ndoshta nuk do të ketë kurrë! Mënyra se si u rrita, më mësuan gjithmonë formimin e së drejtës dhe të gabuarës, por pikërisht dy njerëzit që më edukuan me atë metodë më lënduan,” shkroi Britney.

 

Këngëtarja vijoi, Jam shumë me fat që jam këtu. Këto gjëra nuk ua kam thënë përballë.. Shprehem përmes postimeve në instagram pasi sinqerisht nuk besoj se do isha e sigurt nësedo ua thoja fizikisht. Fëmija brenda meje e ndjen që ata mund të shkatërronin gjithçka. Më mungon shtëpia ime në Louisiana dhe doja që një ditë ta vizitoja sërish, por ata morën gjithçka.” 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *