• |
ide | kryesore

Iu bë atentat në Bruksel, shqiptari ndërron jetë pas një jave

Arkiva, Lajme, Të fundit
jetë



Ka ndërruar jetë këtë të hënë 44-vjeçari shqiptar Augustin Kaza, të cilit iu bë atentat mbrëmjen e së dielës së 28 prillit, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit. Gazeta belge “De Standaard” raporton se viktima ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar iu afrua dhe e qëlloi 4 herë.

Shqiptari mori një plumb në kokë dhe 3 në gjoks ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia thotë se ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes. 

Më herët, mediat kanë hedhur dyshime se Agustin Kaza u vra për shkak të gjakmarrjes. 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. 

Martin Kaza u dënua me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët akuzoheshin se i kishin vrarë një tjetër vëlla të familjes Kaza. Martin Kaza u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017. ©LAPSI.al

Iu bë atentat me armë zjarri teksa po pinte kafe, ndërron jetë 44-vjeçari shqiptar në Bruksel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *