• |
ide | kryesore

“Bonnie and Clyde”, burg për çiftin shqiptar që shpërndante drοgë në Britani

Arkiva, Lajme, Të fundit
burg



Një djalë dhe një vajzë me origjinë nga Shqipëria janë dënuar me burg për furnizim me drοgë të konsideruar “e klasit A” ​​në qytetin e Bury. Jurgen Kapica dhe Vinjola Geca, të dy 23-vjeçarë, dolën para Gjykatës të premten e 26 prillit, ku u dënuan përkatësisht me 3 vjet e 4 muaj dhe 2 vjet e 6 muaj burg.

Kapica dhe Geca, të cilët sipas mediave britanike kanë vendbanimin në Redbridge u deklaruan fajtorë në një seancë të mëparshme për dy akuza: për furnizimin me kokainë (midis 3 korrikut 2023 dhe 24 janarit 2024); dhe posedim të kokainës me qëllim furnizim. Gjykata dëgjoi se Kapica dhe Geca kishin operuar të dy për linjën “Sarah Albo”, e cila furnizonte drogë në Suffolk nga një bazë në zonën Woodford Green në lindje të Londrës. 

Detektivët identifikuan një numër telefoni që përdorej për të ofruar drogë ​​për shitje, pas arrestimit të 4 shpërndarësve të drogës midis korrikut 2023 dhe janarit të këtij viti. Adresa e tyre u identifikua nga numri i telefonit, ndërsa ku u ushtrua kontrolli më 25 janar, ata u gjetën të dy në banesë dhe u arrestuan. Gjithashtu janë sekuestruar një sërë telefonash celularë, karta SIM, çanta me kokainë dhe para.

Analiza e telefonave celularë dhe kartave SIM të sekuestruara gjatë këtij bastisjeje dëshmoi se ato ishin përdorur për të komunikuar me telefonat celularë të tre shpërndarësve të drogës të arrestuar më parë në Bury St Edmunds, duke i drejtuar ata se ku të dorëzonin kokainën. Kapica u zbulua se ishte i lidhur me 7 numra të ndryshëm celularë dhe kontrollonte linjën ‘Sarah Albo’ me një sërë metodash. Geca ishte e dashura e tij dhe u zbulua se punonte bashkë me Kapicën për të drejtuar linjën e drogës. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Gjynah kjo goca, ambasada te nderhyje qe te falet ose ta beje denimin te reduktuar ne Shqiperi! Mos e mbyllni nje vajze kaq te re brenda se nuk behet me psikologjikisht njeri!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *