• |
ide | kryesore

Iu gjetën 17 kg mαrijuanë në banesë, arrestohet shqiptari në Selanik

Lajme, Të fundit



Një 30-vjecar shqiptar është arrestuar nga policia greke në Selanik. Atij i janë gjetur dhe sekuestruar rreth 17 kg marijuanë në banesë. Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar nga policia e Kilkis në banesën e shqiptari në zonën e Neapoli – Sikeon në Selanik.

Mësohet se në një kolltuk brenda banesës janë gjetur të fshehura 16 pako me 16 kg 751 gram marijuanë. Në banesë është gjetur gjithashtu një peshore elektronike dhe 2 celularë që janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *