• |
ide | kryesore

Tentoi të djegë gruan me benzinë, 12 vjet burg shqiptari në Greqi

Arkiva, Lajme, Të fundit
kanabìsit, drogë, Greqi, greke



Një dënim me 12 vite burg është vendosur nga Gjykata e Volosit në Greqi për një shqiptar 52-vjeçar me akuzën e tentative së vrasjes dhe zjarrvënie në tentativë.

Mediat greke shkruajnë se 52-vjeçari me profesion ndërtues, më 29 dhjetor 2022 ka lyer me benzinë ish-bashkëshorten, teksa ajo po dilte nga makina e saj me djalin e tyre 17-vjeçar, pranë pallatit ku ajo banon, ndërsa ka hedhur edhe benzinë mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë.

Djali i ish-çiftit ka reaguar i qetë dhe ka arritur të frenojë të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në polici.

Sipas të njëjtave informacione, autori, me profesion ndërtues, ishte akuzuar edhe më parë për trafik droge dhe i është shqiptuar ndalimi i daljes jashtë vendit.

Në kërkim të faljes, i akuzuari dëshmoi se nuk kishte ndërmend t’i vinte zjarrin gruas me të cilën ishin divorcuar, por nuk e linte të shihte fëmijën e tyre, si pasojë e kishte pushtuar dëshpërimi “pasi ishte ditë feste. “.

Ish-bashkëshortja e tij, nga ana tjetër, ka treguar se i pandehuri i është afruar me kapuç dhe doreza dhe duke mbajtur në duar dy çakmakë, gjë që i ka shkaktuar frikën dhe shqetësimin për jetën e saj dhe të fëmijës.

Prokurori i rrethit propozoi ndryshimin e akuzës në tentativë për dëmtim të brendshëm dhe tentativë për dëmtim të rëndë të pronës së huaj, por Gjykata iu përmbajt akuzave fillestare dhe dënimi ishte i gjatë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *