• |
ide | kryesore

Modeli pushohet nga puna,shkak të Kylie Jenner

Paparazzi, Slider



Një model italian pretendon se u pushua nga ‘Met Gala 2024’ pasi la në hije Kylie Jenner në ceremoninë e vitit të kaluar.

Eugenio Casnighi postoi në TikTok një video ku tregon se nuk do të punojë më në eventin e modës, i cili do të zhvillohet sot në Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork, pasi pamja e tij u bë virale vitin e kaluar.

“Sapo u pushova nga Met Gala”-tha 26-vjeçari.

“Ata më thanë: ‘Ti tërhoqe gjithë vëmendjen dhe i bëre të gjithë për vete, kështu që nuk mund të të mbajmë në punë aty. Na vjen keq’.”

Modeli vijoi : “Vitin e kaluar, më thanë se do të isha me Jenner gjithë natën dhe do ta [ndihmoja] me çdo gjë që ajo kishte nevojë.”

Casnighi shpjegoi se agjencia e modelimit për të cilën ai punon dhe Met Gala duan që modelet të punojnë në tapetin e kuq sepse “ata duan që njerëzit të vihen re”.

Ai sqaroi: “Më thanë fjalë për fjalë se ne të zgjodhëm ty sepse na pëlqen më shumë se njerëzit e tjerë të jesh me këtë personazh të famshëm, por kur njerëzit fotografuan personazhin e vërtetë, që është Kylie Jenner dhe unë isha pranë saj, përfundova me foto dhe më akuzuan”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *