• |
ide | kryesore

Teoritë konspirative: Lufta e Izraelit është mashtrim

Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit
konspirative



Spektri i reagimeve për një ngjarje botërore është gjithmonë i larmishëm. I tillë është edhe rasti i luftës së fundit të Izraelit me grupin e Hamasit. Nëse në pak minuta u hedh një sy ideve dhe qëndrimeve grupeve në rrjetet e Telegram, Gab, Parler apo edhe në përgjithësi në platformat e frekuentuara nga fanatikët teorive konspirative do të hasësh komente dhe ide që shpesh janë në konflikt me njëra – tjetrën.

“Faji i Obamës”

Ka nga ata që thonë se kjo krizë po shfrytëzohet si justifikim për t’i hequr fondet Ukrainës, të cilat tashmë duhet të devijohen drejt Izraelit. Shumë nga konspiracionistët janë dakord me deklaratën e fundit të Donald Trump, i cili fajëson administratën Biden për prishjen e një procesi me të cilin “kishte më shumë paqe në Lindjen e Mesme”. Lufta e vazhdueshme në këtë rajon bën që shumë nga memet të akuzojnë edhe Barack Obamën për “simpatinë” e tij ndaj islamit ekstremist.

Terrorizmi dhe emigracioni

Ka nga ata që e lidhin këtë ngjarje me situatën aktuale në SHBA, ku fokusi kryesor janë zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Disa përdorues të këtyre rrjeteve ngrenë alarmin e terrorizmit në Perëndim, duke deklaruar se “ujqërit e vetmuar islamikë janë gati të veprojnë në metropolet kryesore brenda 14 muajve”. Jo vetëm kaq. Sipas disave, terroristët mund të depërtojnë edhe mes emigrantëve që mbërrijnë në SHBA nga kufiri me Meksikën.

Lufta dhe kontrolli i armëve në SHBA

Çfarë lidhje ka lufta në Gaza me kontrollin e armëve në SHBA? Ka të bëjë, të paktën sipas disave. “Ndërsa bota shikon mizoritë e ditëve të fundit” – shkruan një përdorues në Gab, “shihet se Izraeli nuk ka një Amendament të Dytë të ngjashëm me atë të Amerikës dhe se zotërimi i armëve private tek izraelitët është i ulët. Nëse qytetarët izraelitë do të kishin qenë të armatosur ata do të ishin në gjendje të mbroheshin”. Kjo është teoria e vjetër e “djaloshit të mirë me armë”, e përdorur gjerësisht në Amerikë nga mbrojtësit e së drejtës për të mbajtur armë: për të ndaluar kriminelët e armatosur duhet të armatosësh qytetarë të ndershëm.

Ringjallja e antisemitizmit

Antisemitizmi, në rrethet e afërta me botën e QAnon, është i rrënjosur thellë dhe i përhapur. Prandaj nuk është për t’u habitur që ka një bollëk mesazhesh dhe postimesh që fajësojnë Izraelin për atë që ndodhi. Fantazitë e shumta konspirative besojnë se ka një lob “fantazmë” hebre është në krye të komploteve të liga globale. Individët në krye të këtij lobi janë gjithmonë të njëjtët, mbi të gjithë George Soros. “Hebrenjtë po korrin atë që mbjellin” – shkruan një përdorues në Gab, “ata që nuk e prisnin atë që ndodhi nuk kanë burime të mira”. Besimi se ata “i dinë gjërat” është i përbashkët tek të gjithë ata që komentojnë në orbitën e teorive konspirative.

Flamuj të rremë

Shumica e postimeve që has në këto rrjete mbështet të njëjtën teori: sulmi i Hamasit është thjesht një mashtrim, një komplot nga Izraeli për të justifikuar hakmarrjen e rëndë kundër Gazës. Nga ana tjetër, sipas tyre, si ka mundësi të mashtrohet Mosadi, një nga agjencitë më të vëmendshme të inteligjencës në botë?

“Sistemi izraelit kundër raketave” – shkruan një ndjekës gjithnjë aktiv i QAnon në blogun e tij, “u çaktivizua qëllimisht dhe i gjithë sulmi duket më shumë si një sulm i vetëshkaktuar i orkestruar për qëllime strategjike”.

“Analiza” në këtë pikë, bëhet edhe më mistike duke futur në lojë edhe tendencat sataniste të të ashtuquajturit “Deep State” (Shtet i Thellë), duke bashkuar Judaizmin dhe Islamin në një komplot të vetëm. “Më shumë se një konflikt, ky duket si një ritual midis dy grave fetare të përkushtuara për të njëjtin zot, Baalin, në një rajon ku tetori ka qenë gjithmonë një muaj kushtuar sakrificave njerëzore për nder të Satanait” – e mbyll një tjetër. ©Marrë nga TG24.SKY, LAPSI.al

LEXO EDHE:

Konflikti/ Ata izreaelitë, që ndryshe nga ne e shohin fajin edhe tek vendi i tyre

Analiza/ Si dështuan ushtria dhe inteligjenca e Izraelit, më të fortat në botë

 “Kasapi i Khan Younis”/ Kush është kapoja i Hamasit që ka në dorë fatin e robërve izaelitë

Pamje të rënda/ Si u kthye në masakër festivali i të rinjve izraelitë në shkretëtirë

 



15 Comments

  1. Basha ‘fshiu’ nga lista e aktorëve politikë pikërisht Sali Berishën, njeriun e shquar për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin me “bijtë e terrorit”, deri duke e kthyer vendin në poligon për stërvitjen radikalëve islamikë të Al Kaedës dhe u bë ‘mikpritës’ i vetë Osama Bin Laden. Pra Berisha në krye të PD dhe opozitës do ishte një Hamas, Fatah, Hesbullah dhe Xhihad bashkë, në këtë situatë. Do na kishte marrë erzin para botës.

    1. Mua dhe kujdo mbi siperfaqen e tokes qe don veten shpetimin e tije sna intereson se cben njeri apo tjetri as te gjykoj asken dhe as te merrem me asken mbasi ka nje Zot atje lart qe krijoj gjithcka din me shum monituron te gjitheve dhe jep hak por me intereson dhe na intereson te njihemi me rruget e lidhjeve me Zotin ton per te na mundesuar te kuptojm si duhet te mendojm flasim dhe veprojm per gjithcka ne menyre qe me mendime fjale vepra te ndjehemi te qet dhe kjo arrihet vetem duke mendu fol dhe vepru si thot i madhi Zot e nese mendoj flas dhe veproj keq vertet do ndjehem i stresuar do ma mbyllnin gojen me fakt do me kundershtonin dhe ndeshkonin me te drejt ajo qe me interesoj un e gjeta per sukseset vetem ne shpallje hyjnore hap pas hapi per cdo gjendje angazhimi mendim fjal veper me hak ne formim dituri meditim praktikim dhe obligimet perhapje si hak dhe llenje haku me hak gjithckaje per cdo ceshtje aq sa me jepen mundesit dhe sikur te gjith ti lexonin meditonin dhe perhapnin fjalet e Te Madhit Zot ska nevoj per luft se e keqa largohen vet se keto qe na shiten si engjej dhe veprojn si djaj skan me shum fuqi se te na ftojn ne rrugen e tyre djallzore ne gjitha pikpamjet nese ne mendojm flasim dhe veprojm si thot i madhi Zot jemi te mbrojtur nga cdo e keqe cdo gje ka kohen e reflektimit vet dhe kur i kalon koha behet kosto per ne ato na ftojn ne imoralitet permes menyres perqasjes ne cdo form ne Zoti na ka ndaluar ato na therrasin ne kamat marrje borxhi ne Zoti na ka ndaluar ato na ftojn ne gjithcka qe Zoti na ka ndaluar si te demshme per ne por e ndaluara eshte padrejtesi dhe padrejtesija ndeshkohet prej tije nese spendohemi dhe si kthehemi atije rruges vertet shkaku qe ne vuajm eshte largimi nga e verteta dhe qe te arrim ketu ato me pare larguan te verteten me pasuesit e saj nga cdo pozicion influence dhe zevendesuan me aktor dhe autor qe ju sherbejn interesave te tyre tani te dhith po vuajm pasojat e kurthit shekullor te njerzve te padrejt kunder shumices njerzore par nga cde kendveshtrim. Qe menojn vetem per veten e vet duke na sjellur te gjitheve vetem kosto por as tani nuk jemi pa mundesi kush na ndalon te lexojm mesojm lillemi me te madhin Zot mendojm flasim dhe veprojm mir te largohemi nga e ndaluara respektojm prinderit mbajm lillje me farefisin tu bejme mir atyre edukojm veten familjen se keshtu largojm problemet brenda vetes familjes fisit shoqeris dhe perparojme jemi shum larg por krejt afer mungon vetem angazhimi te rregullojm gjerat e vogla se e kemi me te leht gjerat e medha se pas vjen uniteti si fuqi dhe mundesi e shikoni qe jan gjitha mundesit e zgjilljeve per te gjith ne cdo kuptim qe Zoti i krijoj per gjith njerzit me perjashtim te. Atyre qe nuk duan

  2. Se si qendron e verteta do ta marim vesh pas 10-30 vitesh minimumi. Ketu po luhet nje loje e madhe ku Hamasi eshte faktori me i pa rendesishem…
    Shpresoj qe ne fund Palestina te behet Shtet megjithese gjasat jane shume te vogla.

  3. Palestina asnjëherë nuk ka qenë protagoniste në shtet formimin e saj. Gjithmonë kanë vendosur të tjerët për të.

  4. Kush i hapi portat? Askush nuk e thote.
    As macja nuk kalon afer rrethimit ne gaza pa u diktuar. Si ka mundsi me paraglider me motor benzine nga ajri te godasesh nje pike vrojtimi me qender zjarri indipendente kunder droneve. Ske shonce.
    Eshte e pamundur vetem nese te lejojne ata.

    1. Ose te ka ndihmuar nje fuqi e huaj si psh. Kina apo Rusia. Ca kujtoni ju se Izraeli eshte i pa thyeshem! Izraeli ka arritur deri ketu fale mbeshtetjes qe i ka dhene Amerika, jane miliarda dollare cdo vit. Ka menyra plot per te sulmuar, me e thjeshta eshte saturimi i mbrojtjes. Mos degjoni perrallat qe thone lart e poshte cdo sistem ka limitet e tije.
      Shikoni si po sulmohen me dron sistemet S-400 ne Ukraine. Per mos te folur pastaj per luften kibernetike.

      1. Po daku vazhdo me perralla tiktoku te Ukraines ti. Me shum pamje lufte ka nga izraeli ne 2 dite se nga ukraina e leshit ne 2 vjet. Sistemi ka limite po nuk degjenerohet aq fuqishem fuqia e 6te ne bote nga njerez me shapka dhe automatike te luftes 2te botrore. Nuk japin me leke per “lufte” e ukraines amerikanet se i doli boja dhe duhet gogoli i rradhes si puna e hamasit.

  5. Te jesh injorant nuk eshte argument. Duket qarte qe ky sulm eshte orkestruar dhe pergatitur nga fuqi fuqi Boterore. Hamasi eshte thjesht nje lojtar i thjeshte. Ti nuk mer vesh fare nga teknologjia nuk e di si funksionon mbrojtja ajrore. Izraeli kurrsesi nuk eshte fuqia e 6 ne Bote, ta harrosh. Gjithsesi para 2 vitesh njerezit mendonin se Rusia ishte superfuqia ushtarake e 2 ne Bote, por u terhoq me bisht nder shale. Lufta eshte dicka shume e komplikuar, nuk mjafton te kesh teknollogjine e fundit. Kujto pak disfaten e Sovjetikeve dhe Amerikaneve ne Afganistan!
    A e mendon pas se cfar mund te ndodhi nese Rusia do te ndihmoi Palestinen njesoj sic po ndihmon Perendimi Ukrainen?!

    1. “Rusia u terhoq” hahaha ti jeto ne boten e perrallave. Te rrofte qe di se si funksjono mbrojtja ajrore dhe sistemet raketore.
      Un them kush i hapi portat ti flet per rus e kinez..un pyes kush perfito nga kjo qe ndodhi si ne ukraine apo 9/11?
      Meqe njef teknollogjine besoj e di se sa kushto dhe ca fitimi ka..lufta sajohet nxitet dhe komplikohet nga bankieret, politikanet dhe biznesi i armeve si ne rusi amerike apo kine se te gjithe nje gje i bashko.. paraja.
      Nuk i rruhet per dem kolateral, si ata qe u vrane apo do vriten neser.

      1. Hahaha, nuk na the ndonje gje te re, kjo qe thua ti dihet. Duhet te jeshe i marre te besosh qe ne Bote ka Demokraci apo se qeverine mbrojne interesat e popujve te tyre. Problemi eshte qe edhe ndermjet atyre qe ti i quan bankiere ka konflikte. Si eshte ajo shprehja, zihen elefantet dhe prishet bari.

  6. E rendesishme eshte angazhimet sdo tju sjellin pritshmerit qe duan nes jan ne padrejtesi thotë:

    Dhe se pacmangeshem padrejtesija eshte nje cmim qe do paguhet e rendesishme eshte qe cdo faz zhvillimi te gjitheve ju jep menesi kuptimi dhe pergjigje e rendesishme eshte se pqadrejtesija me fakte zhvillimi plotsoj kuptimet e rendesishme qe te verteten e duan te gjith per veten e vet e rendesishme eshte qe zgjithjet funksionojn permes te vertetes ne unitet ndergjallesor jo sipas interesit njerzorateher kur te gjitha te rendesishmet jan me te drejtit cfar rendesije ka sido qe te mendojn flasin dhe veprojn te padrejtit ne unitet ato deme mund ti shkaktojn gjinis njerzore por drejt vetes eshte krijuar ti ndjek nje cmim qe as se dun dhe as imagjinojn ketojan krijimi i te mires dhe te keqes angazhimi njerzve sprovat dhe pritshmerit e si te themi tani rrnoft egoja rrnoft logjika tyre bashk me gjitha arritjet se duam apo sduam gjithcka ne kete bot eshte e krijuar te funksionojn dhe ndahet me hak ajo qe po humbin eshte koha si mundesie pakthyeshme per perfitim te shpetimit tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *