• |
ide | kryesore

Del në ankand makina e Mbretëreshës Elizabeth

Paparazzi



Makina mbretërore e Mbretëreshës Elizabeth II mund të jetë e juaja. Daimler Majestic i vitit 2001 në pronësi dhe drejtuar nga monarku i ndjerë është aktualisht në ankand përmes Bonhams.

“Një mundësi shumë e rrallë për të zotëruar një automjet që Madhëria e Saj personalisht e ka zgjedhur [përcaktuar] dhe e ka vozitur,” shpërtheu shtëpia e ankandeve.

Kur makinat mbretërore hyjnë në treg, ato trajtohen me nderimin më të lartë. Ky Daimler i pakrahasueshëm me siguri do të jetë një shtesë e jashtëzakonshme për çdo koleksion”, shtoi shtëpia e ankandit, duke vlerësuar se do të shitet midis 45,000 dhe 75,000 dollarë.

Aktualisht ka 50 oferta, me më të lartat 59,000 dollarë. Mbretëresha e zotëronte makinën sportive deri në vitin 2007, kur ajo iu kthye Jaguar Daimler. Për 11 vitet e fundit ka qenë në koleksione private.

Në pronësinë aktuale, makina është mbajtur në një garazh si pjesë e një koleksioni fantastik privat,” vuri në dukje Bonhams. “Duke u ofruar pa rezervë, do të shitet që në ofertën e parë.”

Mbretëresha Elizabeth II mbretëroi nga shkurti 1952 deri në vdekjen e saj në shtator 2022. Sipas vintagecarcollector.com, Mbretëresha ” zotëronte disa nga automobilat më të mrekullueshëm”./Lapsi.al



1 Comment

  1. Po te kishte patente,do t’a blinte Rame.Por mund tja rekomandoje ortakut te vet ne te gjitha pslleqet qe ,kane bere,Gonzhes,qe te plotesoje edhe me nje autoveture mbreterose,koleksionin e vet,qe te gjithe e dine se si e ka grumbulluar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *