• |
ide | kryesore

Tirana del në shitje, por askush nuk prezantohet në ankand: “Nuk kishte ofertues”

F1, Sport
Tirana



Mes polemikave, lajmeve kontradiktore e përgënjeshtrimeve Tirana del në shitje, në një ankand, që në raundin e parë rezultoi i pasukesshëm. Pikërisht kështu, sepse përtej reagimit të klubit se nuk ka asnjë faliment, sot është organizuar shitja e 66% të aksioneve në pronësi të Halili shpk. (aksione në pronësi të klubit të futbollit Tirana). Ankandi filloi me vlerën 161.726.400 lekë dhe është mbyllur sot në përfundim të orarit zyrtar, ose më saktë në orën 16.00.

Sipas asaj që mësohet, në kontaktin me zyrën përmbaruese dhe përmbaruesin, Baftjar Nela, “asnjë ofertues nuk është prezantuar me shumën përkatëse” për të blerë aksionet në shitje të Tiranës. Sipas rregullores, do të organizohet tani një ankand i dytë me vlerë të reduktuar të shumës, me të cilën janë vlerësuar 66% të aksioneve të klubit bardheblu.

Lexo më tej“Duan të tjetërsojnë asetet e KFT”. Tirana reagon me gjuhë të ashpër: “Nuk ka asnjë faliment”

Një situatë kaotike, që përfshin klubin më të titulluar në vend, pikërisht në kohën kur Tirana është në garë të plotë për një vend në Final Four, që do ti mundësonte të luante playoff-in për titull kampion.



1 Comment

  1. ore ti ulin cmimin se e blej une direkt , per tironen shes dhe shpine

    kush tdoje te luje per fanellen dhe ja lali erin eshte i mirprit,
    bashke me cunat e lagjes edhe nga emigracioni kan per te ardh per te lujt me tironen pa pagese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *