• |
ide | kryesore

Vràsjà e Gentian Bejtes/ Zbulohet një tjetër makinë e autorëve

Arkiva, Lajme, Të fundit
Gentian Bejtja



Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë zbuluar se autorët kanë përdorur edhe një makinë të tretë për t’u larguar nga vendngjarja.

Pas vrasjes së Bejtajt në vilëne tij në Larushkë, 4 autorët e dyshuar janë larguar me automjetin “Land Rover” që e kanë djegur në fshatin Hasan. Pas këtij episodi, sipas hetimeve rezulton se grupi është ndarë në dy pjesë, ku për t’u larguar kanë përdorur një automjet tip “Golf”, si dhe automjetin e dytë të cilin policia po kërkon për të gjetur.

Automjeti i parë tip “Golf” që rezultoi në pronësi të të arrestuarit Edison Haxhiu, është larguar drejt Bubqit, ndërsa automjeti I dytë ka dyshime se është larguar në drejtim të qytetit të Kamzës.

Nga ana tjetër grupi hetimor ka hedhur poshtë pretendimete e Edison Haxhiut dhe Ilir Beqarajt, dy të arrestuarit për atentatin ndaj Gentian Bejtjes, pasi makina tip “Golf7” nuk ka qenë e pajisur me GPS për të monitoruar lëvizjet. Janë dhjetra kamera sigurie që sipas hetimeve faktojnë lëvizjet e automjetit tip “Golf 7” pranë vendit të ngjarjes dhe pranë makinës që u dogj nga autorët e dyshuar.

Sipas dinamikës së ngjarjes, e rindërtuar nga grupi hetimor me hapjen eedhe të kamerave të sigurisë në bizneset pëerreth I gjithë atentati ka ndodhur për vetëm 2 minuta.

Rezulton se në orën 16:14 minuta të pasdites së 15 Marsit në rrugicën e banesës së Gentian Bejtajt, futen autorët me ‘Land Roverin” ngjyrë të zezë, ndërsa nga po të njëjtat pamje dy minuta më pas, në orën 16:16 largohet duke dalë në rrugën kryesore dhe lëvizur në drejtim të mbikalimit të Fushë-Krujës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *