• |
ide | kryesore

KPA shtyn shpalljen e vendimit për ankimimin ndaj Alfred Ballës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alfred



KPA shtyn për në datë 21 maj ora 15:00 shpalljen e vendimit për ankimimin e Komisionerit Publik ndaj Alfred Ballës.

Alfred Balla, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka dalë sot para KPA-së, ku do të kalojë në shkallën e dytë të Vettingut. Komisioneri Publik i kërkoi KPA ndryshimin e vendimit të KPK për Alfred Ballën.

Sipas komisionerit, procesi për Ballën duhej ndërprerë, pasi nuk e gëzon statusin e Magjistratit. Po ashtu ai tha se zotit Balla duhet t’i hiqet e drejta për të ushtruar funksione në sistemin e drejtësisë për 15 vitet e ardhshme. Ligji thekson se anëtarët e KLP apo KLGJ kur iu mbaron mandati, kanë të drejtën që të emërohen dhe të kenë funksione në sistemin e drejtësisë.



5 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *