• |
ide | kryesore

Samiti në Malin e Zi/ Kurti: BE të kontrollojë progresin e reformave në vendet e Ballkanit

Lajme, Të fundit


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti merr pjesë sot në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian, i cili mbahet në Kotor, Mali i Zi, me fokus Planin e Rritjes së Ballkanit Perëndimor.

Në fjalën e tij, ndër të tjera tha se Kosova është e përkushtuar ndaj vlerave demokratike dhe vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve. Kurti i përcolli edhe një mesazh BE-së, duke e ftuar që të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

“Kosova e përkushtuar për vlerat demokratike, vullneti i saj pasqyron atë të qytetarëve dhe teksa jemi mbledhur këtu për te diskutuar rrugën tonë drejt Evropës, progresi i Kosovës duhet të njihet.

Kjo është strategjia me efikase për të forcuar lidershipin në Ballkanin Perëndimor. Nëse BE mbështet vendet që promovojnë pluralizmin politik dhe sundimin e ligjit, atëhere do të jenë vetë qytetarët që do të udhëheqin ndryshimin.

Nëse do të kem një mesazh që do ti përcillja BE është të kontrollojë progresin e reformave demokratike në vendet e Ballkanit.

Me lejoni t’ju adresohem për progresin që kemi bërë. Për Kosovën plani i rritjes përfaqëson një mundësi të re për t’u bashkuar me tregun e përbashkët.Përmbushja e reformave është thuajse e përfunduar. Ne kemi vepruar në përputhje me veprimet e BE-së”, u shpreh Kurti.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *