• |
ide | kryesore

Putin mbërrin në Kinë, takohet me Xi Jinping: Bashkëpunimi ynë është faktorë stabilizues në arenën ndërkombëtare

Lajme, Planet


Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbërritur në Kinë për një vizitë zyrtare. Kjo është vizita e tij e parë jashtë vendit pas rizgjedhjes dhe e dyta në Kinë në më pak se një vit. Ai u takua me homologun e tij Xi Jinping.

“Marrëdhëniet dypalëshe nuk janë oportuniste dhe nuk janë të drejtuara kundër askujt, bashkëpunimi ynë për çështjet ndërkombëtare është një nga faktorët stabilizues në skenën ndërkombëtare”, tha Putin.

Kjo vizitë vjen pak më shumë se një javë pasi Xi Jinping vizitoi Francën, Serbinë dhe Hungarinë, një udhëtim që ekspozoi linjat e prishjes në unitetin evropian, sipas disa analistëve. Në Francë, Xi u vu nën presionin e liderëve europianë për të përdorur ndikimin e tij mbi Putinin për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen përsëritën gjithashtu thirrjet për tregti më të ekuilibruar me Pekinin. Por Xi ofroi pak lëshime. Ai mohoi se Kina ka një problem të mbikapacitetit.

Për Ukrainën, ai theksoi se Kina “nuk ishte në origjinën e kësaj krize, as një palë në të, as një pjesëmarrëse”. Nuk kishte asnjë sinjal se ai do t’i kërkonte Moskës të ndalonte luftën.


1 Comment

  1. NESE E VERTETA MENDOHET FLITET DHE VEPROHET ,I JEP KUPTIMIN NE MENYR TE NDERSJELLT FJALA VEPRES, POR NE FAKT E VERTET ESHTE GJITHCKA QE MENDOJM FLASIM DHE VEPROJM SI FAKT ANGAZHIMI TE VERTETEN E KEMI DY DHOJESH ,E VERTETA E KRIJIMIT DHE UDHEZIMIT HYJNOR SI SITEM FUNKSIONI ME RREGULL MAS DHE E VERTETA E EGOS NJERZORE SI ANGAZHIM DHE ORJENTIM PA BAZ FUNKSIONI NE BURIM MUNDESISH PASI KE MUNDESI TE SHKATRROSH POR JO RIGJENEROSH JO KRIJOSH NJEJTE BURIM FUNKSIONI SI ZOTI BOTNAVE,DHE KJO ESHTE SFID HUMBJE DESHTIM NDESHKIM PERGJEGJSI THELLOHUNI PAK MOS PREKNI ATE CFAR NUK DESHIRONI TJU VIJE SHPJEGOHUNI NE MENYR QE TJERET TJU PRANOJN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *