• |
ide | kryesore

U konfirmua në detyrë në prill 2023, KPA shkarkon prokurorin e Dibrës Urim Buci

Arkiva, Lajme, Të fundit
prokurorin



Kokegji i Posaçëm i Apelimit, ka shkarkuar sot prokurorin e Dibrës, Urim Buci, i cili ishte konfirmuar në detyrë në prill të vitit 2023 nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Kujtojmë se Urim Buci u konfirmua me shumicë votash në 2023, por vendimi u ankimua në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit mbi bazën e një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Komisionerja Publike, Irena Nino, ka qenë ajo që ka parashtruar argumentet e saj për mungesë të burimeve financiare të Bucit në ndërtimin e një shtëpie tre kate dhe me papafingo së bashku me të vëllanë dhe kunatin, si dhe për konflikt interesi në lidhjen e një kontrate qiradhënie me Bashkinë Kamëz, duke kërkuar kështu shkarkimin e këtij subjekti rivlerësimi.



2 Comments

  1. Nje tjeter rast per te konfirmuar thirrjen: nje malok me pak.
    Po I fshijne maloket nga cdo institucion rilindja, spastrim krahinor ne ekstrem. Edhe Enveri e toleronte ndonje malok per prefekture.
    As pastrues nuk mund te punojne maloket ne regjimin e rilindjes?!

  2. Mos thuaj malok sepse është fjalor denigrues që e përdorin rilindasit por verior është termi më i përshtatshëm o Sotir.
    Lufta e klasave dhe ajo jug veri është motoja e rilindjes si vazhdues të partisë së Enverit!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *