• |
ide | kryesore

Flet sërish sozia e Kate Middleton: Nuk jam unë në video

Paparazzi, Slider



Sozia e Kate Middleton ka kërkuar që teoritë  konspirative rreth Princeshës së Uellsit të ndalojnë.

Heidi Agan, sozia më e përafërt e Kate Middleton, e cila ka fituar të ardhura nga imitimi i anëtares së familjes mbretërore për më shumë se një dekadë, është goditur vazhdimisht nga pretendimet në internet se në të vërtetë ishte ajo në një video të publikuar së fundmi.

Në një intervistë për emisionin “The Morning Show” të premten, Agan  tha: “Ka qenë absolutisht çmenduri. Sigurisht që kam bërë shumë intervista, duke u dhënë njerëzve alibinë time për vendndodhjen time. Pra, po, ka qenë pak çmenduri. Teoricienët e konspiracionit më kanë mbajtur të zënë  ditët e fundit”, shtoi ajo.

 

Ajo gjithashtu u pyet nga prezantuesi Larry Emdur nëse ishte punësuar ndonjëherë nga familja mbretërore çka ajo e mohoi me vendosmëri.Ndërkohë, personi që filmoi Princin dhe Princeshën e Uellsit në dyqanin e fermës ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet se nuk ishte Kate në atë video. Nelson Silva tha se e pa me sytë e tij Princeshën e Uellsit dhe i quajti spekulimet ‘të çmendura’./Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *