• |
ide | kryesore

Klodiana Lala nxjerr dokumentin: Veliaj nuk shkoi vullnetarisht në SPAK

Arkiva, Lajme, Të fundit
veliaj



Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi para mediave se kishte shkuar vullnetarisht në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dosjen e inceneratorëve.

Por gazetarja Klodiana Lala ka publikuar në emisionin “Open” në News 24, një dokument sipas të cilit SPAK i ka dërguar fletëthirrje kryebashkiakut. Në dokumentin e publikuar nga gazetarja Lala, thuhet se kërkesa ndaj Veliajt është bërë më 24 prill.

Klod Lala 2

Në të njëjtën linjë ishte edhe një shkrim i BIRN, të cilit kreu i SPAK, Altin Dumani i dha një version tjetër të paraqitjes së Veliajt në Prokurorinë e Posaçme. “I është dërguar fletë-thirrje të mërkurën e javës së kaluar për t’u pyetur në cilësinë e deklaruesit si person që ka dijeni mbi rrethanat e çështjes së inceneratorit të Tiranës,” – tha Dumani.

Fletëthirrja:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar

Urdhër për thirrjen e shtetasit Erion Veliaj

Tiranë, 24 prill 2024

Unë, Dritan Prençi, me detyrë prokuror në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar në zbatim të nenit 312 të Kodit të Procedurës Penale për marrjen e të dhënave në funksion të hetimit të procedimit penal numër 255 viti 2020.

Urdhëroj: Shtetasi Erion Luan Veliaj, i ditëlindjes 17.12.1979, me detyrë kryetar i Bashkisë Tiranë, të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në datën 30 prill 2024, ditën e martë, në orën 10:00, tek hetuesi A. S., për marrjen e të dhënave për rrethana të dobishme në funksion të hetimit procedurial penal numër 255, viti 2020 (me vete të ketë dokument identifikimi).

Paraqitja e shtetasit të mësipërm kërkohet me qëllim pyetjen e tij si person që ka dijeni lidhur me rrethanat e hetimit, lidhur me hetimet paraprake procedimi penal 255, viti 2020.

Në rast mosparaqitjeje, ditën dhe orën e caktuar, pa pasur pengesa të ligjshme, paralajmërohemi se në bazë të nenit 312/2 të Kodit të Procedurës Penale, do të urdhërohet shoqërimi juaj i detyrueshëm nga Policia Gjyqësore.

Njoftimi i mësipërm të kryhet me anë të shërbimit postar në adresën e punës Bashkia Tiranë.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi



6 Comments

  1. SPAK ta lërë show mediatik por të fillojë ndjekjen penale nda Erion Veliaj pasi provat kunder tij janë të çdo lloji, ka dokument me firmë në tejkalim të kompetencave, ka prova përgjimesh etj. Plus, duket sikur thirrja nga SPAK në këtë moment ngjan si teatër puritan kur në fakt bomba e madhe për te cilën po bëhen protesta është dosja 5D dhe me sa kuptoj po synohet shuarja e zhurmës rreth kësaj dosje që është me prova më të “forta” se inçeneratori qe duket se do ta amnistojë!

  2. Lali kurva tha qe : « Spaku, nje organizate e disiplinuar e PS-se ».

    Me kete pohim qe ka bere numri 2 i qeverise, ky shtet ka rene dhe njerezit duhet te dalin ne rruge per te debuar keta zvarraniker te Alex Sorros dhe per te bere zgjedhje te parakohshme.

  3. Ai vetem perse i thote “kolege” duhet te arrestohet per mashtrim dhe intimidim te organeve te drejtesise!
    Ja cfare bythqiri ke rrit o Edi Rama, nuk do besh me mire me Zahon jo, rrugen e mutit do marri

    1. Njeri pa skrupull!!
      Dhe rilindja me kështu mostrash është e përbërë.
      Dihet!!
      Por dhe ato deklarata nuk se i lëshoi kështu pa qëllim i rrëmbyer nga inati.
      Ai duke parë që i ka ardhur fundi po operon që pas meje të bëhet qameti!!
      Kjo për të futur në valle Ramën dhe celulën e rilindjes Spak!!
      Dhe deklarata të tilla të forta nga ai që supozohej numri 2 i PS ( kupto rilindja) zë peshë në faktorin ndërkombëtar.
      U tregon atyre që të gjithë bashkë kemi themeluar një shtet diktatorial e që drejtësia e re s’është gjë tjetër veçse një armë në duart e diktatorit Rama!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *