• |
ide | kryesore

Taulant Balla “detyron” Sylvinhon të marrë shtetësinë shqiptare në Lushnje

Arkiva, Lajme, Të fundit


Njësoj si Gianni De Biasi, edhe Sylvio Mendez Campos Junior, do të marrë nënshtetësinë e Shqipërisë. Në media është shpërndarë lajmi se trajneri i Kombëtares është nisur drejt Lushnnjes për të kryer të gjitha veprimet ligjore dhe për të marrë pasaportën shqiptare, së bashku me ndihmësit e tij, Zabaleta dhe Doriva. Interesante është pse u zgjodh Lushnja për regjistrimin e shtetësisë së teknikut brazilian.

Më siguri pas kësaj qëndron Taulant Balla, si drejtues politik i qarkut Fier. Për të bërë show, Ministri i Brendshëm bashkë me kreun e FSHF me siguri janë dakordësuar për ta çuar trajnerin e kombëtares në qarkun ku socialistët kanë cuar si drejtues politik Taulant Ballën.

Pas shpalljes së dekretit në dhjetorin e shkuar nga presidenti i republikës që ju dorëzua në ceremoninë e fundvitit edhe nga kryeministri Rama, sot është dita e tij zyrtare.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *