• |
ide | kryesore

Gjenden 5 skelete poshtë shtëpisë së Göring, krahut të djathtë të Hitler

Arkiva, Lajme, Të fundit
Göring



Arkeologë amatorë kanë zbuluar 5 skelete njerëzore që u mungojnë duart dhe këmbët nën shtëpinë e dikurshme të kriminelit nazist të luftës, Hermann Göring në selinë ushtarake të “Strofulla e ujkut” në Poloninë e sotme. Mbetjet, që besohet se janë të një familjeje. Ato u zbuluan nga gërmimet pranë qytetit verilindor të Kętrzyn, ku udhëheqësit nazistë kaluan një pjesë të madhe të Luftës së Dytë Botërore.

Misteri rrethon zbulimin rrëqethës, të raportuar fillimisht nga “Der Spiegel”, duke përfshirë identitetin e viktimave, rrethanat e varrimit të tyre dhe nëse Reichsmarschall e dinte se eshtrat ishin aty ndërsa ai jetonte në atë shtëpi.

Forscher Oktavian Bartoszewski (2. von links) und Kollegen bei Ausgrabungen im ehemaligen Haus Görings

Ndërtesa mbresëlënëse në një zonë të pyllëzuar është degraduar pothuajse plotësisht nga natyra. Oktavian Bartoszewski, botuesi i revistës Relikte der Geschichte (Reliktet e Historisë), tha se ekipi kishte punuar në vend për vite me radhë, duke nxjerrë shpesh sende banale shtëpiake, si enë dhe vegla.

Kërkimet arkeologjike në “Strofkën e Ujkut” po tërheqin më shumë se 200 mijë vizitorë në vit.
Bartoszewski ka publikuar një video në YouTube duke dokumentuar projektin. Ai tha se ekipi ishte “plotësisht i tronditur” kur zbuloi në shkurt një kafkë rreth 10 cm nën tokë ndërsa kërkonte për dyshemenë prej druri të groposur në shtëpinë, e cila u dogj në vitin 1945.

Hermann Göring's derelict house in Wolf's Lair, surrounded by overgrown bushes and trees

Ekipi njoftoi menjëherë policinë lokale. Gërmimet e mëtejshme zbuluan 5 skelete, të cilat analizat e mëvonshme treguan se ishin tre të rritur, një adoleshent dhe një foshnjë. “Kjo ishte gjëja më e tmerrshme që gjetëm” – tha ai për të porsalindurin. “Ishin të gjithë të shtrirë pranë njëri-tjetrit, në të njëjtin drejtim.”

Asnjëra nuk kishte gjurmë veshjesh apo objektesh të tjera personale, që do të thotë se kufomat ndoshta ishin zhveshur përpara se të vendoseshin atje. Ka mundësi që kockat e duarve dhe të këmbëve thjesht janë dekompozuar, por nuk mund të përjashtohej që ata të ishin amputuar.

Mutilated Skeletons Discovered Beneath Hitler's Wolf's Lair

Ka shumë spekulime nëse Göring ishte në dijeni se kufomat ishin varrosur poshtë dhomës së tij të banimit, apo nëse ato ishin depozituar atje pas luftës. Mediat gjermane thanë se familja mund të kishte qenë viktimë e një vrasjeje masive, ndoshta por jo domosdoshmërisht të kryer nga nazistët. Prokurorët polakë po hetojnë ngjarjen.

Nazistët e rangut të lartë, duke përfshirë Hitlerin dhe Göringun, por edhe Martin Bormann, Wilhelm Keitel dhe Alfred Jodl, përdorën “Strofkën e Ujkut” si një kompleks të izoluar, të mbrojtur mirë nga i cili planifikonin fushatat ushtarake, si dhe mizoritë e Holokaustit.

Hermann Göring speaks with Adolf Hitler as Benito Mussolini looks on

Hitleri kaloi më shumë kohë në “Strofkën e Ujkut” se kudo tjetër gjatë luftës. Ai ishte vendi i grushtit të dështuar të shtetit të 20 korrikut 1944, në të cilin Claus Schenk Graf von Stauffenberg, një kont gjerman, vendosi një çantë që përmbante një bombë nën një tavolinë lisi në një përpjekje të dështuar për të vrarë Fyhrer-in.

Göring, zëvendësi dhe trashëgimtari i Hitlerit ishte zyrtari më i lartë nazist që u gjykua në Nuremberg. Ai vrau veten me një pilulë cinanidi në vitin 1946 në prag të ekzekutimit të tij. ©The Guardian, LAPSI.al



3 Comments

  1. Akoma me Goeringun ketu e 90 vjet me pare, nderkohe qe “Goering-et” e sotem si Bibi Netaniahu vazhdojne bejne kerdine me vrasje e skelete ku ka vrare 45,000 vete nga keta gjysma femije ne pak muaj bombardime. Ata qe ishin viktima te shfarosjes ne mase, tani po bejne ata te njejten gje mbi nje popullsi vendase si ajo e Palestines.

    1. Do thoja që Geringu i sotëm është Putin sepse ka pushtuar një shtet sovran e po bën krime çnjerëzore duke bombarduar objekte civile me shumë viktima.
      Bibi Netanyahu ju sulmua shteti nga terroristët miq të vendeve diktatoriale përfshirë dhe Rusinë e Putinit. Të mbrosh vendin tënd nuk të bën Gering o Hitler por udhëheqës patriot i vendit të tij .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *