• |
ide | kryesore

Ish-roja e kampit nαzist do dalë në gjyq në moshën 98-vjeçare

Arkiva, Lajme, Të fundit
kampet



Një ish-roje në kampet nαziste të përqendrimit është paditur me akuzën se ka vepruar si ndihmës në vrαsjet masive. 98-vjeçari, i identifikuar si Gregor F., ka punuar si roje në kampin Sachsenhausen në veri të Berlinit midis viteve 1943 dhe 1945. Gjyqi pritet të zhvillohet në Hanau, afër shtëpisë së burrit, në përputhje me ligjin për të miturit pasi në kohën e kryerjes së krimeve ka qenë adoleshent.

“Ky person, një shtetas gjerman, i cili në kohën e krimeve ishte një adoleshent, akuzohet se ka ndihmuar në vrasjen mizore dhe perfide të mijëra të burgosurve”, – tha për mediat gjermane Thomas Hauburger, kryeprokurori i qytezës së Gießen. Ai tha se Gregor F. ishte vlerësuar nga ekspertë psikiatrikë për aftësinë e tij për të dalë në gjyq dhe ishte konsideruar se ishte “i përshtatshëm për t’u përballur me gjyqin, me kufizime”.

Hans-Jürgen Foster, një avokat dhe ish-prokuror publik federal në gjykatën federale të drejtësisë, i cili do të përfaqësojë Shimon Rothschild, një ish i burgosur në Sachsenhausen, tha se shpresa e tij ishte që një gjyq të ekspozonte rolin e atyre që mund të mos kishin qenë i përfshirë drejtpërdrejt në vrasje, por kishin një rol sado të vogël në makinën vrasëse naziste që i mundësoi Holokaustit të kishte sukses.

Ai besonte se rojet e burgut “ishin një aspekt specifik i kushteve armiqësore ndaj jetës, që mbizotëronin në të gjithë kompleksin e kampit të përqendrimit”. Më shumë se 200 mijë njerëz u burgosën në Sachsenhausen ku më shumë se gjysma e tyre u vranë. Vrasja përfshinte shfarosjen masive përmes asfiksimit në dhomat e gazit, si dhe ekzekutimin e mijëra të burgosurve me të shtëna në pjesën e pasme të qafës, përmes një programi sistematik të quajtur Aktion 14f14.

Rothschild, i cili u burgos në Sachsenhausen pasi fillimisht u deportua me familjen e tij nga një geto jashtë Krakovit (Poloni) në Aushvic do të dëshmojë nëse gjyqi i Gregor F do të shkojë përpara. Së bashku me 10 fëmijë të tjerë hebrenj, Rothschild, 96 vjeç, i cili jeton në Izrael, iu nënshtrua eksperimenteve mjekësore duke iu injektuar vaksina të hepatitit dhe substanca të tjera. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Sa “e bukur kjo”, per vaksinat ekperimentale qe i jane injektuar Rothchild-it, po denojne dhe rojen e kampit qe ka qene adoleshent athere. Ndersa, per vaksinen eksperimentale te covid qe i detyruan me dhune njerezit ta benin ( si nazistet ne ate kohe), nuk denohet asnje! As kompanine qe na felliqi ne rrena por dhe as politikanet e korruptuar qe nenshkruan ne fshehtesi dhe kundra popujve te tyre qe Phizer te mos hidhej ne gjyq kurre apo te demshperbleje njerezit qe varukarsine e tyre nje pjese i mbyti e nje pjese jane me zemer. Dhe kane fytyre keto kriminela te elites marksiste globaliste te bejne te ndershmin apo moralistin?! Fuck you!

  2. Germania denon rojet e burgjeve te nazizmit 80 viteve me pare kurse ne ne Shqiperi i kemi udheheqesit e diktatures akoma ne qeveri.Ja pse Gjermania eshte aty ku eshte e ne jemi ne nivelin e vendeve te Afrikes

  3. Dhe ta mendosh se tek ne nuk u denua asnje per Kampet e shfarosjes gjate komunizmit si

    ai i Tepelenes ku mbanin familjet e kundeshtareve politike, ku nenave u vrisnin femijet (300

    te vdekur vetem ne kampin e tepelenes) dhe pastaj i perdhunonin.

  4. Prap se prapri dhe keta gjermanet me cironka merren. Nuk merrem me nazistet qe jane ne poste le larta. Militant ngelen gjithe jetes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *