• |
ide | kryesore

PAMJE TE RENDA/ Berisha nxjerr videon: Kreu i PS Elbasan dhunon një roje shkolle

Arkiva, Lajme, Të fundit
elbasan



Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video që tregon dhunimin e rojes 70- vjeçar të shkollës 9 vjeçare “Qamil Guranjaku” në Elbasan. Sipas Berishës thotë se autori është kryetari i PS-së së Elbasanit.

“Durim Koçi, bandit i Taulant Bego Jaris, masakron me grushte rojen 70 vjeçar! Krim i shëmtuar!” – shkruan Berisha.

40-vjeçari Durim Koçi nuk është një emër i panjohur për policinë e Elbasanit, pasi ai është kallëzuar edhe më herët për disa çështje të tjera. Policia e ka proceduar në gjendje të lirë për këtë ngjarje.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 40 vjeç, banues në Elbasan, pasi mesditën e djeshme, ka kallëzuar një shtetas 70 vjeç, se gjatë punës si roje e një shkolle 9-vjeçare, shtetasi D. K., për motive të dobëta, e ka goditur me shuplakë, në fytyrë” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



13 Comments

  1. deklarata e policise “e ka goditur me shuplake ne fytyre”…..
    video “e ka goditur me grusht ne fytyre”…….
    perfundimi POLICIA QE DUAM
    ky popull e ka hak kete qeveri, ndoshta edhe vete ai roja per keta ka votuar per sa kohe eshte roje ne nje shkolle publike…

    1. Grushtat e ripjellsave quhen shuplaka tani,por edhe sikur shuplak te ishte ,roja eshte ne detyre dhe kjo quhet “goditje per shkak te detyres” dhe nuk mund te hetohesh ne gjendje te lire,aq me shume ne sy te femijve te shkolles,ky eshte mesimi me i mire per ta,bravo.
      Keta per nje mure avllie te arrestojn ne flageranc per godirje ne detyre te rruajn lesht.
      Bravo poliqia qe duam tani futini dhe nje qi….je dhe ta mbaj bythen me dore roja,se vete i ka votuar,suksese ne jete o roje😂😂

  2. Heee …polishkerdhia shqipkare.
    Klodian Rashen e ARMATOSEN,pasi e vrane duke pire cigare para deres se shtepise.
    Pordhici vrau vajzen e vogel me motoskaf dhe pasi i’u hakerrye te atit,deshi te ikte.
    Vrasje e rrahje nga uniforma e shtetit mafioz dhe nxitese e mbeshtetse e tyre: organizata kriminale PSSH.

  3. O zot ku jetojme????
    Kafsheria e shoqerise se Tao Balles!!!
    Pse o njerez nuk protestoni kur dinjiteti ju neperkembet?
    Po te nderpritet nje ore tallavaja, big brother apo facebook vershojne protestat!?
    Po sikur ky plak qe ende punon te ishte babai juaj, vellai juaj!?
    Zoti I mallkofte kete race muti te veshur me pushtet!

  4. Ore dikur kot nuk thoshin pleqtë e moçëm. Janë farë e keqe. Dhe e pamë më Enverin e tani me Edverin.
    Kriminela dikur kriminela tani!!!
    Po goditet një 70 vjeçar në punë të vetë. Këta kaq shumë e kanë mbushur kupën sa do t’a pësojnë keq dhe se shpejti.

  5. Me shuplake ne fytyre tha? Ajo nuk ishte shuplake por grusht i paster.
    Ne fakt ligjerisht shuplaka denohet me ashper sepse ka deme morale me te larta. Eshte me shume ofenduese.
    Gjithesesi ketu kemi rrethana tejet renduese sepse rrahja ndodhi ne ambiente shkollore ku kishte te pranishem edhe femije.

  6. I eshte bere Tao minister. Nuk e rruajne per njeri. Keta ministra qe fshihen brenda kostumeve firmato , jane llum i kesaj shoqerie. Mjerr ne kush na qeveris.

  7. durimi qe ska durim i thone kesaj ,injorante te pashkolle te cilet sistemi i perdor per vota dhe punevte pista ,individe qe skane cti japin shoqerise perkundrazi parazitojne ne kurriz te saj …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *