• |
ide | kryesore

Opozita italiane kërkon që marrëveshja Rama-Meloni të kalojë në Kuvend

Arkiva, Lajme, Të fundit
meloni, Rama


Partitë opozitare të shtetit fqinj, i kanë drejtuar një letër Kryetarit të Dhomës për të kërkuar ruajtjen e rolit të Parlamentit për një çështje shumë delikate siç është ajo e emigrantëve.

‘Più Europa’, PD, Avs, Azione dhe M5s, i kërkojnë kreut të Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontanës, të kryejë të gjithë hapat e nevojshëm në mënyrë që marrëveshja midis Italisë dhe Shqipërisë të transmetohet në Dhomën e Deputetëve, shkruajnë mediat italiane.

Nisma u propozua nga sekretari i ‘PiuEuropa’ Ricardo Magi.

Lexo më tej: E majta italiane: Rama dhe PS të përjashtohet nga Partitë Socialiste Europiane 

Përmbajtja është e qartë, në kërkesë shkruhet:

“Neni 80 i Kushtetutës parashikon që marrëveshjet ndërkombëtare që kanë karakter politik, ose parashikojnë arbitrazh apo rregullime gjyqësore i nënshtrohen ratifikimit nga Parlamenti për “kontroll nga përfaqësuesit e popullit”.

Prandaj apeli për Fontanën është që të dërgojë në Dhomën e Deputetëve dokumentet mbi të cilat është hartuar marrëveshja mes Giorgia Melonit dhe Edi Ramës.

“Është gjithashtu e nevojshme që të gjithë anëtarët e Kuvendit të jenë në gjendje të kuptojnë plotësisht tekstin e marrëveshjes”, thuhet ndër të tjera, me qëllim “verifikimin se sa përkon me karakteristikat e kërkuara nga neni 80 i lartpërmendur për paraqitjen e saj në ratifikimin legjislativ”. 

Letra drejtuar kryetarit të Dhomës lindi në kuadër të përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës në Komisionin e Çështjeve Kushtetuese të Dhomës për çështjen e emigrantëve.

“Ne ndjekim kërkesën e bërë në mbledhjen e konferencës së kryetarëve të grupeve për çështjen e marrëveshjes së nënshkruar mes qeverisë italiane dhe asaj shqiptare për çështjen e emigrantëve dhe azilkërkuesve”, thuhet në shkresën e opozitës.


4 Comments

  1. Ne Itali po!
    Se ketu ne Shqiperi… do ta kete te veshtire te kaloje ne Kuvend…… do te kaloje dhe nuk do ta kuptoje se ku kaloi dhe si kaloi…. apo sesi doli

  2. Atje do kalojë, do ket dhe debat por Meloni i ka numrat kështu që do aprovohet. Vetëm nëse do kalojë në një gjykim ligjor mundet të pezullohet. Opozita e majtë me siguri do t’a çojë marrëveshjen në GjK. Dhe Italia që është ekzemplare për burokracinë e saj të tejzgjatur ka për t’a çuar në një kohë relativisht të gjatë vendimin që dhe po qe në favor të marëveshjes atëherë do e çojë në Strasburg. Pra do hajë shumë kohë. Do kalojnë zgjedhjet Europiane dhe ndërkohë Italia është mbushur plotë me emigrantë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *