• |
ide | kryesore

Tritol në banesë, zbardhet dëshmia e gjyqtarit në Shkodër

Arkiva, Lajme, Të fundit
banese shtëna Shkodër tiktok Krujë, Kamëz



Dëshmia e gjyqtarit në Shkodër Tonin Sterkaj është zbardhur para policisë për tritolin e vendosur në portën e banesës së tij. Mësohet se Sterkaj para uniformave blu ka deklaruar se nuk ka probleme me njerëz. Ndërkohë që ka theksuar se dyshimet në lidhje me tritolin në banesë, i ka te profesioni i tij si gjyqtar.

Autori ka qenë me kapele në kokë dhe është afruar pranë portës së hekurt ku ka hedhur lëndën plasëse dhe është larguar sërish në këmbë, duke shfrytëzuar disa rrugica në zonë. Kamerat e sigurisë kanë filmuar ngjarjen dhe po ashtu janë marrë dhe pamjet e kamerave të tjera në zonë për të parë lëvizjet e autorit.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në orat e para të mëngjesit në Shkodër, në banesën e gjyqtarit Sterkaj. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *