• |
ide | kryesore

Motra e Alma Arrazit: S’kishte bukë për fëmijët, i shoqi harxhonte lekët me të dashurën

Arkiva, Lajme, Të fundit
Alma



Motra e Alma Arrazit, që u hodh në lumin Bunë së bashku me tre fëmijët më 2 maj, ka treguar arsyet që çuan 39-vjeçaren drejt aktit tragjik.

Ajo ka treguar se Alma Arrazi nuk kishte bukë për fëmijët, ndërsa i shoqi i harxhonte paratë me të dashurën e tij.

“Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde”, u shpreh ajo, duke shtuar se Alma Arrazi nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijëve të saj.

“Mund t’ia faktoj që motrën time e çoji deri këtu që t’i jepte fund jetës me fëmijët, sepse nuk e ka pasur të lehtë motra ime, kur e dinte që po e tradhtonte. Shpirti im e di se sa jam munduar për t’ia mbushur mendjen hajde rri me motrën tënde. nuk arrinte t’i jepte dot ushqim fëmijës së vet. Eri, konsumonte dreka darka me të dashurën e vet, nuk i dilte buxheti të blinte ushqim për fëmijët. Kohët e fundit i ka munguar çdo gjë, edhe buka i ka munguar motrës sime dhe fëmijës të motrës time”, ka rrëfyer ajo në emisionin “Breaking”.

Sa i përket akuzave të Erdgys Arrazit dhe famijarëve të tij se 39-vjeçarja kishte probleme të shëndetin mendor, e motra e Almës i mohoi duke dreklaruar se “ajo ishte një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë” dhe se pretendimet e tyre janë shpikje.

Ajo u shpreh se nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e mortore të mbesës 9-vjeçare pasi nuk i kanë thërritur familjarët e Erdgys Arrazit dhe se motrën duan që ta varrosin në Durrës.

“Po shpikin çdo gjë për motrën time, ajo ka qenë një grua e mrekullueshme, ka qenë një grua e përkryer, i çonte fëmijët në shkollë. Nëse do ishte me të meta mendore nuk do kishin respekt një lagje e tërë. Si ka mundësi ka të meta mendore dhe ka 10 vjet martesë. 

Nuk kam marrë pjesë në ceremoni, ju lutem shumë që motrën time ta varrosim në Durrës, s’ka lidhje ta varrosim në Shkodër. Nuk ka kanë thërritur për ceremoninë mortore”, u shpreh ajo.



6 Comments

  1. “S’kishte bukë për fëmijët, i shoqi harxhonte lekët me të dashurën”….. ky fenomen se bashku me ate te harxhimit te parave ne baste sportive dhe kazino, jane drama dhe tragjedija e ketij populli kapadai dhe injorant, por kjo i jep te drejte asnjerit te vrase veten dhe per me teper te marre jeten e femijeve te pafajshem.

    1. Mos u bej naiv. Kjo qe vrau femijet ka qene kokrra e bushtres.
      Nese nuk kishte buke per femijet, pse nuk shkonte te punonte???
      Ajo eshte thjesht nje vrasese femijesh!

      1. Nuk jam naiv dhe nuk e njoh kete femren dhe bashkohem me emertimin “vrasese femijesh”, e kisha ne pergjithesi tek fenomeni ku edhe ata me fukarenjte shkojne e lene rrogat (ato pak para qe marrin me te cilet duhet te mbajne familjen) rrugeve neper baste, kazino ose ne rastin me te mire me ndonje dashnore shume me te re se veten.
        Nejse tek komenti im mungon nje “nuk” tek shprehja “por kjo i jep te drejte asnjerit”, ne te vertete duhet te ishte “por nuk kjo i jep te drejte asnjerit”

        1. As une nuk e njoh. Termin bushter nuk e kisha ne kuptimin seksual te fjales, por e kisha per faktin qe ka vrare femijet e saj per inat te burrit. Une nuk besoj se nje nene mund te bej nje gje me te keqe se kaq.
          Me sa kam lexuar une nuk ishin fukarenj, ai kishte nje biznes dhe ishte denuar me pare per mbjellje hashashi.
          Kjo ishte martuar me nje burre 8 vite me te ri, dhe ndarja kishte nje probabilitet shume te larte.
          Mua me vjen inat me shumicen e komentusve te cilet e amnistojne veprimin e saj makaber dhe perpiqen tia vene fajin burrit. Ne kete rast burri eshte pergjegjer vetem per tradhetine.
          Une kam pas shuar per vete ne kazino, tek Regency. Luaja per qef, shuma minimale dhe nuk kam lene asnje lek. Ndalova se shkuari vetem se nuk mundja me ti shifja njerezit ne ate gjendje, edhe breket ishin gati ti hiqnin.

          1. Zoteri e kuptoj kendveshtrimin tend por boshti i fajit eshte burri idiot qe i mohon familjes mirqenien. Ai eshte kryetari i familjes dhe ka pergjegjesi te rende per pasojat qe jane akoma me te pajustifikueshme. Lutje per ata tre engjej, viktima te lidhjeve idiote kurva me te forte dhe anasjelltas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *