• |
ide | kryesore

Skandali/ Parlamenti i Kanadasë ngrihet dhe duartroket për ish-policin e SS-së naziste

Arkiva, F1, Planet
Kanadasë



Kryetari i Dhomës së Komunave (parlamentit) të Kanadasë, Anthony Rota, ka kërkuar falje për lavdërimin e një 98-vjeçari ukrainas që shërbeu në një njësi naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Yaroslav Hunka, ishte ulur në galeri dhe mori një duartrokitje të madhe, teksa i gjithë Parlamenti u ngrit në këmbë, pasi kryeparlamentari Rota tha se ai ishte një “hero” gjatë një vizite në parlament nga Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky.

Grupi kanadez hebre Cija tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” që një veteran i një divizioni nazist që mori pjesë në gjenocidin e hebrenjve u duartrokit në Parlamentin e Kanadasë. Yaroslav Hunka ishte pjesë e një divizioni të SS-së famëkeqe naziste.

Ajo tha që kjo nuk duhet të ndodhë më kurrë.

Kryeministri Justin Trudeau ishte me Zelenskin në Parlament në atë moment, duke duartokitur.

Mijëra ukrainas luftuan në anën gjermane gjatë luftës, por miliona më shumë shërbyen në Ushtrinë e Kuqe Sovjetike.

Në një deklaratë, z.Rota tha se më 22 shtator “në fjalën time pas fjalës së Presidentit të Ukrainës, unë nderova një individ në sallë.

“Më pas jam bërë me dije për më shumë informacione që më bëjnë të pendohem për vendimin tim.” 

Z. Rota tha se “askush, përfshirë parlamentarët e tjerë dhe delegacionin ukrainës, nuk kishte dijeni për nderimin që do i bëja veteranit ukrainas”. 

“Unë veçanërisht dua të zgjasin faljet e mia më të thella për komunitetet hebraike në Kanada dhe në mbarë botën. Unë pranoj përgjegjësi të plotë për veprimet e mia,” tha kryetari.

Duke iu përgjigjur deklaratës së tij, Cija tha: “Ne e vlerësojmë faljen e lëshuar … verifikimi i duhur është i domosdoshëm për të siguruar që një incident i tillë i papranueshëm të mos ndodhë përsëri.”  

(Presidenti ukrainas Zelenski dhe kryeministri kanadez Trudeau duke duartrokitur për ish-policin e SS-së naziste)

Ndërkohë, udhëheqësi konservator i opozitës së Kanadasë, Pierre Poilievre tha se Kryeministri Trudeau ishte gjithashtu përgjegjës për incidentin, duke i kërkuar që ai të kërkonte falje.

Por zyra e Justin Trudeau, i cili kryeson Partinë Liberale, tha se vendimi për të ftuar veteranin ukrainas nazist Hunka ishte bërë vetëm nga zyra e folësit, dhe falja “ishte gjëja e duhur për të bërë”. 

“Asnjë njoftim paraprak nuk iu dha Zyrës së Kryeministrit, as delegacionit të Ukrainës, për ftesën ose nderimin”, tha Zyra e Kryeministrit në një deklaratë për Politico.

Zyra e Trudeau gjithashtu mohoi akuzat se u zhvillua një takim privat midis veteranit nazist Hunka dhe Kryeministrit.

Në një moment, Rota iu drejtua Yaroslav Hunkas, i cili u ul në sallë, duke thënë se ai ishte “një hero ukrainas, një hero kanadez, dhe ne e falënderojmë atë për gjithë shërbimin e tij”. 

Të pranishmit në ndërtesë u përgjigjën me duartrokitje.

(Kreu i Parlamentit Kanadez, Anthony Rota)

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Z. Hunka shërbeu në Divizionin e 14 Waffen-SS Grenadier, i njohur gjithashtu si Divizioni i Galicia, një njësi vullnetare e përbërë kryesisht nga ukrainasit etnikë nën komandën naziste.

Anëtarët e divizionit akuzohen për vrasjen e civilëve polakë dhe hebrenj, megjithëse njësia nuk është shpallur fajtor për ndonjë krim lufte nga një gjykatë.

Njësia u riemërua Divizioni i Parë i Ukrainës para se të dorëzohej tek Aleatët Perëndimorë në 1945.

Dominique AREL, kryetari i Studimeve të Ukrainës në Universitetin e Otavës, i tha CBC News se njësia e SS-së që Hunka ishte pjesë e kishte tërhequr mijëra vullnetarë të Ukrainës, shumë duke u bashkuar me shpresën se mund të arrinin pavarësinë e Ukrainës.

©LAPSI.AL 



4 Comments

  1. Kurse kendej nga Bashkimi Evropian, Merkeli i shtron tapet te kuq njerit qe del me atlete te bardha te thote se komunizmi eshte ne anen e drejte te historise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *