• |
ide | kryesore

Mpiksje gjaku nga vaksina/ Si e refuzuan të vërtetën Rama me “ekspertet” e tij

Arkiva, Kryesore, Lajme



Astra Zeneca e ka pranuar për herë të parë; “Vaksina e saj mund të shkaktojë sindromën e trombozës”, një lloj mpiksje gjaku që pasohet nga një numër i ulët i trombociteve në gjak. Edhe pse “në raste shumë të rralla”, Astra Zeneca u detyrua ta pranojë të vërtetën gjatë një procesi gjyqësor në Britani, ku u përball me një padi në grup që pretendonte se vaksina e saj, ka shkaktuar vdekje dhe lëndime të rënda në dhjetëra raste.

Lajmi është i konfirmuar në të gjitha mediat kryesore dhe i jep fund një debati që nisi në fund të vitit 2020, kur pandemia kishte pllakosur të gjithë globin.

Edhe në Shqipëri pati nga ata që u alarmuan nga efektet anësore të Astra Zeneca, por atëherë u përballën me një propagandë intensive të qeverisë, që shtyu presionin për aplikimin e Astra Zeneca. Në vitin 2021, shumë vende europiane e kishin refuzuar përdorimin e kësaj vaksine, për shkak të raportimit të mjekëve, që lajmëronin se një pjesë e qytetarëve që kishin marrë dozat e Astra Zeneca, kishin pësuar trombozë.

Shtetet e Bashkuara ishin ndër të parat që e refuzuan. Vende të Bashkimit Europian, si Lituania, Estonia, Letonia, Luksemburgu, Austria, Danimarka dhe Norvegjia e bllokuan procesin e vaksinimit me Astra Zeneca.

Por çfarë ndodhi në Shqipëri?

Sa nga dëshpërimi për t’iu përgjigjur urisë për vaksina, sa nga presioni i fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare, qeveria shqiptare i hapi dyert për Astra Zeneca pa asnjë filter dhe detyroi mësuesit ta merrnin të parët.

Në mars të vitit 2021, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mburrej se në Shqipëri do të vinin mbi 38 mijë dozat e para.

Për t’i qetësuar mësuesit doli ish-Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu që shpiku një justifikim banal. Ajo tha se dozat e vaksinës që mbërrijnë në Shqipëri, nuk kanë lidhje me serinë që dyshohet se kishte patur probleme në Danimarkë.

“Ne jemi informuar që seria që vjen nesër nuk është e njëjta seri që ka shkuar në Danimarkë. Ka një seri që konsiderohet problematike dhe ky numër serie është bllokuar. Ka dalë dhe sot OBSH me një deklaratë ku thotë se pavarësisht se EMA është duke shqyrtuar këtë lot të vaksinës, pjesa tjetër duhet të vazhdojë vaksinimin duke monituar”, tha në Opinion ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Por në atë kohë, edhe Gjermania dhe Franca e shikonin me dyshim vaksinën Astra Zeneka.

Për të minimizuar rrezikun e trombozës këto shtete vendosën që kjo lloj vaksine të kryhej vetëm tek moshat nën 65 vjeç. Por në Shqipëri e refuzuan edhe këtë masë. Garancinë atëherë e dha ekspertja Silva Bino.

“Vaksina do të përdoret në të gjitha grup moshat siç përdoret Pfizer. Vendimi është kthyer edhe nga ato vende që morën një vendim që të mos vaksinonin persona mbi 65 vjeç për shkak të dhënave të pakta që kishte në studimin fillestar. Të dhënat e sotme të publikuara nga Mbretëria e Bashkuar, që e ka përdorur këtë vaksinë në të gjitha grup moshat, tregojnë që ajo është efektive, e sigurt edhe mbi 65 vjeç dhe kjo ka qenë arsyeja që Komitetet teknike i kanë tërhequr vendimet e marra”, deklaroi Bino.

Mësuesve të parë që do të shpoheshin me vaksinën Astra Zeneca u dha garanci vetë kryeministri Edi Rama. Ai shkoi në shkollën “4 Dëshmorët” për t’i qetësuar mësuesit dhe fajësoi mediat për lajmet e rreme që jepnin atëherë.

“AstraZeneca është pezulluar në disa vende, siç është e vërtetë që ju jeni në detyrimin e madh dhe njerëzor të mos bëheni përçues të lajmeve të pavërteta që hapin panik. Mund të jetë në rrjetet sociale por jo në ekrane ku një staf i tërë punon. Nëse do ishte e vërtetë do qe e pamundur që bota ta lejonte. Sasia që morëm ne dje ka ardhur nga Suedia.

E mendoni dot ju që Suedia ta lejonte një gjë të tillë? Sot kam parë një prononcim të drejtorit në Itali, thotë që bëhet fjalë për një seri të veçantë. Ne kemi një seri tjetër. Anglia vazhdon vaksinimin me AstraZeneca. Nuk ka shans që të jetë një injeksion që të shkaktojë komplikime me shëndetin. Nuk ka asnjë problem. Është një vaksinë që vazhdon dhe qarkullon.

Mos harroni se ka shumë lajme të rreme, ka edhe luftë tregtare, mos harroni se eshtë edhe luftë tregtare, por referojuni burimeve zyrtare” u shpreh Rama në datën 13 Mars 2021, në oborrin e shkollës “4 Dëshmorët”.

Por thirrjet e Ramës binin në kundërshtim me vendimet e qeverive europiane. Prandaj ishin të shumtë mësuesit që nuk i besuan.

Propagandën e Ramës e vazhdoi ish-zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila lëshoi një perlë kur tha se trombozën mund ta merrje edhe pa e bërë vaksinën.

“Trompoza ndodh edhe pa bërë vaksinën. Përderisa nuk është vërtetuar lidhja me trompozat, ne nuk kemi të drejtë të spekulojmë. Në Shqipëri nuk kemi pasur asnjë rast. Edhe sikur të ndodhte, rreziku është shumë i vogël, është 0.007 për 1000 raste.” shprehej Rakacolli.

Gjithsesi, një pjesë e mirë e mësuesve nuk ia besuan shëndetin e tyre broçkullave të Ramës dhe eksperteve të tij të pandemisë. Në një reportazh të Zërit të Amerikës për qendrat e vaksinimit, mësuesit në disa raste kishin frikë të shpjegonin përse e refuzonin Astra Zenecan. Ata bëheshin pjesë e teatrit të qendrave të vaksinimit, por i druheshin ndëshkimit nga autoritetet. Shiko videon më poshtë:

Ishte pikërisht frika e mësuesve që dëshmohet nga materiali më lart, që tregon se rreziku i Astra Zeneca jo vetëm u shpërfill, por qytetarët u detyruan të shpohen si pjesë e një fushate masive vaksinimi që ishte edhe kalë beteje për fushatën elektorale. Sot, Astra Zeneca ka pranuar se shkakton mpiksjen e gjakut në disa raste, duke i shndërruar të vdekurit nga efektet e saj anësore, në efekte anësore të një fushate zgjedhore./Lapsi.al



48 Comments

    1. Tamam !

      [ Lapsi shiko, kjo punë e këtyre far “vaksinave” është shumë më e ndyrë. Te gjitha kompanitë (Pfizer, Bioentech, etj ) janë bashkpuntore kriminale në këtë fëlliqesi që u bë kundra nesh.

      Trombozat janë më e pakta që ato shkaktojnë. Të gjitha “vaksinat” mRNA ndryshojnë në mënyrë të pakthyeshme ADN tonë me qëllim kontrollin e plotë të trupit. Ato përmbajnë disa nano-komponentë elektronike (nano-technology) që janë shumë më të rrezikshëm për njeriun dhe shërbejnë për të influencuar çdo funksion trupor, mendor dhe gjurmues. Njeriu kthehet në një aparat marrës-dhenes nëpërmjet funksionit bluetooth që kanë këto ndyrësi që quhen “vaksina”.

      Edhe ato “ekspertë” shqiptar që morrën pjesë në këtë krim, ministrja, rama, brataj e “mjeket” janë fajtore plotësisht përpara ligjit dhe popullit. Mos kujtoni se harruam! ]

        1. Bëhet fjalë për përgjegjësitë aktuale dhe mospërseritja e krimeve të ngjashme në të ardhmen.

          E thjesht apo jo?

        2. Ky nuk zgjidh gje, por te pakten i hap syte ca bufave si ti qe mos ta hane llokum cdo gje qe e servir qeveria ne plandemine is radhes.

      1. Ti shikon endrra me sy hapur apo cfare?
        Ti nuk ia ke fare idene se per ca po flet, nuk ia ke fare idene se ca eshte elektronika apo “nano-technology”. Mos flisni per fusha nga ku jeni totalisht injorant, se pastaj flisni budallalleqe…
        Neser do vini e te na thoni dhe qe Toka eshte e sheshte, apo Hena nuk ekziston

        Qe keto”vaksina” shkaktojne tromboza, kjo dihej qe ne fillim, por nuk eshte ndonje problem shume i madh. Deri tani te pakten, problemi kryesor eshte qe keto “vaksina” shkaktojne demtimin e mureve te te zemres, ne menyre te vecante tek meshkujt e rinj nen 35 vjec. Kjo gje ul ne menyre drastike pritshmerite per jetegjatesine e tyre. Demet e verteta do i shikojme 10-30 vitet e ardhshme.
        Kur gjejne popull dele mire tia bejne shpirtin le tia marin…
        Per mua eshte gje shume e mire, do ulet numri i budallenjve…

        1. Ti thjesht je një copë injoranti. Hap sytë more, lexo informacion nga doktorë të njohur dhe trima që i kanë provuar dhe botuar ato gjëra që unë thashë. Po pate tru kuptohet.

          Nano-teknologjia nëpër “vaksina” është tmerri dhe vdekja e njerzimit.

          Copë mishi me dy sy!!

          1. Une kam shoke qe punojne ne keto fusha (kerkime shkencore per viruset dhe vaksinat) ne USA dhe ne vendet Skandinave, dhe jam i sigurte qe une di shume me shume se ty.
            Nano-teknologjia eshte term shume i gjere qe perdoret vend e pa vend dhe abuzohet.
            Doktoret nuk marin vesh fare as nga nano shkenca as nga elektronika. Ndersa une me elektoniken nxjer buken e gojes…
            I kam degjuar cfare thone dhe shumica derrmuese jane te pa verteta dhe totalisht te pa mundura nga ana shkencore.
            Eshte e pa mundur si teorikisht ashtu dhe praktikisht qe te krijosh nano robote elektronik, eshte akoma me e pa mundshme ti kontrollosh ato.

          2. @AS

            Se ke shokë ne bio-teknologji as don të thotë asnjë gjë që të dinë se çfar përbërje kanë ato armë biologjike që quhen vaksina. Ato janë po aq të painformuar sa dhe ti. Gjithashtu këto gjëra janë sekrete ushtarake, nuk i gjen në botimet e fushes. Duhet gërmuar shumë për ti gjetur.

            Dhe tjetra unë jam i fushës elektrike dhe jam i informuar për nano-teknologjine që përdoret si armë biologjike kundra njeriut.

            Por që ti kuptosh këto gjëra duhet edhe një këndvështrim mendot specifik kundra-rrymes, që të marrësh vesh se ç’po ndodh në këtë tokë.

          3. Shoket e mi kane mbi 15 viteqe meren me kete fushe, dhe normalisht qe dine shume me shume se une e ti ne fushen e bio teknologjise. Cfar me kane thene ato, te gjitha kane dal deri tani. Ki parasysh qe te tjera gjera diskutohen ngushtesisht mes shokesh dhe te tjera gjera je i lejuar ti thuash ne publik, perndryshe humb vendin e punes.
            Qe vaksinat kane nano-teknologji ne perberjen e tyare kete e pranojne dhe vete prodhuesit e tyre.
            Ajo qe une nuk pranoj eshte Nanoteknologjia elektronike, e cila nuk ekziston.
            Altualisht Tranzistori me i voel eshte 2nm, kjo e limituar nga madhesia e atomit te Si i cili e ka rrezen 0.11nm. Si mund te krijosh nje nano-robot kur vtem 1 tranzistor eshte 2nm???
            Pastaj, a mer vesh ti nga radiovalet, a mer vesh ti nga antenat? A e di ti qe madhesia e antenes duhet te jete ne proporcion te drejte me frekuencen ne menyre qe te marresh sadopak sinjal?
            Cfar frekuencash perdoren per kontrollin e nano-boteve? Ca fuqie duhet te kete transmetusi, duke marre parasysh qe antenat jane ne rangun e nm, etj etj…
            Une apriori nuk i besoj as Zotit e jo me njerezve!

          4. Se po dalim nga tema, … por transistorët dhe qarqet e integruara në nano-teknologji nuk ndërtohen më me wafer tradicional, por me mënyra të tjera, duke përfshirë këtu edhe rivendosjen (rearrange) e molekulave të veçanta për të krijuar një transistor të vetëm. Pra flasim në trashësi molekulare jo më në përmasat e nje waferi të hollë.

            Por siç thashë këto gjëra janë sekrete *ushtarake*, qe shumë pak mjekë e dine. Edhe google shum nga këto gjëra i ka hequr nga kërkimi, por janë njerëz zhbirues që kanë zbuluar patentat që ekzistojnë.

          5. E di si eshte puna, me sa po kuptoj une ti je nga ata tipa qe mendojne se kane gjithmone te drejte dhe cfardo qe te them une ty nuk do te mbushet mendja.
            Une te fola per dy tema kyce, te cilat e bejne te pa mundur teorine tende te nano-roboteve elektronike. Ti mu pergjigje totalisht gsbim vetem per njeren, tjetren, frekuencat nuk i zure me goje.
            Une nuk i permenda fare waferat, ato jane tjeter gje komplet, dhe varjojne ne trashesi nga 0.3 ne 1.6mm dhe nuk kane fare lidhje me nm.
            Ti po flet gjera kot, pa lidhje, ti po ngaterron molekulat me atomet. Semikonduktoret jane stubstanca kristalore te perbera nga atome, jo nga molekula sic thua ti.
            Madhesia minimale e tranzistorit eshte e kufizuar nga madhesia e atomit te Si, 0.11nm. Per te krijuar nje tranzistor funksional duhet te jene te pekten disa atome si dhe duhen respektuar disa distanca, perndryshe lindin shume probleme te natyres kuantike Minimumi teorik i tranzistoreve prej Si eshte 5nm. Po deshe me shku me poshte duhet te perdoresh materiale egzotike si carbon nanotubes dhe teorikisht mund te arrish dhe deri ne 0.3nm, por problem eshte sa funksional jane ato dher cfar % defektesh kane.
            Ajo qe dua te them eshte se teorikisht eshte e pa mundur te krijosh mikrocime ne madhesine e nm.
            Ti pretendon se di sekretet ushtarake me te rendesishme te Botes, mendoje pak, nganjehere gjerat jane me te thjeshta nga ca duken…

          6. Po po aty mbahu, duhet të hapesh mendjen dhe të lexosh aty ku pak futen. Do të të shqyhet goja nga habia (dhe tmerri).

            Klm

          7. Miri 30/04/2024 te 22:38 – qe kur na je bere shkencetar i nano teknologjise? Ti nuk kupton se cfare thua? Idiot tipik i lexuar.

          8. @I paemër, 01/05/2024 te 03:53

            Une jam bër i lexuar shum më përpara se pidhi s’atëme të të pillte ty.

      2. Edhe diçka tjetër… kjo është për mafian në pushtet – Edhe për ato kimikate të bardha helmuese (chemtrails) që hidhen nga qielli me avionë të paidentifikuar në qiellin e Shqipërisë (dhe në të gjithë perëndimin e më tej), ju Rama me kompani do mbaheni përgjegjës.

        Nëse keni një popullsi të verbër që s’ja ka idenë çfar bëhet, kjo s’do të thotë që të tjerët nuk e kuptojnë lojën tuaj të fëlliqur!

        Nuk harrojmë dhe do ta paguani!

        Satanikë të fëlliqur!!

        1. Miri 30/04/2024 te 22:44 – pergjigje tipike te nje idioti Lapsik. Ke bere shkollen e Lapsit te profesorit bolshevik Andi Bushati. Prandaj te duket vetja si shkencetar i cmimit Nobel per cdo gje

          1. Patronazhist 80-leksh mos ma qaj hallin! Njohuria që kam fituar më ka shpëtuar jetën, timen dhe të njerëzve pranë meje. Po ti dele ku do përfundosh kur mos të kesh më mbështetjen e sahan-lepiresve të sërës tënde?!!

    2. Dmth te rrime pa vaksina. E injorante o injorante. Kur doli kjo vaksine asnje si dinte efektet anesore, as i zoti punes, sot bejne gjithe si kompetenta. Gazetari tamam llum

        1. Kurse ti hajdari vdis si koqet e kandarit qe sbesojne te shkenca po besojnr te hixha qe heq xhindet me magji. Na mbyti injoranca

          1. Merr edhe 5 dozat e mia, ti kam fal, shko pallou ne pseudo-shkencen e vaksinave qe dolen pa studime, kur te tjerat (edhe ato mut), kerkojne te pakten 10 vjet studim

            Sa kavje laboratori me deshire paska pas ky planet

      1. Injorant me brire je ti o kavje.
        Protokollet per hedhjen ne treg te vaksinave i kane bere njerez me te mencur se ty e se une dhe te gjitha keto protokolle u shkelen. Asnje vaksine nuk duhet te dali ne treg per njerezit pa u testuar te pakten 15 vite, ne te kundert shndrrohes ne kavie pastaj.
        Nese beson, lutju Zotit qe mos te kene lene me pasoja “vaksinat” qe ke bere.
        Edhe une kam bere disa vaksina gjate jetes time, para nje viti bera Tetanozin per shembull. Por keto “vaksinat e Kovidit” kursesi nuk mund te quhen vaksina.
        Pastaj a e di ti o trap injorant qe eshte e pa mundur qe te besh nje vaksine per viruset respiratore si puna e gripit apo Covidit, sepse ato mutojne shume dhe vaksina i rruan lesht…

  1. ca cate karin Rama Rama nga mjesi deri ne darke. Edhe per henen te dali nje zbulim, ju do e lidhni me Ramen

  2. C’ia fusni kot! Une kam bere 2 Astra Zeneca ketu ku jam, s’kishte tjeter. Te treten Pfizer. Nuk njoh njeri qe te kete pasur probleme.

    1. Ti lale qeke mbrapa me planin per tu bere “kullorse makaronash” tamam. E di qe ka dale e katerta, e pesta,…..

    2. Te uroj nga zemra qe te kesh nje jete te gjate dhe mos te kesh asnje problem.
      Une njoh njerez qe kane pasur probleme. Nje i njohuri im ne USA, vetem 32 vjec, tip shume sportiv, shkonte 4 here ne jave ne palester, dhe per fat te keq i ka vdekur 30-40% e zemres.
      Nuk kane te gjithe njerezit probleme, por vetem nje pjese e tyre, bie fjala, vetem 20% e te “vaksinuarve” do kene probleme. Po ia fus kot me shifrat se asnje nuk i di shifrat e sakta.
      Eshte njesoj si me Covidin, jo te gjithe vdisnin prej tij. Disa e kalonin pa asnje shqetesim, disa te tjere e kalonin si grip te thjeshte, disa paloseshin ne krevat dhe nuk mernin dot fryme, ndersa me fatkeqet vdisnin…
      Fatkeqesisht ju keni bere disa “vaksina” eksperimentale dhe pasojat do meren vesh vetem pas 10-30 viteve. Uroj qe ato te jene minimale.

      1. Ore ASS – ku i gjete or briliant keto statistika qe thua qe 20% e te vaksinuarve do te kene probleme. Na je bere dhe profet?

  3. Vaksina eshte e sigurte dhe efektive dhe ndalon zinxhirin e transmetimit, dhe te gjithe ata qe jane kundra kesaj jane “kinspiracioniste”- thonin nga mjesi ne darke qeverite e majta robqire kudo ne bote perfshire dhe kete halen tone. Ja pra qe doli qe “konspiracioni” ishte e verteta, dhe e “verteta” e qeverise doli qe ishte genjeshter.

    Por keto nga i pari Bill Gates dhe tek kryeministri i fundit qe i inponoi vaksinat me detyrim duhet te gjykohen ne nje Nurenber 2.0 per testim te medikamenteve tek njerezit pa informim dhe pa konsensusin e tyre. Kete bene dhe nazistet qe slene gje pa thene per to, kete bene dhe qeverite socialkomuniste te botes por qe nuk ju hyn gjemb ne kembe.

  4. vaksinat dihet qe nuk ishin vaksina, por nje mundesi poer te bere para me friken me te madhe tek njerezit

    ne shqiperi vdiqen 20 mije veta nga efektet e kovid qe ne 99% te rasteve ishin te kurueshme , hiq noi infarkt

    dhe ktij mileti legen i vdiqen nerezite afert dhe prape voton ramen

  5. Karlliqe konviktoresh. Pse si thane keto gjera atere kur qe koha po na bejne sot si specialista midhjesh keta robshat e lapsit?

  6. Lajm totalisht idjot e buk per dele. Se mos e refuzoi vetem Tama te veteten. E refuzoi gjith bota dhe vet kompania qe i prodhonte.

  7. Ku ndyshon qeveria që vrau njerëzit nga pakujdesia në Gërdec nga kjo qeveri që mund të jetë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 10 mijë personave të cilët nën trysninë e propagandës kriminale (të denjë për tu denoncuar në Gjykatat në Hagë e Strasbourg) u vaksinuan me vdekjen në të ardhmen! Thirrini mendjes ju që votoni Edi kriminelin, atij nuk i plas nqse ju vdisni madje ai mund ta ketë synuar vdekjen tuaj! Thirrini mendjes e mos votoni një kiminel, një vrasës hallexhinjsh e një hajdut pa limite që kryen vetëm veprime apokaliptike kundër popullit shqiptar! Edhe patronazhista të jeni, ju po i shërbeni djallit që mund të ketë vrarë të afërmin tuaj me vaksina apo duke zhytur shqiptarët në varfëri që ti detyrojë të largohen në emigracion për tu ushqyer!

    1. Nëse ju nuk e dini përgjigjen e pyetjes ku është diferenca mes stermundimit për të gjetur vaksina në një kohë kur gjithë bota mbarë i kërkonte me qiri natën për popullatat e tyre dhe hedhjes në erë një fshati të tërë sepse sypeshkaqeni do lekë, është e kotë të harxhosh rreshta fjalësh më tepër.

      1. Gjith bota i kërkonte me qiri naten thote delja shkretë , por ceo i pfeizer e pranoi publikisht që vetë se kishte bërë se kishte merakun e deleve dhe vetja nuk i dhimbsej… Vallai mirë e kanë shumë veta gjynah që po ikin për lesh veç 20% nga vaksinat, idealja do ishte të iknin shumica se nuk durohen më bagëtitë që kanë dhe të drejtë vote! S’thoshte kot Ainstain në demokraci vlejnë më shumë dy idiot se një i zgjuar!

    2. I paemër 30/04/2024 te 22:11 – je kampion per idiotizem. Vazhdo te rish i ngujuar ne shpelle. Mos e hiq Lapsin nga bytha.

      1. O gari, ik shko merrja Rames ne goje o i mbaruar! Sa per shpellar shih mos ke teteme dhe tet moter, a gruan.. bjeri njehere ne qytetin e flamurit tu mesoj ca eshte pallimi se ty te kane palluar trute o i shkrete! Ik o rq, ju ngeli fjala shpellar ne goje po eshte gjithe jugu kunder Pinoçetit tuaj qe eshte maskuar si kopje e shemtuar e Ismail bej Qemal Vlores!

  8. Akuzatorët e narko-shtetit, miq me narko-trafikantët

    Po cilët janë lidhjet e tyre në Shqipëri?

    Djali i ish-Kryeministrit Shkëlzen Berisha është parë nën shoqërinë e familjes Osmani në hotele luksoze, siç ka qenë rasti i vitit 2016, në Ritzi Restaurant Puerto Portals.

    Kjo foto tregon Shkëlzen Berishën, i biri i Sali Berishës, akuzatori i madh i “narko-shtetit shqiptar” me një nga vëllezërit Osmani, konkretisht Bekim Osmanin, kokën e grupit që 7 prokurori europiane dhe amerikanët e akuzojnë për trafik droge dhe pastrim parash.Gjitholloget shpellkare te lapsit dolen nga gjirizet dhe po flasin per vaksinat ku kata shpetuan miliarda njerez ne bote,asgje ne kete bot nuk ka 100% vaksina shumica dermuese e botes u shpetua pranadaj ju shpellkare pyeteni babain tuaj shpirteror salih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *